Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Ç’u bë me Pavarësinë? Ç’u bë me sovranitetin e Republikës së Kosovës?

Prishtinë, 5 shkurt 2019 (Ripublikim)
Miratimi i njëfarë statuti (nuk është ai që duhet!) për Trepçën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ngjalli reagime të ashpra në Serbi, e cila Trepçen po e konsideroka si “jetike per serbet ne Kosove dhe per Serbine” dhe paska shpenzuar parate e dynjas per ta mbajtur ne pune Trepçen!? Nuk vonoi dhe “shqetesimi” i Serbise per Trepçen “shqetesoi” edhe Bashkimin Evropian, i cili deklaroi se “çeshtja e Trepçes duhet te zgjidhet ne Bruksel” (sigurisht, duke biseduar me Serbine)!! Asgje e re! Politike e njohur e BE-se, me dy shpejtesi ose me dy kute! I ri ishte reagimi i klases politike dhe shteterore te Kosoves: “Trepça eshte çeshtje e brendshme e Kosoves per te cilen nuk bisedojme ne Bruksel”, thane gati njezeri opozite e pozite! Ky qendrim e keto reagime, po te mos i njihnim autoret e tyre, vertet ta ngrohin zemren e ta rrisin krenarine…
Mirepo, secili qytetare i Republikes se Kosoves, me te drejte pyet: Po pozita e pakices serbe ne Kosove nuk ishte çeshtje e brendshme? Po krijimi i dhjete komunave “serbe”? Po ndarja administrative me kufij etnik? Po trashegimia kulturore, historike e fetare “serbe” nuk ishte çeshtje e brendshme e Kosoves? Po drejtesia, arsimi, siguria, mbrojtja, shendetesia…, nuk ishin çeshtje te brendshme te Kosoves? Po, ishin, do te thoni. Atehere, pse i biseduat-negociuat te gjitha keto çeshtje te brendshme te Kosoves shqiptare me Serbine, duke e “bosnizuar” Kosoven dhe sistemin e saj kushtetues, politik, ekonomik… Ka shume pyetje tjera qe mund t’u behen ketyre oligarkeve, qe Republiken e Kosoves, lirine, pavaresine e sovranitetin e saj i kane shnderruar ne “çeshtje te tyre”!! Dhe, kete shtet vazhdojne me me nje pafytyresi e paskrupullësi te papare e te padegjuar ta quajne te “pavarur” e “sovran”!…
Populli shqiptar i Kosoves dhe krejt kombi shqiptar jane bere vetem shikuese, degjuese e “tifoze” te njerit apo tjetrit krah politik!… Nuk pyet kush per vullnetin e tyre kombetar e politik!…
Ata qe e nxoren teresine territoriale te Kosoves (“korrigjim i lehte i kufirit me Serbine ne kembim te normalizimit te marredhenieve”!!), lirine, pavaresine dhe sovranitetin e shtetit ne pazar bejne sikur shqetesohen nga deklaratate e Serbise e te BE-se!… Qielli larte e toka e forte!…