Uncategorised

Ylli Meçe: Koha po i jep të drejtë burrit të shquar të shtetit e të kombit, Enver Hoxhës

REFLEKSION PËR “FAJET E RËNDA” TË ENVERIT, NË ÇËSHTJET MË THELBËSORE TË LIRISË DHE PAVARSISË SË VENDIT.
—-
Sot, kur jo vetëm opinionin tonë të brendshëm por dhe atë ndërkombëtar e ka shqetësuar lufta në Ukrainë, është logjike që njerëzit të ndajnë opinionin e tyre për këtë çështje. Por ajo që më bëri të habitesha, është fakti se një miku im i vjetër opozitar ( s’ka rendësi nëse është i majte apo i djathtë) ,lidhur me situatën aktuale, bëri si bëri e hodhi fjalën te Enveri.
Për momentin, mendova se kush merrej me të, sepse tërë kohën ( mbasi Enveri kishte vdekur e sidomos mbas viteve 90-të), ai nuk linte rast për ta kritikuar atë, në të gjitha fushat . Duke qenë se nuk kisha shumë dëshirë të debatoja e të futesha në polemika me të, u mundova të bëja sikur nuk e pashë, por puna ishte se më kishte parë ai dhe mbasi me foli, më ftoi ta pinim një kafe. Ashtu bëra, pavarësisht ndasive në pikëpamje njerëzit duhen respektuar për aq sa meritojnë. Mbasi u ulëm, ai u fut drejt e në temë . (Unë do të mundohem ta sjell me përafërsi të gjithë bisedën e cila dhe kjo përsëri u bë për Enverin…por dhe e pabesueshme e pabesueshme sepse nuk e prisja prej tij)
Duke mu drejtuar më tha: Ti e di që unë Enverin nuk e kam dashur e kam sharë keq, në çdo miting që behej apo dhe mbledhje ne partinë tonë e kam marrë si pikë referimi, duke e anatemuar. Por po ta them, se kjo luftë e Ukrainës më ka bërë të reflektoj shumë mbi figurën e tij: Dhe e di pse?
Po ja ne ( të djathtët) madje dhe shumë të majtë nga ata që rrinë në krye të Partisë e akuzuam se i prishi paratë për mbrojtjen dhe veçanërisht fortifikimin. Vonë e kam marrë vesh, se ne qenkëshim të dytët në botë për masat mbrojtëse. Po pse e bëri Enveri këtë? Ai sigurisht e dinte që ne luftën nuk do e bazonim në sasinë e avionëve, tankeve, anijeve, por te njerëzit. .Çdo u bënte armiku qendrave te zjarrit dhe gjithë sistemit te fortifikimit e jo vetëm kaq, por te ne nëse të kujtohet nuk kishte blloqe pallatesh në qytet, që të mos kishin vendstrehimet e tyre dhe ne u tallëm me mbrojtjen tonë!! E di ti që sot, nëse na sulmon greku ne nuk kemi aspak ushtri dhe këtë rol do e luajnë vet qytetarët me armatimin e 97- tës, që kanë nëpër shtëpi ? E kemi sharë Enverin se ai i dha rëndësi misrit , grurit patates dhe fasules. Habitem se si ne u treguam kaq tuafër, sa që harruam se pikërisht parulla e sigurimit te bukës ne vend kishte një rëndësi te jashtëzakonshme e strategjike! Kjo do të thotë që dhe nëse do mbylleshin tregjet në situata kërcënuese, apo dhe lufte, ne bukën do e kishim të siguruar jo që ti meqënse ke qene ushtarak e di fort mire, se ne kishim rezerva ushqimore për disa vite. E kemi sharë Enverin se ndërtoi shumë fabrika e uzina që ne e kishim më për kollaj të blinim nga jashtë meqënse ata kishin teknologji te avancuar. Sa gabim paskemi menduar ! Harruam ne, se metalurgjiku do prodhonte çelik e hekur për tanke e për armë, sepse minierat dhe mineralet i kishim dhe asgjë nuk na mungonte..Po kjo or mik, ka rëndësi te jashtëzakonshme strategjike sepse nëse uzina a auto-traktorëve do kthehej ne kohe lufte ne uzine tankesh, ajo do të kërkonte dhe karburantin e vet , ndaj Enveri ndërtoi Uzinën e përpunimit të thelle të naftës në Ballsh. E kujt do ja kishim nevojën kur për karburantin dhe llojet e tij nuk do ja shtrinim dorën kurrë kujt? Pambukun e mbillnim leshin e bagëtive e kishim ndaj dhe kombinati i tekstileve ne Berat dhe ne Tiranë prodhonin me mijëra metra tekstile për popullin. Unë vonë e kam marrë vesh se te ne fabrikat kishin rol të dyfishtë, që do të thotë se ato në situata të jashtëzakonshme ndihmonin duke kooperuar dhe për prodhimet ushtarake. Qeshnin kur lexonim Artin ushtarak të popullit ku thuhej se në kohët e jashtëzakonshme të konflikteve ushtarake dhe kërcënimin me agresion ndaj vendit tonë do të hidhej parulla “Çdo gjë për frontin çdo gjë për fitoren” ! Sot nuk ka asnjë fabrike tekstilesh që në rast lufte për dy vite ngelesh vetëm me te mbathurat e tua. Habitesha dhe qeshja kur Enveri shante superfuqitë dhe Rusinë e quante social – imperialiste dhe paralajmërimi i tij se ajo do bëhet një fuqi e madhe dhe rrezik për popujt në konkurrencë me Amerikën, Evropën dhe me Kinën e merrnim si një mendim delirant të tij, madje habiteshim se ku Enveri e gjente atë guxim , duke harruar se ai ishte i pari në botë, që e denoncoi Rusinë si fuqi imperialiste e maskuar me petkun komunist si një rrezik të madh për popujt..dhe ku ? Atje në vendin e lindjes së këtij rreziku në mes të Moskës dhe te Bukureshtit. Thonë disa se Enveri na shkatërroi kur doli nga B. Sovjetik që e denoncoi Traktatin e Warshavës dhe qe largoi bazat ushtarake te BRSS nga vendi ynë se po të ishim me B.Sovjetik dhe me Kinën do ja kalonim mirë. Shiko miku im mos mendo se e drodha, sepse dredhje unë do të konsideroja kur shtrembëron të vërtetën, por nëse unë e them të vërtetën e dukshme, dhe pse dikur nuk e kam patur atë mendim apo më saktë pata gabuar, mos më merr si një njeri të paqëndrueshëm. Po a mund të pushtoheshim? Ja si thua ti a mund të pushtoheshim ne nga armiqtë? Me habinë më të madhe po ndiqja bashkëbisedimin, që në fakt më tepër mu duk si një lloj rrëfimi i shpirtit të tij, për të qenë i lehtësuar, me ndërgjegjien e vet, por dhe mbase donte të dinte më shume. Në këto kushte me pyetjen që më bëri u detyrova t’i jepja mendimin tim se: …. “Ne shqiptarët në rast agresioni psh me Italinë, Greqinë apo dhe me Jugosllavinë as që diskutohej që asnjë nga këto vende, kurrë nuk arrinte dot të pushtonte vendin tonë dhe e shumta mund të futeshin brenda kufijve jo më shumë se 1000m. Ata nëse do e ndërmerrnin një aventurë të tillë do ta kishin fundin të pashmangshëm dhe katastrofik. Armiqtë sigurisht që do të kishin epërsi në teknikë dhe në armatim, por ata do ta kishin tërësisht të pamundur te një popull i cili ishte i përgatitur ushtarakisht. Ne nuk kishim vetëm ushtrinë tonë divizionet dhe korpuset në gatishmëri për ruajtjen e Atdheut, por dhe gjithë popullin ushtar që do të thotë se të paktën 2 milionë shqiptarë dinin të përdornin me mjeshtëri armatimin e lehte, atë armatim që ka një ushtar i thjeshtë. Ja më thuaj të F T… cila ushtri do të kishte 2 milionë ushtarë të gatshëm për luftë? Me kaq ushtarë as Hitleri nuk e sulmoi B. Sovjetik. E di ti se ne vetëm për 4 orë mobilizonim rreth 30% të popullatës? Me sistemin rrethor të mbrojtjes tonë dhe një zog të fluturonte do të vrojtohej nga qindra ushtare. Gatishmëria e lartë luftarake është garanci e pavarsisë së vendit dhe e lirisë së tij, atje ku ajo është fituar. Ne sigurisht që fqinjët armiq nuk i nënvleftësonim, por ne llogaritë i bënim me superfuqitë dhe kur flas për superfuqitë kam parasysh Rusinë, Evropën dhe Amerikën. Që të sulmohej Shqipëria do tu duhej të paktën një argument apo një preteks për ndërhyrje.Ne, sikurse ti e ke ditur nuk bënim pjesë në asnjë bllok ushtarak, ne nuk bënim pjesë as ne KNER (këshilli i ndihmës ekonomike reciproke), pra, ne jua u patëm hequr mundësinë e argumenteve të sulmit sepse ndiqnim një politikë paqësore e te pavarur. Fundja, këto superfuqi mund të mos i merrnin aspak parasysh, mbase dhe nuk do pyesnin për organizmat dhe mbase nuk u behej vone , nëse ne do të ishim apo jo anëtarë të tyre dhe duke mos i përfillur këto mund ta ndërmerrnin hapin e sulmit. Po ata me anë të luftës totale dhe intesitetit të vazhdueshëm te saj, mund të na pushtonin. Mund të na pushtonin vërtetë, por toka jone do të ishte një zjarr për ta, një zjarr që do habitnim dhe opinionin n/kombëtar. A nuk ishin Vietnami ai qe turpëroi Amerikën, sikurse dhe vende te tjera si Laosi Kamboxhia etj.? A nuk ishte Afganistiani ai qe turpëroi dy superfuqi, si Rusinë ashtu dhe Amerikën? Mos vallë ne shqiptaret jemi më pak luftarak se ata ? Jo nuk jemi dhe sikurse ndodhi dhe me ato vende që përmenda më sipër, ashtu dhe lufta jonë do të ishte një luftë e gjatë në kohë dhe hapsirë. Lufta e jonë do të detyronte armikun te ikte me bisht në shalle. Nëse ne kishim 2 milionë popull ushtar, që mbrohet (sepse 1.5 milionë janë femije dhe te moshuar e te pamundur), armiku që sulmon do ti duheshin të vijë me trefishin tonë ( raporti sulm- mbrojtje 3 : 1 ) pra do ti duheshin 6 miljonë ushtare. Po a mundet një vend ne botë të çojë ushtarë më shumë se sa popullata e një vendi? Ja e supozojmë se do e bënte atë sakrificë..po a nuk do bëhej gazi i globit të sulmoje Shqipërinë e vogël me 6 milionë ushtarë ? Por të furnizosh 6 milionë ushtarë është e njëjtë sikur të mbash një komb të tërë me furnizime të domosdoshme që do i kushtonin miliarda e miliarda
Kështu or miku im dhe lufta ka parimet dhe nocionet e veta ka raporte te caktuara te sulmit e të mbrojtjes, por armiqtë pushtues kudo në botë harrojnë atë çka është më thelbësorja shpirtin luftarak të popujve, se kur ata udhëhiqen nga ideale të shenjta kur luftojnë për liri e pavarësi që ska forcë në botë ta shuaj edhe nëse do të ngelej i vetmuar ushtari i fundit në këmbë.