Prishrinë, 4 mars 2017
Rusia ka mbi 17 milione kilometra katrore… Ndersa Shqiperia e ribashkuar e kater vilajeteve nuk i ka 100 000 km katrore… Megjithate, ruset jane te pakenaqur: Pushtuan Krimen dhe po maten te pushtojne edhe Ukrainen Lindore e territore tjera! Ndersa deshiren e kombit shqiptar ne Iliri per ta ribashkuar Shqiperine e copetuar, e cila u pushtua dhe copetua sidomos me ndihmen e Rusise, e quan deshire dhe perpjekje per te krijuar “Shqiperine e Madhe”!! Vendit me mbi 17 milione km katrore nuk po i themi “Rusia e Madhe”, ndersa vendit qe nuk behet me shume se 100 000 km katrore i thone paturpesisht: “Shqiperi e Madhe”!! Kjo “shpikje” eshte tipike ruso-serbe dhe greke… Diplomacia shqiptare, studjuesit dhe mediet shqiptare do te duhej (e kane per detyre) t’i tregojne Rusise dhe gjithe botes se kjo qe po e quani “Shqiperi e Madhe” ne fakt eshte Shqiperia e Vogel… Shqiperia e Madhe do te perfshinte gjithe Ilirine (Ballkanin). Kjo eshte ajo qe do te quhej “e drejta historike” e shqiptareve ne Iliri… Por, shqiptaret nuk kane shprehur dhe nuk kane deshira dhe pretendime te tilla… Ajo qe deshirojne dhe pretendojne shqiptaret me te drejte dhe ajo per çka shqiptaret kane luftuar e luftojne, duke derdhur gjakun lume, eshte ribashkimi i Shqiperise se Vogel ne nje shtet te vetem… E drejte legjitime te cilen do te duhej ta mbeshteste edhe Rusia e Madhe. . Ribashkimi i Shqiperise do te duhej te perjetoheje nga fqinjet tane si “clirim” prej shqiptareve, ndersa nga Fuqite e Medha, sidomos nga Rusia, si zgjidhja e vetme e qendrueshme,dhe e perhereshme qe garanton stabilitet, paqe, siguri dhe fqinjesi te mire ne Iliri (Ballkan) dhe Evrope…