Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për shoqatën që mundëson këtë shkollë si dhe mësuesit e këtij institucioni.

“Londër?Në shkollën ku mësohet gjuha shqipe???? për fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mirënjohje shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve. Një falenderim të veçantë për mësueset, por edhe për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila ju vendos në dizpozicion librat falas për të gjitha klasat.”, shkruan Balla, ndërsa shoqërohet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.