Prishtinë, 8 Mars 2020
Te gjitha hulumtimet e anketimet e deri para pese-gjashte vjete popullin shqiptar e nxirrnin si popullin me optimist ne Evrope e ne bote… Çfare ndodhi qe ky popull te “shnderrohet” ne pak vite populli me pesimist, me i zhgenjyer e me i deshpruar ne Evrope ?!!Te jete fajtore politika (klasa politike e korruptuar, e kapur dhe e shantazhuar)? T’i kete fajet gjendja e rende ekonomike, grabitja dhe kontrabandimi i pasurive, papunesia? Te jete shkak i kesaj “kthese” gjendja “tallava ” ne shkollat, ne arsimin e ne kulturen tone ? Te jete shkaktare e kesaj gjendjeje shendetesia (sistemi shendetesor)? T’i kerkojme shkaqet te sistemi i korruptuar dhe i deformuar i drejtesise? Te jete pergjegjes per kete gjendje sistemi zgjedhor lehtesisht i manipulueshem e i korruptueshem? T’i kerkojme arsyet e kesaj situate te sistemi yne politik e kushtetues Ahtisarian, qe e veshtireson shume funksionimin normal te shtetit? Te kemi “probleme ” a defekte te trasheguara ne psikologjine e ne mendesine tone? Te jemi ne njerezit qe lehtesisht ia veme dryrin Shtepise e ia kthejme shpinen Atdheut dhe marrim boten ne sy ?! Te jemi ne popull qe “manipulohemi” e genjehemi lehte nga fushatat, nga propaganda e nga “marketingu” qe behet nga qendra te fuqishme antishqiptare?! Te jene te gjitha keto bashke? Po, me duket qe jane te gjitha nga pak, por PËRGJEGJËSIA e madhe bie mbi ata qe u priten me “bese, me shprese e me optimizem” e qe “prodhuan” kaq shume zhgenjim ne pak vite!! Keta ne fakt ishin “uzurpatoret” e perpjekjeve e te Luftes se LPK-UÇK-se e te kombit shqiptar… Keta, u bene bashke me ata qe gjithmone ishin ne anen e gabuar te historise dhe “uzurpuan” edhe lirine e shtetin e Kosoves dhe i bene rrushekumbulla pasurite e ketij vendi, e rrenuan ekonomine… Ky “fenomen” prodhoi shume zhgenjim, sepse ky popull, pas çlirimit, priste rregull, priste drejtesi, priste jete te organizuar institucionale, priste barazi dhe shanse te barabarta, priste shendetesi e arsimim te perparuar e te dinjitetshem e jo kisha e xhamia te huaja, priste qeveri e qeverisje qe do ta ruante e do ta shtonte pasurine e ketij populli bash si syte e ballit, priste te kishte pune e mundesi pune, priste te kishte politikane e qeveritare qe do ta pavaresonin Kosoven shqiptare plotesisht nga Serbia, priste ndertimin e nje shoqerie me parametra ekonomik, social, politik e kulturor normal… Keto pritje normale e te drejta e benin kete popull optimistin me te madh! Mirepo, mospermbushja e tyre na solli ketu ku jemi: IKJE, IKJE… Kjo gjendje, aktualisht, eshte ne gjithe hapsiren shqiptare, ne gjithe Shqiperine tone!! A do te duhej te mendonim kujt po ia leme Kosoven shqiptare e kujt po ia leme Shqiperine tone natyrale per te cilen u derdhen lumenj gjaku nder shekuj?!! Kur do ta kuptojme qe askund ne bote nuk e kemi me lehte e me mire se ne shtepine dhe Atdheun tone ?! “Si Shqiperia vend nuk ka…”! Kete te vertete e ka kuptuar secili qe ka ikur ne dhera te huaja…