Shqipëria/Aktualitet

Xhevat Hasani: Indinjatë me rastin e sulmit fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci

Indinjatë me rastin e sulmit fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë

Hatixhe Latifi-Pupovci

10 maj 2022

Nëpërmjet të këtij shkrimi shprehë indinjatën time lidhur me sulmin fizik që nijëfarë doktori me emrin Arsim Gashi, ka ushtruar ndaj ish-koleges sime prof. Hatixhe Latifi-Pupovci, me pretekstin se ajo nuk i kishte dhënë notën e merituar djalit të tij, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Prof. Hatixhe Latifin-Pupovcin e kam pasur kolege gjatë viteve të 90-ta kur kemi punuar së bashku në Institutin e Fiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë. Ajo rrjedh nga një familje gjialanase shumë arsimdashëse dhe me integritet moral dhe patriotik të rrallë. Ajo ka shkëlqyer dhe shkëlqen edhe në aspektin profesional: paraqet njërin nga kuadrot më të përgatitura të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Duke i njohur mirë karakterin dhe virtytet e saj njerëzore jam i bindur se ajo e ka bërë dhe e  bën vlerësimin real (me notë) të studentëve të saj, përfshi këtu edhe vlerësimin me not reale të studentit -djalit – të  dr. Arsim Gashit. Ky i fundit lidhur me pa kënaqin e tij ka mundur t`i drejtohet Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, dhe jo ta bëj veprën sa të turpshme aq edhe të mjerë të sulmimit fizikë ndaj prof. Hatixhe Latifi-Pupovci.  Një mashkull nuk mund ta përdhos vetën më shumë se sa duke e sulmuar një grua.  Sulmin ndaj grave nuk e dënojnë vetëm ligjet aktuale moderne, por e ka dënuar me ashpërsinë më të madhe edhe vet kanuni i shqiptarëve. Prandaj organet e drejtësisë  në Prishtinë, këtij farë doktori (që i thashin doktor), duhet ti japin dënimin e merituar për veprën e poshtër dhe penale që ka ushtruar.

I drejtohem ish-kolegëve të mi të dikurshëm dhe Dekanatit të Fakultetit të Mjkësisë, që lidhur me sulmin e ushtruar ndaj prof. Hatixhe Latifi-Pupovci, ta ngritin zërin e tyre të protestës, sepse në të kundërtën nesër ata kanë për ta pësuar edhe më keq se prof. Hatixhe Latifi-Pupovci, sepse fatkeqësisht në mesin e popullit ton ka edhe Arsim Gasha të tjerë.

Ish-koleges sime, dr. Hatixhës ,i shprehë mbështetjen time njerëzore she morale prej kolegu. Jam i blinduar se ajo do ta përballoj këtë ngjarje traumatike dhe do të vazhdoj rrugën e saj të ndritur: drejt dijes dhe përparimit dhe mësimdhënies gjithnjë e më të mirë. Njerëzit si ajo nuk mposhtën.

 

Postimet e fundit !