Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Zoti kupton e flet shqip me mua (Poezi)

Bisedë shpirtrore: Shkurt- shqip

 

“Zoti kupton e flet shqip me mua!” 

 

 

Gjatë gjithë jetës sime,
unë flas dhe kuptohem më mirë
në gjuhën time, gjuhën më të bukur në botë!

“Me Zotin fola gjatë në gjuhën time shqipe

Jo, jo assesi në gjuhën e huaj arabe, ose turke

U kuptuam shumë mirë në mes veti, me njëri-tjetrin!

 

Duke iu lutur për mirëkuptim, të lartëmadhërishmit

më në fund më tha, për njeriun kështu:

Njeriu më i afërti, më i pranuari, më i dashuri
dhe më i çmuari, te unë Zoti-hyji juaj;

Është ai njeri i cili i donë, i nderon, i çmon
dhe i respekton njerëzit, prindërit dhe të afërmit e ti!

 

Më tha edhe një gjë, që kurrë s’duhet harruar në jetë:
Për  njeriun e mirë, nëse ai është vërtetë njeri?
A ka gjë më keq e më turp në jetë:
Se sa, kur njeriu lind, rritet e jeton si Shqiptar,
Dhe në fund të jetës së vet, varroset si turk?!
Ose si arab dhe i mbështjell me flamurin e tyre,
Në vend se të mbulohet me flamurin tonë kuqezi!

Turp!

Po! Përfundimisht, po!
Kështu po ndodhë shpesh herë te ne: Sa keq!
“Zoti më thotë: Ju nuk jeni me mua, ju jeni me dreq!”

Zot ruaje e mëshiroje këtë popull tonin!

Dot flas me Zotin e do t’i lutem shqip, deri në amshim…
Dhe besoj fort tek ai, se do më kuptoj e ndihmoj mirë
Dhe unë do ta kuptoj atë shkurt-shqip!