Prishtinë, 5 gusht 2017
Në kohën tonë çoroditja është ulur këmbëkryq në shtëpitë dhe familjet tona, në kafenet dhe restaurantet tona, në shkollat dhe universitetet tona, në parlament, qeveri dhe institucionet tona, në rrugët dhe sheshet tona, në mediat dhe rrjetet sociale, në xhamia e kisha, në vdekjet e dasmat tona!…
Tradita, gjuha, muzika dhe kultura jone me vlera te medha po çoroditen e neperkemben nga qytetari e familja, nga mesuesi-pedagogu e shkolla, nga hoxha e xhamia, nga prifti e kisha, nga kengetari e grupet muzikore,, nga politikani e partite politike, nga gazetari e mediet!… Qenia shqiptare po kercenohet dhe rrezikohet si asnjehere nga “tuxharet”-tregtaret vendes dhe ata te huaj, qe çdo gje dhe çdo vlerë shqiptare duan ta kembejne me shund e me “vlera” te huaja!! Shqiptari sot dhe qenia e tij kombetare ne Kosove e ne viset e pushtuara te Shqiperise (nuk eshte per levdate as ne Republiken e Shqiperise!) u eshte ekspozuar trysnive dhe invazioneve agresive sistematike nga shume ane dhe drejtime! Shume para, propagande e mjete tjera po perdoren per dobsimin e qenies shqiptare! Shtete dhe qeveri te caktuara po e “pushtojne” hapsiren shqiptare me filmat, me gjuhen, kulturen dhe religjionet e tyre!! Feja edhe sot po praktikohet dhe predikohet ne nje gjuhe qe askush nuk e kupton!! Shqiptari edhe ne kohen tone varros njeriun e tij, i jep lamtumiren ne gjuhe te huaj dhe me hoxhallare qe nuk predikojne dhe mbajne ceremonite ne gjuhen e Zotit, ne gjuhen shqipe!! Ne kohen tone edhe “ezani” (diku edhe lutjet e predikimet) thirret me altoparlant! Tjetri ka nje dore nuse apo dasme dhe e “terrorizon” mbare fshatin ose lagjen ne qytet per ore e dite te tera me (anti)muzike qe fyen kengen dhe artin shqiptar! Tjetri del ne rruget dhe sheshet tona me mjekerr a me pantallona te shkurtera, ndersa dikush me veshje ekstravagante qe nuk i shkon menyres tone civilizuese te veshjes! Ka ndonje vajze a grua qe vishet ala turka ose ala arabçe, duke fyer civilizimin dhe kulturen tone te veshjes!… Ka disa tjera, vajza e gra, qe ecin poshte e larte gjysme lakuriq, duke fyer moralin publik dhe kombetar… Institucionet tona kryesore te shtetit jane mbushur me njerez te çoroditur, me injorante e matrapaze! Prandaj, çoroditja e Kuvendit te Republikes dhe e Qeverise po tejkalon edhe parashikimet ogurzeza te armiqve dhe te kundershtareve te lirise dhe pavaresise sone! Kjo gjendje nuk eshte me e mire as ne fushat tjera! Republika dhe shoqria jone duhet RIFORMATUAR per te ecur perkrah popujve evropian…
add a comment