Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Shpërdorimi i së drejtës për të protestuar

Prishtinë, 10 janar 2019 (ripublikim)
SHPERDORIMI I TE DREJTES PER TE PROTESTUAR
E drejta per te protestuar eshte e garantuar edhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise (nje e treta e Shqiperise). Protesta eshte e drejte e ligjshme qytetare, madje edhe “detyrim” qytetar. Qytetari nuk do te duheje te ishte indiferent (moskokeçares) ndaj keqqeverisjes, shkeljes dhe dhunimit te te drejtave te qytetareve te Republikes, shperdorimeve te qeverisjes, mandateve, pasurive te vendit, fondeve publike, etj.
Shteti yne AMË, ne Republiken e Shqiperise, per fatin e tij te keq dhe tonin, ishte rrenuar, dhunuar, plaçkitur e vandalizuar gati 30 vite nga bandate e Sali Berishes (fillimisht) e pastaj edhe nga nje pjese e socialisteve te pandergjegjshem e maskarenj! Qeverisja e Edi Rames, me gjithe gabimet e fajet e shumta, per here te pare u perpoq e po perpiqet ta vendose Republiken ne shinat e rindertimit, kushtetutes, ligjit, rregullit, drejtesise dhe zhvillimit… Perpjekjet dhe kembengulja e kesaj qeverie per rend e ligj i ka terbuar “dashnoret” e anarkise, plaçkitjes, vjedhjes, krimit e vandalizmit!…
Protesta e studenteve ne fund te vitit 2018 kishte edhe arsye edhe kerkesa te drejta. Gjendja ne universitete (qe PD-ja e Saliut i beri si kotecet kudo, me vend e pa vend!) duheje permiresuar, kushtet e banimit ne konvikte dhe gjendja e tyre duheje permiresuar. Keto kerkesa u vleresuan te drejta edhe nga Qeveria dhe u miratuan. Qeveria tejkaloi pritjet e studenteve me vendimet e saj. Edhe sjellja e Qeverise dhe e organeve te rendit gjate protestave ishin korrekte dhe brenda ligjit. Por, permiresimi i cilsise se studimeve, qe nuk permendej nga studentet, eshte thelbi i çeshtjes ne arsimin universitar… Ketu ka pune per qeverine e tashme dhe ato te ardhshmet…
Per çudi, edhe pse u plotesuan kerkesat e studenteve nje per nje dhe me shume se ç’ishte kerkuar, nje grup studentesh, per hatrin e Lulezim Sali Bashes e te Monikes, vazhdoi te vandalizonte dyert e fakulteteve, qe i mbyllnin me force e i gozhdonin(!) per te penguar studentet ne studimet e tyre!!!
Nje proteste tjeter e shperdoruar ose sponzorizuar eshte ajo per “mbrojtjen e teatrit” (godines se teatrit) nga ata qe kerkojne ndalimin e dramave, komedive e veprve tjera te atij teatri! Dalin si dordolecer dy-tre veta dhe “recitojne dhimbshem” per teatrin! Kamerat dhe transmetimi sigurohen gjithmone nga televizioni Faks news (sigurisht i sponzorizuar!)…
Proteste tjeter “interesante” eshte ajo qe po mbahet tash e dy muaj te Unaza e Re nga nje grup qytetaresh, qe kishin bere ndertime dhe kishin zene toka pa leje e pa para! Keta ma kujtojne protesten qe dikur beheje ne Paris kunder ndertimit te Kulles se Ajfelit!… Per dallim, ata qe protestonin ne ate kohe ishin pronare te ligjshem te shtepive dhe tokave te tyre… Jam “per”, gjithmone “per”, qe shteti te perkujdeset per te gjithe qytetaret pa asnje perjashtim: minimumi t’u sigoroje strehe, buke, shendetesi, arsimim dhe kushte tjera elementare, por jame edhe “kunder’ atyre qe shperdorojne te drejten per te protestuar, sidomos “kunder” atyre qe vihen per pak para ose per premtime boshe (vetegenjehen) ne sherbim te politikave ditore te partive… Tirana e sterngarkuar nga dyndja e qytetareve te ardhur nga i gjithe vendi ka nevoje dhe e ka te domosdoshem “riorganizimin”… Edhe per Unazen ka nevoje… Uroj, qe “riorganizimi” te behet i qendrueshem dhe afatgjate! Te gjenden zgjidhje te mira, funksionale dhe ne sherbim te qytetareve e te vizitoreve!