Komenti

Xh. Gjini: Urim me dedikim

URIM ME DEDIKIM
Gezuar per shqiptaret dhe per Shqiperine tone ! Gezuar edhe per “politikanet”, drejtuesit e pushtetit vendor e qendror dhe te institucioneve tjera qe ne raste te ketilla festash fetare po veshin petkun e imameve, kryeimameve dhe te prifterinjve e peshkopve dhe po harrojne qe jemi Republike laike! Po behen me katolike se papa e me imam se imami!! Mpleksja e politikes, e shkences, e kultures dhe e shtetit me religjionin nuk eshte e shendetshme per nje shoqeri normale, demton edhe religjionin, e nxjerr nga funksioni i tij shpirteror e hyjnor dhe e bene “instrument” te politikes sharlataniste. Besimin-fene nga nje çeshtje teresisht hyjnore e personale duan ta shnderrojne ne çeshtje politike, publike, kulturore dhe shpeshhere ne nje “arme” kunder identitetit tone gjuhesor e kombetar!? Nuk po merret vesh ku fillon laiciteti i Republikes sone e ku perfundon religjioni! Të krijohet pershtypja se gjithe hipokritet, mashtruesit dhe matrapazet e shoqerise shqiptare kerkojne strehen e religjionit. Lëmsh fare… Perjete LAVDI atyre qe u perpoqen, luftuan dhe rane per Shqiperi e per Shqiptari! Gezuar!