Xhevat Gjini: Ekstremizmi fetar s’ka si të luftohet nga ata që e mbështetën dhe po e mbështesin
Këtë shkrim po e ripublikoj, sspse Republika jonë laike dhe laicizmi i njohur i popullit shqiptar është i kercenuar seriozisht nga bashkepunimi i politikes me religjionin dhe nga perdorimi i religjionit nga qarqe dhe shtete te veçanta per interesa dhe qellime te pastra antishqiptare. Ne Shqiperine tone (andej e kendej Drinit) nuk dihet ku fillon laicizmi e ku mbaron religjioni!! Shikoni partite politike, shikoni deputetet dhe qeveritaret, shikoni shkollat dhe institucionet shkencore dhe republikane (natyrsiht jo të gjithe)!! Nuk e kupton kush nese keto institucione jane laike apo fetare?!! Qeveritare, deputete, “studiues”, “profesore”, politikane, mesues e arsimtare qe zyrat, klaset, amfiteatrot, institutet shkencore… angazhohen hapur e paturpesisht t’i shnderrojne ne “faltore religjoze”!! Sikur nuk u mjaftojne xhamite e kishat e shumta per t’iu falur e lutur perendise!? Duan qe edhe Republika – shteti te jete religjioz dhe ne sherbim te qellimeve te tyre politike dhe me shume antishqiptare!!?? Ështe koha (nese nuk jemi te vonuar) qe edhe religjionet te vihen dhe te veprojnw brenda frymes kushtetuese dhe ne pajtim me ligjet dhe interesat e shteve tona dhe te kombit shqiptar… Nuk ka kuptim dhe nuk duhet lejuar qe religjionet te jene ne duart e vendeve, qeverive dhe qarqeve te huaja antishqiptare dhe te rrogtareve te tyre. Religjione qe nuk i sherbejne Zotit dhe popullit tone nuk kane pse te tolerohen… (Xh, Gj.)
Prishtinë, 3 qershor 1916 (Ripublikim)
Kryetari i Republikës së Kosovës, i zgjedhur në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme (me mbi 1 000 policë në Kuvend dhe rreth tij!!), është njëri nga përgjegjësit dhe një nga politikanët që kanë “ushqyer” dhe mbështetur lindjen dhe zhvillimin e ekstremizmit fetar në Kosovën shqiptare! Organizata të veshura me petkun fetar dhe me besimin në Zot ne fakt janë organizata politike thellesisht antishqiptare… Eshte perseri Hashimi dhe grupi i tij, me disa politikane dhe me Bashkesine Shqiptare Islame (me Naim Ternaven ne krye!) qe lejuan dhe mundesuan veprimtarine e sa e sa organizatave “humanitare” antishqiptare dhe te fondeve te ndryshme “humanitare” antishqiptare te lidhura me ekstremizmin fetar-religjioz antishqiptar… Keto organizata dhe fonde “humanitare-bemirese” kishin edhe perkrahjen e qeverive dhe te qarqeve te ndryshme politike-shteterore te Turqise, Arabise Saudite dhe te disa vendeve te tjera “mike”!! Madje, keto organizata e fonde “humanitare” antishqiptare paten dhe kane edhe mbeshtetjen e hapur e te fshehur te Serbise dhe miqve te saj… Qellimi i tyre themelor dhe “bemiresia” e tyre themelore (e vetme) ishte “islamizimi” i cdo gjeje ne Republiken Shqiptare te Kosoves, ne Republiken e Shqiperise, ne Republiken e Maqedonise shqiptare dhe ne mbare Shqiperine! “Islamizimi” me i suksesshem, sipas tyre, ishte ndertimi i xhamive ne cdo fshat, lagje e qytet ne vendet me te dukshme! Pastaj vendosja e altoparlanteve ne cdo xhami (!!!), ndertimi i shkollave turke, rekrutimi i mesuesve me pagese dhe i nxenesve shqiptare per t’i “islamizuar-turqizuar”, renovimi i xhamive te vjetra, i tyrbeve, varrezave dhe monumenteve te ndryshme, duke i paraqitur ato me pompozitet si trashegimi “turke” ne tokate shqiptare! Njesoj si Serbia me monumentet tjera “serbe”! Sipas tyre ne Kosoven shqiptare nuk ka asgje shqiptare!! Me demek turqit e serbet paskane ardhur perpara shqiptareve ne Iliri-Ballkan!! Me i merituari per “mbjelljen” dhe perhapjen e turqizimit-arabizimit te Kosoves shqiptare, Hashim Thaci, ua mundesoi edhe uljen ne karriken e deputetit dy simboleve qe perfaqesojne ekstremizmin fetar dhe antishqiptarizmin: shamise dhe mjekrres, qe nuk kane te bejne fare me besimin e njeriut ne Zot!! Ndersa ultraekstremizmin serb dhe perfaqesuesit e tyre Isa dhe Hashimi i kane ne qeveri dhe po e “qeverisin” (shkarravisin) Kosoven me ta, me Serbine dhe me miqte e saj!!Ekstremizmi-antishqiptarizmi ne Republiken e Kosoves dhe ne gjithe Shqiperine nuk mund te luftohet duke ia hap dyert krah e krah Serbise shoviniste dhe klerit ultrashovinist te kishes serbe, imperializmit turko-arab dhe imperializmave tjere kulturor, gjuhesor, ekonomik, religjioz… Nuk mund te luftohet ekstremizmi-antishqiptarizmi nga Hashimi dhe nga ata si ai qe perpiqen, investojne dhe angazhohen per deshqiptarizimin-kosovarizimin e Kosoves ose nga qeveria e Tiranes qe lejon Turqine te ndertoje xhamine me te madhe ne Iliri ne qender te Tiranes!! Nuk mund te luftohet ekstremizmi-antishqiptarizmi deri sa religjioni (kisha, xhamia…) nuk i sherben interesave te kombit shqiptar dhe te Shqiperise (hapesires shqiptare)… Nuk mund te luftohet ekstremizmi fetar deri sa xhamia shqiptare dhe kleri i saj predikojne, therrasin ezanin dhe te gjitha ceremonite tjera ne gjuhen arabe, ne nje gjuhe qe eshte e huaj per shqiptarin, qe nuk eshte e jona!! S’ka fyerje me te madhe per popullin shqiptar dhe per Shqiperine e copetuar! Nuk mund te luftohet ekstremizmi fetar deri sa religjioni eshte jashte cdo kontrolli-mbikeqyrjeje institucionale-shteterore, derisa religjioni eshte shtet mbi shtet dhe i lidhur direkt me shtetet e huaja dhe ne sherbim te tyre!! Prandaj, Hashimi dhe hashimet tjere me hipokrizine e tyre nuk mund ta mashtrojne me kete popull… Hashimi dhe politikanet nuk mund te behen me katolik se papa…