Uncategorised

Kryeministri Rama: Rritje pagash për të gjithë mësuesit. Vendi i punës bazohet te merita dhe jo politika

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në prezantimin e buxhetit të Ministrisë së Arsimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se për të gjithë mësuesit do të ketë rritje pagash me këtë buxhet të ri.

“Dëshirojmë që t’ju njoftojmë me disa aspekte të buxhetit të ri të ministrisë së Arsimit. Përtej buxhetit, si shifra përtej projeksioneve, që të ndajmë sëbashku sfidat që kemi qoftë në funksion të këtij mandati, qoftë në funksion të përmbushjes së objektivave. Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. tanimë jemi t vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale.

Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër. Thënë të gjitha këto dhe të marrë parasysh se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika, forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pa ndryshme për shumë vite, deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve. Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore. Tani që është vënë dhe një bazë e mirë dhe për tekstet, pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime, kemi nevoje që ta shohim me sy kritik veten.”, tha Rama.

Po ashtu Rama tha se do të ketë një fond në buxhetin e shtetit që do të shkojë për problematika të ndryshme në shkolla që lidhen mes orës së mësimit dhe shtëpisë, ndërsa foli për një plan kombëtar ku nxënësve do t’i ofrohen mundësi për të ndjekur artin apo dhe sportin.

“Kemi vendosur për herë të parë në buxhetin e shtetit, një financim të konsiderueshem për të stimuluar shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit, që me këtë pjesë të buxhetit të fillohen të adresohen boshllëqet mes orës së mësimit dhe shtëpisë, duke iu dhënë mundësi nxënësve mësim në art apo dhe për sportin. Kjo kërkon një plan kombëtar për të cilin po punohet. Do të jetë i gatshëm për drejtoritë e shkollave në pranverë. Buxheti dhe financimi i vendosur për këtë program do të fillojë të shfrytëzohet menjëherë. Kemi raste inkurajuese të shkollave që e bëjnë këtë gjë. Nxënësit në vend që t’ia lënë boshllëkut që t’i ofrojë rrugë të mbrapshta, t’ia ofrojmë ne shtigje përmes sportit, apo arteve të ndryshme.”, theksoi kryeministri. (G. L.)