Komenti

Xhevat Gjini: BE – ja (shefi i diplomacisë së saj) thirrje Kosovës që ta tërheq policinë nga një pjesë e territorit të saj!!

Shefi i diplomacisë së BE – së, Boreli, edhe me deklaratën – thirrjen e sotme tregoi se Bashkimi Evropian ia kishte dhe ia ka me hile Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Iliri (Ballkan). Mosnjohja e Republikës së Kosovës nga 4 – 5 shtete anëtare të BE – së u shfrytëzua dhe po shfrytëzohet për t’ia ngushtuar hapësirën dhe pozitën e saj ndërkombëtare! Loja me Rezolutën 1244 të OKB – së u “rrëzua” nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Opinioni i kësaj Gjykate e VULOSI të drejtën e Kosovës për t’u shkëputur dhe pavarësuar nga Serbia (pushtuese e gjenocidale). Ky opinion i GJND -së nuk u tumir nga BE -ja, e cila i kishte “rezervuar” një të ardhme tjetër Kosovës shqiptare! Kjo edhe ishte arsyeja e rritjes së presionit për t’ia vënë Republikës së Kosovës FUSNOTËN që e bënte të “diskutueshëm” statusin e Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e saj!? Fusnota (fjollë bore!!??) e turpshme u pranua nga klasa e atëhershme politike dhe shtetërore e Republikës së Kosovës!! Menjëherë pas kësaj erdhi dhe u rritë presioni për lëshime të reja, që Kosova duhet t’i bënte Serbisë (jo pakicës serbe në Kosovë)! Që t’i biem shkurt muhabetit, Serbia kërkonte (pas gjithe asaj hapesire shqiptare qe kishte pushtuar) “hisen” e saj në Kosovën e mbetur shqiptare! Ajo, me ndihmën e BE – së, OKB – së dhe aleatëve të saj historikë po kërkonte që Kosova të kishte një “sovranitet të dyfishtë”!! Por, nëse nuk kalonte ky opcion, Serbia kishte edhe “planin B”: Ndarjen e Kosovës!!? Oreksin e saj po e ushqente edhe BE – ja dhe qendrat tjera të vendosjes me “dialogun” pa fund, gjatë të cilit Kosova delte gjithmonë e më e dobësuar! Koncesionet që bënin krerët e Republikës së Kosovës asesi nuk e ngopnin Serbinë shoviniste… “Paria” e Republikë së Kosovës nuk e kuptoi kurrë që Serbinë nuk do ta ngopte edhe sikur t’ia kthente gjithë Kosovën e mbetur, sepse ajo do të kërkonte krahina tjera të Shqipërisë! Kaq gjë duhet të kishin mësuar nga historia e afërt dhe e largët!

Mirëpo, nuk vonoi shumë që populli shqiptar të mësonte atë që dihej: Me politikanë e “pari” të shantazhuar nuk bëhet politikë kombëtare e shtetërore… Themelimi i Gjykatës Speciale dhe gjithë veprimtaria e saj dëshmuan dhe po deshmojne më së miri për atë që i kishin “rezervuar” Republikës së Kosovës!!… Prandaj, populli shqiptar i Kosovës dhe krejt kombi shqiptar do të duhej të kuptonin më në fund se nuk bëhet shteti dhe nuk zgjidhet çështja shqiptare me qafë dhe dorë të shtrirë… Vetëm popujt që janë të zotët e vetes mund të kenë edhe miq të mirë dhe mund të marrin vendin që meritojnë në marrëdhënie me fqinjët dhe me botën. Kështu do ta kishim mirë edhe me Serbinë shoviniste, e cila do të “qetësohet” vetëm ditën që do ta kuptojë që kombi shqiptar është i përgatitur dhe i zoti të matet në çdo kohë me Serbinë…

Deklarata – thirrja e sotme e shefit të diplomacisë së BE – së (pra e BE -se) që Republika e Kosovë ta “tërheq menjëhere policinë” nga një pjesë e territorit të saj tregon qartë se BE – ja nuk ia njeh të drejten shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves per ta kontrolluar territorin dhe kufijte e saj!! Ne vend se t’i bente thirrje Serbise qe ta njeh shtetin e Kosoves dhe te mos nderhyj ne punet e tij, BE -ja i ben presion Kosoves dhe ia konteston pavaresine dhe sovranitetin ne territorin e saj te njohur dhe pranuar edhe nderkombetarisht, te vertetuar dhe vulosur edhe nga GJND – ja!! Kembengulja per te dialoguar dhe gjetur nje “marreveshje gjitheperfshirese” qe do ta kenaqte edhe Serbine duhet te “alarmonte” kreret e Republikes”, shtetin tone AMË dhe gjithe kombin…

Republika e Kosoves nuk duhet te terhiqet ne asnje menyre nga e drejta e saj elementare e kontrollit dhe administrimit te territorit dhe te kufijve te saj. Qeveria e Republikes per kete e mori dhe e ka mbeshtetjen e te gjitha forcave politike ne Kosove dhe te shqiptareve pa perjashtim. Provokimet dhe kercenimet nuk po i ben Republika e Kosoves, por Serbia, e cila ka organizuar dhe ngritur grupe e struktura brenda territorit te Kosoves. Kjo eshte arsyeja pse forcat e policise nuk duhet te terhiqen, nese eshte nevoja te perdoren edhe forcat e ushtrise per ta shtrire kontrollin ne çdo pellembe te territorit dhe mbrojtur kufijte e Republikes nga Serbia shoviniste. Vetem kur ta kete nen kontrollin e saj gjithe territorin e shtetit, qeveria edhe mund te (ri)ulet ne tavoline me Serbine BE-ne, etj.