Prishtinë, 21 shtator 2014
E ndoqa me vemendje te shtuar meshen e Papes ne Tirane… Dhe, u (ri)binda sa te kota jane fete-religjionet… Ardhja e Papes, por edhe mesha e tij ne Tirane, sikur i gjithe manifestimi per kete ardhje, pershkoheshin nga nje propagande bajate kunder Enver Hoxhes dhe ideologjise komuniste… Nje “gazetare” naive e Ora News, e perfshire nga “ekstaza”, qe prodhonte fjalimi i Papes, tha se “ky ishte manifestimi me i bukur kunder komunizmit”!! A thua se “komunizmi” po e sundon dhe poshteron Republiken e Shqiperise?! A thua komunizmi e kishte lene Shqiperine te copetuar dhe ne erresire e prapambeturi mesjetare deri ne vitin 1945?! Ku ishte Papa dhe Vatikani gjate shekujve qe njehere nuk e thane nje fjale te mire per popullin me te lashte ne Evrope, por e kishin lene ne meshiren e perandoreve bizantine, pastaj te sulltaneve dhe te pushtueseve fqinje?!!
Edhe fjalimi i Papes u pershkua nga kjo fryme “antikomuniste”…!! Ai vajtoi “katoliket”, “ortodokset” dhe “myslimanet” qe paskane dhene edhe jeten e tyre per fene, qe qenkane “martirizuar” per besnikerine e tyre ndaj fese… Pallavra…! Ka patur ndonje te tille qe i veshur me rroben fetare, komuniste, balliste, zogiste… i sherbente interesave dhe agjenturave te huaja…!! Si nuk e tha nje fjale te vetme a nje lutje ky Papa per ata qindra e mijera shqiptare qe u flijuan, u vrane, u masakruan dhe u debuan nga shtepite dhe atdheu i tyre, pse u perpoqen dhe luftuan me perkushtim per Shqiperine e tyre, per popullin dhe token e tyre, qe ishte pushtuar dhe grabitej nga pushtuesit…?! Si nuk e tha nje fjale a nje lutje per qindra e mijera shqiptare, femije, gra e pleq qe u vrane, u masakruan dhe u debuan hiç me larg se para 15 vitesh nga Serbia fashiste?! Apo, sepse keta nuk ishin perpjekur, nuk ishin vrare e debuar per FE, por per ATDHE?!! Ishte per t’u “habitur”, qe Papa (nese e kam degjuar çdo fjale te Tij…) nuk e permendi as Heroin tone Kombetar, mbrojtesin e Shqiperise dhe te qyteterimit evropian per nje çerek shekulli!! Apo pse nuk kishte luftuar me flamurin e Kishes e te Vatikanit, por me Flamurin me Shqiponjen dy krenare…?!!
Nese Papa dhe servilet e hipokritet e tij ne Tirane kane harruar, populli yne nuk i ka harruar vrasjet, helmimet, torturat, ndjekjet dhe gjenocidin qe eshte bere ndaj shqiptareve edhe ne emer te fese katolike, ortodokse e myslimane… Nuk eshte harruar gjenocidi, vrasjet, ndjekjet dhe asimilimi me dhune e terror i shqiptareve, qe “Greqia”, bashke me Kishen, bente ne emer te Zotit e te Krishtit…!! Nuk eshte harruar as ndjekja, masakrat, terrori dhe gjenocidi qe sulltanet e Turqise per pese shekuj benin ne emer te Zotit e te Muhametit ndaj shqiptareve qe mbi te gjitha kishin Shqiperine…!! Nuk jane harruar as ndjekjet, torturat, vrasjet, masakrat dhe gjenocidi qe bente dikur Venediku e me vone Italia ne emer dhe me perkrahjen e Kishes katolike ndaj shqiptareve…!! Madje, edhe fashizmi italian, qe vrau e masakroi qindra e mijera shqiptare, kishte “bekimin” edhe të Vatikanit…!! Prandaj, nese permenden dhe vajtohen nje grusht “martiresh” te persekutuar apo te ekzekutuar (me se paku per bindjet e tyre fetare…) do te duhej te permendeshin dhe te “vajtoheshin” edhe njeqind apo njemije fishi i shqiptareve te vrare ne emer te Zoti e te fese…!! Ketu nuk po permend persekutimet, torturat, masakrat…, qe ka bere vete Kisha katolike (Kisha-shtet…) me gjykatate e saj…!! Kujtojeni vetem Naten e Shen Bartolomeut ne France…!!
Shqiptaret, si populli me i vjeter dhe me i qyteteruar i Evropes, gjate gjithe historise (ekzistences se tyre…) kane deshmuar se para çdo feje, para çdo ideologjie apo interesi tjeter kane patur Shqiperine-Atdheun… Kur kishin shqiptaret Zotin e tyre-ZEUSIN ose besimin e tyre ne DIELL, popujt ose etnite tjera nuk dinin ç’eshte besimi ose feja… Kotesia e fese dhe shterpesia e saj u pa edhe sot ne Tirane… Asgje te shenjte, asgje te jashtezakonshme nuk pame, perveç ca ritualeve monotone, ca perrallave dhe nje propagande bajate…! Te vjen keqe per nje pjese te njerezve qe nuk e shfrytezojne lirine, pavaresine dhe fuqine qe u ka dhene Zoti-Natyra, por vazhdojne te mbeten te lidhur me zingjiret e fese (kishes, xhamise…)… Vahdojne te mbeten nen pushtetin e paraziteve, shfrytezuesve dhe matrapazve me te medhenj te njerezimit, KLERIKËVE, te te gjitha feve… Ç’eshte e verteta religjionet gjithmone kane qene ne sherbim te pushteteve dhe te shteteve dhe ne anen e shtypesve te lirive dhe te drejtave te njeriut… Kisha, xhamia… dhe kleri i tyre vetem ZOTIT nuk i ka sherbyer dhe nuk i sherben…! Prandaj, njerezimi, me perjashtim te ca te mjereve dhe te pushtetareve, qe shtypin dhe shfrytezojne popullin e tyre me ndihmen e fese, po largohet dhe po çlirohet gjithnje e me shume dhe me hapur nga pushteti i padrejte i religjioneve… Feja eshte perdorur dhe vazhdon te perdoret per perçarjen e popujve e jo per unifikimin dhe mirekuptimin e tyre… Po vjen nje kohe qe feja ose duhet t’i sherbej Zotit ose duhet te ec…! E verteta eshte se fete jane shpikje e njeriut (si puna e ideologjive dhe partive…) dhe jo e Zotit… Zoti nuk ka fe (eshte Zot per te gjithe njerezit dhe per mbare universin) dhe nuk ka nevoje per fe e per klerin parazite e mashtrues te njerezimit… Zoti nuk ka nevoje per ndermejtes midis Tij dhe njeriut ose botes…
E lash per fund fjalimin e Imzot Rrok Mirdites… Ishe me i matur, me i balancuar, me permbajtesor dhe me kembe ne token shqiptare… Madje, shume me i mire se disa politikane, gazetare e publicist hipokrite e servile…
P.S. Kjo « kritike » nuk ka per qellim te mohoje rendesine e madhe qe ka kjo vizite ne kete kohe per Republiken e Shqiperise dhe per shqiptaret, mbare Shqiperine…
add a comment