HomeLëvizja\UÇK39 vite nga vrasja e Heronjve të Shqipërisë: Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës Jan. 17, 2021 at 8:40 amLëvizja\UÇK39 vite nga vrasja e Heronjve të Shqipërisë: Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës2 vjet ago17th Janar 2021No tagsXhevat Gjini Rojet e errësirës i vranë mizorisht, më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn, Landi i Shtuttgart-it, në Gjermani. Gjatë tërë kësaj kohe, opinioni liridashës shqiptar dhe ai i Kosovës në veçanti, nuk ka arritur të mësojë të vërtetën për aktorët e krimit, edhe pse dihet organizatori dhe urdhërdhënësi. Jusuf Gërvalla, edhe pse i plagosur për vdekje kishte jetuar aq sa për ta drejtuar gishtin te vrasësit, te organizatorët e krimit, por nuk kishte apostrofuar persona të veçantë, mbase edhe nuk i ka ditur, mbase nuk iu kanë kujtuar në çastet kur po përpëlitej në agoninë e vdekjes, në sallën e Spitalit, ku rastësisht, apo me sugjerim paraprak kishte ndodhur kujdestar në emergjencë, një mjek me origjinë nga Serbia. Fjalët e Jusufit kishin sqaruar se kush qëndronte prapa krimit dhe për këtë nuk janë shfaqur dyshimet asnjëherë, por zbulimi i dorasit apo dorasëve ka mbetur një enigmë, e cila nuk është zbërthyer dhe duket se janë të pakta gjasat për ta zbuluar, meqë në këtë vrasje duket se kanë qenë të implikuar figura, asokohe mbase edhe të panjohur, të cilët me kalimin e moteve mund të jenë shndërruar në engjëj, në magnatë e miliarderë. Këto paragjykime nuk mund të jenë asgjë më shumë se një pretendim më tepër në mesin e qindra supozimeve lidhur me vrasësit e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës. Prej 17 janarit të vitit 1982 e deri tani, nga grupe dhe klane të caktuara politike janë bërë shumë përpjekje për t’i vrarë edhe për së vdekuri, për t’i ndarë, ashtu edhe sikur kanë arritur t’i ndajnë pas vdekjes dhe për t’i mbuluar me hipotekën e dyshimit, ashtu sikur edhe kanë arritur, deri diku. Ata, që kanë përcjellë me vëmendje zhvillimin e rrjedhave politike prej vitit 1981 e deri tani, ata që janë marrë me “zbulimin” e vrasësve të këtyre tre heronjve të Kosovës, dhe shumë të tjerë që kanë paragjykuar dhe kanë manipuluar sipas interesave të grupeve e klaneve të tyre, në mungesë të versionit të vërtetë, janë shërbyer dhe ende shërbehen me paragjykime, me gjysmë të vërteta, me hamendësime dhe krejt kjo vetëm sa e ka bërë edhe më të pamundshme zgjidhjen e enigmës, ndërkohë që projektuesit dhe zbatuesit e krimit kanë përfituar shumë më tepër sesa kanë menduar, madje ka të tillë që përfitojnë edhe sot, sepse përçarja që kanë krijuar ata mes shqiptarëve me kryerjen e krimit, në Shtutgart ende nuk është shafitur dhe duket se edhe për shumë kohë do të mbetet një plagë kanceroze, në dëm të unitetit kombëtar të shqiptarëve. Përveç ndonjë të marri, të çmenduri apo të lajthituri psikik, nuk ka shqiptar të ndershëm e liridashës që dyshon në atdhetarinë e dëshmuar të këtyre tre martirëve, tre dëshmorëve dhe tre heronjve të kombit. Por ekziston edhe një staf tjetër veprimtarësh të Lëvizjes dhe politikanësh, të cilët për interesa politike, ende janë në gjendje të drejtojnë gishtin andej e këndej, me qëllim për të përfituar nga kapitali i tyre kombëtar dhe me qëllim për ta mbajtur peng, jo vetëm familjen e të afërmit, por edhe tërë liridashësit e vendit. Një punë krejt të pandershme në këtë drejtim, në drejtim të helmimit të opinionit me gënjeshtra e kryejnë me sukses disa medie të njohura për skandale, që mbijetojnë financiarisht duke përhapur gënjeshtra, sensacione, duke shtrembëruar të vërtetën, duke e gjymtuar atë për qëllime që dihen dhe duke qenë zëdhënës konstantë të politikave të caktuara antikombëtare, qysh prej mbarimit të luftës. tweet share on Facebookshare on Twittershare on Emailadd a commentHeroi i Lëvizjes dhe i Shqipërisë Kadri Zeka për unitetin e popullit të pushtuar shqiptarKRYETRIMI, KRYEHEROI DHE KRYEPROFETI I SHQIPËRISË DHE I SHQIPTARËVE, – GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEUPostimet e fundit !Portreti/intervistaIsmail Gashi: Në 16 – vjetorin e shkuarjes së Artistit të madh Kadri RoshiXhevat Gjini2 orë ago5BotëAnkara – Mbi 6200 të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe SiriXhevat Gjini2 orë ago4Arkiv / RipublikimDilaver Goxhaj: Njeriu dhe mirënjohja e qenitXhevat Gjini2 orë ago7th Shkurt 20236Kulturë\LetërsiBesim Zymberi: Po ju çoi udha në JemenXhevat Gjini3 orë ago7th Shkurt 20234BotëSTAMBOLL – Mbi 3 000 të vdekur pas tërmetit në Turqi dhe SiriXhevat Gjini22 orë ago7th Shkurt 20238Arkiv / RipublikimMehmet Bislimi: Një përqafim me të madhin e artit shqiptar, Kadri RoshinXhevat Gjini22 orë ago7th Shkurt 202313HistoriMarenglen Kasmi: E vërteta historike mbi masakrën e 4 shkurtitXhevat Gjini2 ditë ago18Vështrim/AnalizëSHËNIM: Do zhbëhet Reforma apo do dënohet Saliu?Xhevat Gjini2 ditë ago5th Shkurt 202319Vështrim/AnalizëJanusz Bugajski: Çfarë do të sillte shpërbërja e federatës ruse? Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget!Xhevat Gjini2 ditë ago11SportShqiptarja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris, feston me “shqiponjë”Xhevat Gjini2 ditë ago12You Might Also LikeLëvizja\UÇKFjala e Ambasadorit Ramadan Avdiu për shtëpinë e Bacë Rexhepit e Nënë Havizes dhe Familjen VESELILëvizja\UÇKFjala e Ramadan Avdiut për Familjen atdhetare Agaj në ditën e zbulimit të PllakësLëvizja\UÇKBesiana shënoi 60 – vjetorin e vrasjes së Mësuesit atdhetar, Shaban Shala dhe 41 – vjetorin e LPK – së (Fjala e Bajram Ajetit)Lëvizja\UÇKReshat Badallaj: Përse nuk kërkohet zbardhja e vrasjes së Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka?Lëvizja\UÇKXh. Gjini: Akademi nderimi dhe falënderimi në 60 – vjetorin e vrasjes së Mësuesit Atdhetar SHABAN SHALA dhe 41 – vjetorin e LPK – sëLëvizja\UÇKMUSTAFË XHEMAILI: PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROIT: PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROITLëvizja\UÇKKADRI REXHA: JUSUF GËRVALLA PËRJETËSISHT DO TË MBETET KOLOS I KOMBIT SHQIPTARLëvizja\UÇKMUSTAFË XHEMAILI: NË PËRVJETORIN E RËNIES SË JUSUFIT, KADRIUT DHE BARDHOSHIT GODITJA SHUMËDIMENSIONALELëvizja\UÇKIsmail Gashi: Në 24-vjetorin e rënies të Heroit Ismail Luma në ReçakLëvizja\UÇKRuzhdi Jashari: Reçaku 15 janar 1999 – 15 janar 2023
Portreti/intervistaIsmail Gashi: Në 16 – vjetorin e shkuarjes së Artistit të madh Kadri RoshiXhevat Gjini2 orë ago5
BotëSTAMBOLL – Mbi 3 000 të vdekur pas tërmetit në Turqi dhe SiriXhevat Gjini22 orë ago7th Shkurt 20238
Arkiv / RipublikimMehmet Bislimi: Një përqafim me të madhin e artit shqiptar, Kadri RoshinXhevat Gjini22 orë ago7th Shkurt 202313
Vështrim/AnalizëSHËNIM: Do zhbëhet Reforma apo do dënohet Saliu?Xhevat Gjini2 ditë ago5th Shkurt 202319
Vështrim/AnalizëJanusz Bugajski: Çfarë do të sillte shpërbërja e federatës ruse? Një gabim i dytë strategjik duhet të shmanget!Xhevat Gjini2 ditë ago11
SportShqiptarja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris, feston me “shqiponjë”Xhevat Gjini2 ditë ago12
Lëvizja\UÇKFjala e Ambasadorit Ramadan Avdiu për shtëpinë e Bacë Rexhepit e Nënë Havizes dhe Familjen VESELI
Lëvizja\UÇKBesiana shënoi 60 – vjetorin e vrasjes së Mësuesit atdhetar, Shaban Shala dhe 41 – vjetorin e LPK – së (Fjala e Bajram Ajetit)
Lëvizja\UÇKReshat Badallaj: Përse nuk kërkohet zbardhja e vrasjes së Heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka?
Lëvizja\UÇKXh. Gjini: Akademi nderimi dhe falënderimi në 60 – vjetorin e vrasjes së Mësuesit Atdhetar SHABAN SHALA dhe 41 – vjetorin e LPK – së
Lëvizja\UÇKMUSTAFË XHEMAILI: PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROIT: PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROIT
Lëvizja\UÇKMUSTAFË XHEMAILI: NË PËRVJETORIN E RËNIES SË JUSUFIT, KADRIUT DHE BARDHOSHIT GODITJA SHUMËDIMENSIONALE