Komenti

Xhevat Bislimi: Nuk mund të ketë pavarësi të Kosovës pa Flamurin e saj kuqezi

Dardania (Kosova), qysh se ekziston, ka qenë, si çdo krahinë tjetër, pjesë organike e gjeografisë ilire-arbërore-shqiptare dhe e Shqipërisë. Kosova ishte dhe është në Shqipëri dhe tokë e Shqipërise, si çdo pëllëmbë e tokës që edhe sot banohet nga shqiptarët. Prandaj, Flamur i popullit shqiptar në Kosovë, sikur edhe i çdo shqiptari në botë, është Flamuri më i vjetër në botë, FLAMURI KUQEZI.
Kjo krahine e Shqiperise ishte djep i kryengritjeve per lirine, pavaresine dhe teresine e Shqiperise. Në ballë te perpjekjeve dhe kryengritjeve per liri e pavaresi ishte gjithmone e kurdoher Flamuri kuqezi. Edhe Lufta me e madhe, me e organizuar dhe më e suksesshme e LPK – UÇK-se dhe e kombit shqiptar, per çlirimin e Kosoves dhe te viseve te saj, u bë me Flamurin tonë kuqezi. Tendenca per t’ia ndryshuar Flamurin (identitetin, qenien shqiptare…) Kosoves dhe popullit te saj shqiptar eshte e vjeter sa vete pushtimi i saj. Pushtuesit e tokave te Shqiperise plan te dores se pare kishin shfarosjen e shqiptareve! Krahina te tera (nga Nishi e në Preveze…) i shfarosen dhe spastruan nga shqiptaret! Krahina te tjera i asimiluan (Sanxhaku, Plave e Guci, Tivar, Podgorice, Manastir, Veles, Prelep…). Nder veprimet e para te pushtuesit ishte ndalimi i perdorimit te Flamurit kuqezi dhe i gjuhes shqipe. Asnje flamur dhe asnje gjuhe tjeter nuk u pengonte dhe nuk u pengon pushtuesve!
Keto metoda e plane fashiste te pushtuesve u “pervetesuan” dhe perdoren edhe nga bashkepunetoret e tyre shqiptare!!! Partia e pare, e kohes “pluralizmit”, qe u perpoq hapur e me “plan” t’ia ndryshoje Kosoves shqiptare Flamurin, ishte LDK-ja me “kryetarin e saj historik”, I. Rugoven!!! Ky, Rugova, edhe nga varri mohon Flamurin kuqezi te Kosoves e te çdo shqiptari ne bote (shkoni e shikoni flamujt qe valojne te varri i tij!)!
Projekti i pushtuesve dhe i LDK-se per t’ia mohuar Kosoves Flamurin e saj kuqezi u mor dhe u pervetesua edhe nga “patriotet” e rinj, qe erdhen ne pushtet duke u perulur te varri dhe “flamuri” i Rugoves e duke pervetesuar konceptin e tij “kosovarist” (jugokosovarist!)!!!
   Klasa e re politike, e lidhur me klasen e vjeter koloboracioniste ia imponoi Kosoves nje flamur (leckë) ala Bosnja (verdhe, kalter e bardhe!!!)! Tendenca per ta tjetersuar qenien shqiptare te Kosoves nuk perfundon me Flamurin! Mohimi i Flamurit tone kuqezi eshte vetem fillimi per mohimin e qenies shqiptare te Kosoves… Ky projekt antishqiptar ka fazat e tij: mohimi i gjuhes se njesuar shqipe (per nje gjuhe “kosovare”!!!), mohimi i historise kombetare shqiptare (“Historia e Kosoves”, ndarja e historise!!!), mohimi i trashegimise materiale e shpirterore, mohimi i kultures, artit e letersise se perbashket, tendenca per te ndare gjithçka dhe krijimi i dy entiteteve dhe identiteteve: “kosovare” dhe shqiptare – Kosove e Shqiperi!!! Prandaj, Kosova e populluar nga shqiptaret (95%) nuk eshte shqiptare, por “multietnike”, “kosovare”!!! Prandaj ne Kosoven shqiptare serbi mbetet dhe quhet serb, romi, rom, “turku”, “turk”, “myslimani”, “mysliman” egjiptasi, egjiptas…, vetem shqiptari (95%) quhet “kosovar”!!! Prandaj, edhe ndertimi i rreth 900 xhamive vetem pas Luftes dhe tendenca gjithnje e me e theksuar qe te “njihemi” si vend “mysliman”!!! Turp i madh per kete klase politike bashibuzukesh e turp edhe me i madh per inteligjencine tone me bagazh te renduar jugokomunist e tash edhe neootomanist!!! Garanci se kjo tendence dhe ky projekt do te deshotojne eshte populli shqiptar i Kosoves, qe edhe ne kohera te terrorit e gjenocidit nuk hoqi dore kurre nga Flamuri i tij kuqezi dhe nga identiteti i tij kombetar, gjuhesor, shpirteror e kulturor… Ne kohen kur Serbia fashiste e Milosheviçit dhe lakejt e saj ne Kosove besonin se e kishin mposhtur Flamurin kuqezi dhe qenien shqiptare ne Kosove, LPK-ja organizoi Luften Çlirimtare, duke themeluar UÇK-ne me Flamurin kuqezi ne balle… Kjo lufte fitoi perkrahjen e gjithe kombit dhe te shqiptareve kudo ne bote. Mbeshtetje vendimtare per lirine e Kosoves dhe te trojeve te pushtuara te Shqiperise ishte shteti Amë, Republika e Shqiperise. Lufta jone e drejte fitoi edhe perkrahjen e popujve dhe te qeverive demokratike, posaçerisht te SHBA-ve…
Lufta Çlirimtare e UÇK-se dhe e kombit shqiptar u bë per shkeputjen, pavaresimin e Kosoves nga Serbia e jo nga shteti i saj Amë, siç po angazhohen disa qarqe kolaboracioniste vendore e te huaja !!! Deshire, perpjekje dhe lufte shekullore e shqiptareve ishte dhe mbetete, deri sa te jetesohet: BASHKIMI I KOMBIT DHE I SHQIPËRISË NË NJË SHTET. Prandaj, festa e Shkeputjes-Pavaresise se Kosoves nga Serbia nuk ka kuptim pa Flamurin qe ishte ne balle te Luftes per Pavaresi… Prandaj, duhet te kembengulim qe te ecim me tej. Faza e shkeputjes se plote nga Serbia do te permbyllet kur Kosova t’i (ri)bashkohet Trungut te saj…
Mallkimi i mijera Deshmoreve e luftetareve te lirise dhe i popullit shqiptar do te bjere mbi ata pak shqiptaremohonjes (jugokosovare) te Flamurit kuqezi dhe te qenies kombetare shqiptare. I perjetshem dhe lavdiplote Flamuri yne kuqezi dhe Shqiperia jone! I perjetshem kujtimi dhe nderimi per te renet me Flamurin kuqezi ne zemer, ne balle e ne krah per lirine dhe pavaresine e Kosoves nga Serbia dhe bashkimin e saj e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin tonë Amë!