Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Turp për shtetin shqiptar (ripublikim)

TURP PER SHTETIN SHQIPTAR
Tiranë, më 20 shkurt 2016
Kjo është rruga që të shpie te “shtëpia” e Nexhmije Hoxhes (shiko foton)! Ky është oborri i “shtëpise” ku banonë Nexhmije Hoxha! Kjo është “shtepia” ku jetone Nexhmije Hoxha! Keto jane mobiljet-orendite ne dhomen e Nexhmije Hoxhes! Ky eshte trajtimi qe shteti i sotem shqiptar i bene antifashistes dhe luftetares per çlirimin dhe për lirine e shtetit shqiptar, luftetares per arsimimin dhe emancipimin e gruas dhe te popullit shqiptar, Nexhmije Hoxhes! Ky eshte trajtimi qe shteti shqiptar i demoanarkovandalistit, Sali Berisha, dhe i mjeraneve socialiste i bene bashkeluftetares, gruas dhe bashkepunetores se udheheqesit me te madh te te gjitha koherave, Enver Hoxhes, gruas se njeriut qe e rilindi kombin shqiptar dhe Shqiperine (jo vetem Republiken e Shqiperise) ne te gjitha aspektet!
Kjo ishte vizita ime e pare qe i bera kesaj luftetraeje te lirise, te zhvillimit dhe emancipimit, kesaj intelektualeje, kesaj nene e kesaj gjysheje shqiptare. U habita me kete trajtim kaq shnjerezor, kaq jocivilizues, kaq primitiv e barbar qe nje shtet i shek XXI i bene nje gruaje siç eshte Nexhmije Hoxha!! Me kete trajtim shteti shqiptar po shkruan nje faqe te zeze ne historine tone! Ata qe rrenuan ekonomine e vendit, ata qe plackiten e kullofiten pasurite kombetare te shtetit, ata qe e dogjen shtetin shqiptar, ata qe jane pergjegjes per vrasjen dhe zhdukjen e dhjetra mijera shqiptareve gjate ketyre 25 viteve anarki e qeverisje mafioze-kriminale, ata qe jane pergjegjes per shpernguljen e gjysmes se popullit shqiptar nga Republika e Shqiperise dhe ata qe per nje çerek shekulli e mbajten shtetin shqiptar ne gjunj kane vene pasuri te medha-perrallore, jetojne ne luks, gezojne privilegje dhe ndere, ndersa gruaja dhe familja qe dha çdo gje qe kishte per shtetin, popullin dhe kombin trajtohet kaq barbarisht!! Sjellja dhe trajtimi i shtetit shqiptar ndaj Nexhmije Hoxhes eshte fyes dhe poshterues per qyteterimin, per kulturen dhe per traditen shqiptare… Qendrimi ndaj saj dhe ndaj Familjes se Enver Hoxhes eshte fyes edhe ndaj ndjenjave atdhetare e liridashese te kombit tone… Kjo eshte mendesi dhe sjellje fashiste! Turp dhe faqja e zeze!