Vështrim/Analizë

Asqeri Llanaj: Për kriminelin Isa Toska, pinjollin e tij Enkelejd Alibeajn dhe sojin e tyre

Nëse intelektualët e rremë, nuk i duan këto filma, kjo s’do të thotë se na infektohen fëmijët me të vërtetën historike, por se tek filmat shqiptarë të periudhës së socializmit, mbetet e fiksuar në ekran, tradhtia dhe qëndrimet antipopullore të bashkëpunëtorëve të fashizmit, realizimet e mëdha ekonomiko-shoqërore të popullit të bashkuar. Dhe këto realizime ndodhën  në shtetin me prapambetjen historike më të madhe në Evropë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore!

Kalemxhinj ordinerë, pa kurrfarë vlere intelektuale dhe shpirtërore, vazhdimisht shkruajnë kundër Luftës Antifashiste, kundër dëshmorëve dhe periudhës së socializmit dhe realizimeve të tij  në fushën ekonomike dhe kulturore me akuza të sajuara, si mercenarizëm i shëmtuar, antishqiptar dhe antinjerëzor.

Ndër këta mercenarë që kërkon të marrë flamurin e revanshizmit është dhe pinjolli i kriminelit Isa Toska, Enkelejd Alibeaj, i cili e di se Isai ka vrarë në Fier dhe Lushnjë 298 të pafajshëm, mes tyre gra dhe fëmijë. Në arkivin qendror të Shtetit, ka me shumicë dokumente që dëshmojnë këto krime.

Le ta dinë shqiptarët se kush ishte krimineli i pashoq Isa Toska.

7 prill i vitit 1939 e gjen të burgosur në Berat.

Për shkak, se kishte rrëmbyer një vajzë në Kuqar, Isai burgoset nga Qeveria e Zogut. Dy muaj para se të falet nga Qeveria fashiste Isai, burgoset i vëllai Faslliu për vrasjen e fshatarit Dervish Mino nga Kurjani. Isai nuk ndenji asnjë muaj iqetë, pasi doli nga burgu. Tani Isai bënte përpjekje për të liruar nga burgu të vëllanë, Faslliun.

Nga fundi i vitit 1940, nga burgu i Beratit, arratiset Faslli Toska. Kjo e shtoi edhe më tepër dëshirën e bandës që kryesonte Isai për të vrarë dhe plaçkitur. Rreth bandës u bashkuan Hamit Matjani, Hekuran Belshi, Barjam Xelari. Banda filloi grabitjet ditën e pazarit të Roskovecit në Qafën e Sqepurit, grabitën në fshatrat Frashër, Sheqishtë, Kallm, Pobrat, Kolonjë etj. Fashistët italianë ishin në dijeni për këto veprime kriminale të bandës, sepse do t’u duhej një ditë si bashkëluftuese.

Një ditë të nëntorit 1942, në shtëpinë e Hysni Toskës vjen Beu Qemal Vrioni së bashku me rrethkomandantin e karabinerisë italiane kapiten Peppedhe një gjeneral Italian. “Fshehurazi” thërrasin Isa Toskën, sepse nuk donin që ai të njihet nga populli, si vegël e italianëve. Ata donin të shihnin Isanë në krye të një çete të madhe me flamurin nacional shqiptar të shpalosur. Ata i premtojnë ndihmë të gjithanshme Isait si për vete ashtu dhe për çetën. I premtojnë grada, para, veshmbathje, armatime dhe ushqime të nevojshme për çetën. Si shpërblim ata kërkojnë që Isai të mos bashkohej me komunistët dhe të mos i përkrahte ata, kur ta donte puna dhe kur të ishte rasti të luftonte kundër tyre.

Marrëveshjen që drejtonte Qemal Beu dhe që kërkonte Qeveria fashiste e Fierit, Isai e pranoi pa asnjë lëkundje. Ai u zotua të krijonte një çetë nacionaliste, e cila, në dukje, nuk do të kishte asnjë lidhje me fashizmin Italian.

Isa Toska nuk e pati të vështirë që gjatë Janarit të 1943 ta rrisë numrin e bandës së tij me mëse 50 vetë. Nga Luari, Kumani, Driza e Roskoveci, ai mblodhi kusarë e plaçkitës me premtime të mira. Ai mori edhe më të pëlqyerit e arixhinjëve në çetën e tij dhe bashkë me ta fillon të bredhë fshatrave.

Vrasjet e para që bëri Isai me bandën e tij ishin Rexhep Hoxhën nga Rusinja dhe Ibrahim Qerimin me të birin nga Luari.

Kur, me lëvizjen e saj plot zhurmë fshatrave, banda e Isait mbërriti në Marinzë, ra në përpjekje me partizanët. Aty ndodhej njësiti partizan “Riza Cerova” i Skraparit, që komandohej nga Zylyftar Veleshnja. Sado që partizanët ishin të paktë, e sulmuan bandën e Isa Toskës nga të cilët u vranë 10 vetë, Isai mezi mund të shpëtonte lëkurën. Nga partizanët ra heroikisht mitralieri i njësitit, trimi Tefik Lapani.

Nga fillimi i marsit 1943 në fshatin Plyk të Fierit formohet çeta partizane “Ismail Qemali” me komandant Beqir Zaloshnjën. Kjo çetë, bashkë me çetën e Skraparit “Riza Cerova” dhe çetën partizane të Myzeqesë, më 12 mars, shkojnë në Luar për të rrethuar bandën e kriminelëve. Isa Toska e kishte nuhatur prej kohe këtë kurth, që po i përgatisnin partizanët. Për të shpëtuar lëkurën, ai ishte strehuar në ushtrinë italiane, e cila kishte kazermat e saj aty afër, në Zharrëz. Çetën e tij në Kuman në aksionin për të djegur shtëpinë e Isa Toskës pohon Xhelal Staravecka në “Përpara gjyqit të historisë” fq. 233 – 34, 35, merrte pjesë dhe një pjesë e çetës Ballit Cakranit të drejtuar nga Jashar Cakrani. E shkatërruam shtëpinë e Isait fortifikuar si kala në 12 mars. Vazhdon Xhelali atë natë lamë Luarin dhe shkuam në Siqecë, çeta e ballit në jugë dhe çeta ime në veri të Siqecës. Unë me Jasharin shkuam në shtëpinë e Qazim Metës pas pak vjen Kadri Cakrani me Skënder Muçon. Kadriu mu drejtua: ti Xhelal gjen stan pa qen prandaj bëre ç’deshe. I them bëni ndonjë aksion kundër okupatorit. Po do ta bëj kur të dua unë.

Të nesërmen më 13 mars forcat italiane të përforcuara me ushtri nga Vlora dhe forcat e Isa Toskës dhe nën drejtimin e tij filloi shpejt luftën. Çeta që komandoja unë, ajo e ballit me Jashar Cakranin dhe çeta e Myzeqesë iu përgjigjëm. Nga çetat partizane u vra komisari çetës së Lushnjës Hysen Kajo, dëshmori i parë. Zumë  një pikë dominante dhe vramë shumë italianë e nga forcat e Isait. Ne u larguam menjëherë në Gjinoqarë dhe forcat italiane zunë pikën tonë. Aviacioni italianë e dinte pikën tonë dhe bëri kërdinë mbi forcar e tyre.

Vrasjen e Jasharit e mbulon një mister. Jashari ishte shumë i rrezikshëm për Ballin. Jashari për natyrën atdhetare do të kalonte me nacionalçlirimtaren. Për vrasjen e Jasharit, thotë Xhelali, babai Jasharit, Sulua, akuzon Kadriun (po aty fq. 236).

Pas betejës së Ruzhdijes më 13 mars Isa Toska u konfirmua hapur aleati besnik i padronit italian. Një ditë banda e tij ndesh me një tufë bagëtish që shtegtonin prej Skrapari në Myzeqe. Isai vret të 7 çobanët e gjorë dhe u merr bagëtitë! “Unë do të vras cilindo që të më thotë se është nga Skrapari” – thoshte duke zgërdhitur dhëmbët, si ndonjë i çmendur.

Jo larg shtëpisë së vet, në një hon 40 – 50 metra të thellë, me emrin Haraç, kishte caktuar vendin ku pushkatonte viktimat e tij. Krimineli Isa u thosh xhelatëve të tij për të çuar një njeri në Haraç, kjo donte të thoshte se ai njeri duhej pushkatuar.

Një ditë Isai me bandën e vet doli në Qafë të Stefanit për të grabitur ndonjë maqinë, që mund të kalonte andej. Për t’i treguar qeverisë  fashiste se i shërbente me besnikëri, ai mendoi të kapte ndonjë person të dyshimtë, simpatizant të luftës nacionalçlirimtare. Isai ndalon autobusin që shkon nga Berati në Vlorë dhe kontrollon pasagjerët për t’i grabitur. I shkojnë sytë tek një njeri që mban veshur një triko të kuqe. Ishte sekretari i komunës së Ngraçanit, Isak Baboçi dhe një tjetër, Kiço Naço, me kravatë të kuqe: “Qënkeni komunistë, – u thotë, – Dilni përjashta. Koçi dhe Baboçi kundërshtojnë, por më kot, ata dhe një ushtar tjetër Isai i dërgoi në Haraç”…

Isai hyri thellë në rrugën e krimeve. S’kishte ditë që të mos grabiste fshatarë, të mos digjte shtëpi dhe të mos vriste njerëz të pambrojtur. Në fillim të prillit 1943, bashkë me forcat italiane, djeg shtëpitë e fshatit Kolonjë të Lushnjës. Aty pushkatoi katër veta, që mundi t’i kapte në befasi; partizanët më të vjetër Pasho Zoto, Petro Bozon, djalin e patriotit Llazi Bozo, Vasil Bozon baba i komunistit Todi Bozo. Pushkatoi babain e partizanit Banush Plyku. Isai vret Seit Vloshin me të vëllanë; Sulo Sadikun me të vëllanë dhe të birin, po nga Luari; Jakup Lazen nga Siqeca, vrau Rakip dhe Sherif Ramushin, anëtar të çetës së tij se i zunë partizanët, u morën pushkët dhe i lëshuan.

Të njëjtin fat pëson dhe familja e Hate Seitit dhe e Hyso Banushit. Këto familje ishin nga Klosi i Mallakastrës. Prej kohe banonin në çifliqet e tyre në Zharrëz. Plaku Hate, me tre djemt e tij, merrej me punë bujqësore. Ishin punëtorë të mirë dhe njerëz të ndershëm. Dy djemtë e Hysos, Nexhua dhe Hakiu, venin në shkollë, në Liceun e Korçës. Ata ishin të rinj përparimtarë.

Isa Toska, duke dyshuar se mos këto dy familje Klosi, për shkak të lidhjeve miqësore që kishin me fshatrat e Mallakastrës së Sipërme, ku ziente lufta partizane, mund t’i bënin ndonjë të keqe vendosi t’i shfarosi.

Ruan çastin, kur të gjithë djemtë e burrat e dy familjeve janë në shtëpi. I rrethon natën, u vë zjarrin shtëpive dhe detyron njerëzit të dalin. Lidh plakun Hate dhe djemtë i çoj tek vendi i pushkatimit, Haraç.

Ditë e enjte 1 prill 1943, ditë pazari në Fier. Forcat mercenare të kriminelit Isa Toska ndaluan një grup fshatarësh nga Cakrani që kishin bërë Pazar dhe nga informacionet e spiunëve fashistë, veçojnë Lamo Hasan Muratin dhe bashkëfshatarin e tij Shaban Sulo Malenaj, i kontrolluan dhe pasi u zunë materiale propagandistike kundër fashizmit, i lidhën me tela me gjëmba, i çuan në kuesturën fashiste, ku gjetën edhe 7 të tjerë, i rrahën, i torturuan dhe të nëntë i çuan në “Haraç” të Luarit i pushkatuan dhe pas 5 muajve u lejuan të afërmit për të marrë trupat. I nxuarën nga gropa, u njohën nga rrobat e i morën. Këta ishin: Lamo Hasan Festaj (Gropasi), i cili la 4 fëmijë më i madhi 10 vjeçemë i vogli tre muajsh, nënën dhe gruan, Shaban Sulo Malenaj që la tre fëmijë, Nexhip Sinoymeri dhe Jorgo Sopiku nga Gjirokastra, Shefqet Aliu nga Skrapari dhe katër të tjerë që ishte e pamundur të identifikoheshin. Këto janë krime monstruoze të kriminelit Isa Toska. Edhe sot pas afro 80 vjetësh, Petrefit dhe Asllanit u dridhet buza kur e kujtojn babanë, Lamon, por të revoltuar thonë: çfarë ka nipi i Isa Toskës, akoma nuk u ngopën me krime dhe vazhdojnë të mohojnë të vërtetat? Neve fëmijët dhe nipërit e këto ngjarje e krime s’i harrojmë

Nga mesi i korrikut, (17 korrik) forcat militaro – fashiste filluan sulmin e dytë mbi Mallakastrën e vogël e të pafajshme. Në Qafën e Shkallës, në kufi me fshatin Patos – Cakran, ishin pozicionuar çetat territoriale të Cakranit e Vreshtasit. Në luftimet midis këtyre forcave territoriale dhe aty militaro – fashiste me mercenarët toskistë, pati të plagosur e të zënë robër.

Nga çeta territoriale Vreshtas u zunë 5 robër:

  1. Rustem Haxhi Haxiaj – komandant i çetës Vreshtas.
  2. Zenel Haxhi Haxhiaj
  3. Bektash Brahim Haxhiaj
  4. Daut Brahim Haxhiaj
  5. Hysni Ismail Haxhiaj

Nga çeta territoriale e Cakranit u zunë dy robër:

  1. Sulo Hasan Gropasi
  2. Osmën Merko Canaj

Të shtatë këta fshatarë që u zunë robër, iu dorëzuan kriminelit Isa Toska, i lidhën me litar kafshësh, i rrahën dhe i çuan në qendër të Cakranit, ku imbajtën një natë mbyllur në një dhomë me kashtë dhe të nesërmen i vunë flakën kashtës, duke i mbytur me tym e i dogjën në mënyrën më çnjerëzore, me urdhër të kriminelit Isa Toska dhe nën mbrojtjen e fashistëve italianë.

Në Varibop, forcat fashisto – militare me bashkëpunëtorët e tyre, të udhëhequr nga kriminele Isa Toska, duke u përplasur në luftimet me çetën territoriale të Varibopit në kufirin Cakran – Varibop, zunë robër dhe vranë 6 varibopas mbrojtës të lirisë:

  1. Muço Dano Selimaj – bënë veprim çnjerëzor, i prenë kokën. Krimi i dytë çnjerëzor i Isa Toskës
  2. Qani Xhelo Lulaj
  3. Qerim Jonus Selimaj
  4. Skënder Velo Velaj
  5. Seit Hyxhi Lulaj
  6. Kadri Xhepo Alibeaj

Por fashistët e pamëshirshëm, me bashkëpunëtorët e tyre zjarrvënës, në krye të të cilëve ishte krimineli Isa Toska, me urë zjarri në dorë dogjën shtëpitë e të lashtat e të gjitha familjeve që ishin të lidhura me LANÇ në fshatrat Cakran, Kreshpan, Vreshtas, Gorishovë, Buzmadh, Varibop, Gjonç – Selishtë, Hambar, rrëmbyen pasuritë, si rroba, plaçka, bagëti e prodhime bujqësore që fshatarët nuk patën mundësi t’i tërhiqnin. Militarët fashistë në këtë operacion dogjën dhe vranë mbi 70 fshatarë të Mallakastrës. Pas operacionit fashist, Këshillat Antifashiste Nacionalçlirimtare morën detyra të sistemoheshin e të ndihmoheshin fshatarët, të ktheheshin në shtëpitë e tyre të djegura dhe të organizohej puna për riparimin e tyre.

Fashistët dhe veçanërisht ballistët, u munduan ta propagandonin këtë raprezalje si një mësim e si një nënshtrim të cakranjotëve e të Mallakastrës, duke fajësuar drejtuesit e këtij rebelimi, si: Mehmet Shehun, Bilbil Klosin, Nuredin Aliun e të tjerë patriotë mallakastriotë. Por në popull u shtua më shumë urrejtja ndaj pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve ballistë dhe u rrit besimi se vetëm me luftë të armatosur mund të çlirohet vendi. Shumë djem e vajza u regjistruan në formacionet partizane. Ata nderuan dëshmorët e lirisë që ranë në këtë luftë.

Në frontin Selishtë – Gjonç – Tojkan i ndarë nga lumi Vjosë, ishin forcat fashiste të ardhura nga Selenica e Vlora me varka. Në këtë anë ishin vendosur forcat territoriale të Gorishovës, Gjonç – Selishtës, Buzmadhit, Vreshtazit dhe një pjesë e çetës së Cakranit. Lufta ishte e furishme, plumbat binin si breshër mbi forcat e çetave torritoriale mbrojtësedhe pas 24 orë luftimesh, forcat fashiste pushtojnë pozicionet tona në Selishtë, ku pati shumë të plagosur e të vrarë nga forcat fashiste, nga çeta Gjonç – Selishtë zunë shumë robër. Mbi të gjitha, ndaj tyre u bë terror, rrahje,ngarkesa me arka me municion dhe, më në fund, pushkatim.

Robërit e çetës territoriale Gjonç – Selishtë që u pushkatuan ishin:

  1. Çule Furori
  2. Tili Goliku
  3. Miti Goliku
  4. Aqif Ganiu

Është për të ardhur keq që këta të pushkatuar quhen viktima, pavarësisht se komuniteti i njeh dëshmorë.

Nga çeta territoriale e Gorishovës, përveç të plagosurve, u zunë robër dhe u pushkatuan:

  1. Harun Muhamet Alushaj Hazis Feti Karosi
  2. Hysni Ceno Kalemaj Muharrem Hyso Seitaj
  3. Refit Mehmet Sinani Islam Braçe Begaj
  4. Ismail Osmën Seitaj Hazbi Braçe Begaj
  5. Jonus Nure Begaj Maliq Ferat Tahaj
  6. Luto Jemin Begaj Ramis Ferat Tahaj

Bilanci i operacionit fashist, në bashkëpunim me zjarrvënësit banditë  e hajdutë të Isa Toskës, të korrikut 1943, në zonën e Cakranit e të Mallakastrës ishte i rëndë. Në këtë operacion, fshatarët u shpërngulën nga shtëpitë e tyre, të cilat u dogjën. Në 20 fshatra të zonës së Cakranit prej 935 shtëpi, 80 % të shtëpive të atyre që u angazhuan në luftë kundër forcave fashiste e toskiste u dogjën dhe plaçka u rrëmbye çdo gjë që gjëndej në shtëpi. Po kështu u dogjën dhjetra e qindra hektarë tokë të mbjella me të lashta, u vodhën dhe u shpërdoruan disa mijëra krerë bagëtish të imta e gjedhë dhe ajo që është më e rënda, u vranë në mënyrë çnjerëzore 29 robër lufte të çetave territoriale të zonës së Cakranit.

***

Nuk po gjykojmë ndërgjegjen e këtij njeriu që tregon shenjat e egërsisë familjare, por gjykojmë për ata që e zgjodhën dhe e vunë në krye të një partie të ashtuquajtur demokratike, një pasardhës krimineli, i cili me sa duket nuk mund të shkëputet nga trashëgimia e tij. Këta tellallë politikë e kanë më lehtë të mohojnë transformimet e periudhës së socializmit, se sa të ndihmojnë në rregullimin e problemeve  konkrete në Shqipëri, të cilat në asnjë periudhë të historisë së Shqipërisë, nuk kanë qenë më të acaruara dhe më të pashpresa.

Por revanshizmi është fenomen botëror, ai shtrihet në politikë, në ekonomi, në ushtri, në marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Misioni i tij mbështetet nga oligarki financiare për shkatërrimin e çdo vlere të vërtetë historike, politike, estetike, etike, duke e çuar botën në kaos.

Revanshisti Alibeaj, pas shkatërrimit të vlerave ekonomike në Shqipëri,  jep direktiva kërcënuese për të zhdukur edhe realizimet letrare dhe artistike, sepse ato përmbajnë dhe fiksojnë të vërtetën historike të asaj epoke. Për të zhdukur atë të vërtetë, që dëshmon për punën e bashkuar të popullit, këta mercenarë do të vazhdojnë të kërcënojnë dhe të ushtrojnë presion, për të zhdukur atë krijimtari, në të cilën kanë kontribuar mijëra krijues nga fusha të ndryshme të letërsisë dhe artit.

Këta intelektualë të rremë, pasi “mangjëllyen” vetveten edhe publikun, lëshuan kundër të Pandehurit, Film Shqiptar, akuzën se: “ngjall nostalgji për socializmin”, “shoqëria ka ngecur në botëkuptimin socialist”, çka provon se kemi të bëjmë me faktorë të pastër politikë. Njëherazi ata kërkojnë të varfërojnë trashëgiminë kulturore shqiptare për brezat që do të vijnë. Diskutimet e tyre arbitrare, arrijnë në kufijtë më ekstrem të komizmit! Askushët, kërkojnë të zhvleftësojnë shkrimtarët dhe artistët më të mirë të të gjitha kohërave!

Mendimtarë përparimtarë nëpër shekuj, janë shprehur se rëndësia e arit qëndron pikërisht në riprodhimin e jetës dhe në vlerësimin e fenomeneve të saj. Ishin kushtet shoqërore që i bënë artistët dhe njerëzit të interesohen gjallërisht për krijimtarinë artistike, lindën prirjen për t’i dhënë veprave të veta rëndësinë e vlerësimit të fenomeneve të jetës.

***

Është e kuptueshme që larot e bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe agjenturave të huaja, të mos e duan shembullin e këtyre figurave heroike, ta lënë Shqipërinë pa kontribute në koalicionin e madh Antifashist të Luftës së Dytë Botërore, pa sakrifica historike, sikundër ishte Vlora në 1920, dhe dyluftimi me rusët në bazën heroike të Pashalimanit.

Nëse intelektualët e rremë, nuk i duan këto filma, kjo s’do të thotë se na infektohen fëmijët me të vërtetën historike, por se tek filmat shqiptarë të periudhës së socializmit, mbetet e fiksuar në ekran, tradhtia dhe qëndrimet antipopullore të bashkëpunëtorëve të fashizmit, realizimet e mëdha ekonomiko-shoqërore të popullit të bashkuar. Dhe këto realizime ndodhën  në shtetin me prapambetjen historike më të madhe në Evropë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore!

Përse duhet t’i edukojmë brezat me urrejtje, për ata që i kushtuan jetën Shqipërisë dhe e ruajtën tërësinë territoriale të saj, kur paraardhësi i tyre i shiti trojet shqiptare tek të huajt?! Përse duhet ta edukojmë brezin e ri me mohimin e atyre vlerave që e kanë nderuar Shqipërinë në Europë dhe në botë?

Asqeri Llanaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Cakrani”