Komenti

Xh. Gjini: SHQIPTARËT JANË POPULL ME FAT

SHQIPTARËT JANË POPULL ME FAT
Pelegrinët e shumë popujve të botës, të konvertuar (mashtruar) në fenë e krishter e myslimane, janë të “detyruar” të udhëtojnë me qindra, të tjerë me mijëra kilometra dhe të shpenzojnë mijëra dollarë për të bërë pelegrinazh në Jerusalem apo në Mekë e Medinë! Pelegrinë fatkqinj!
Kurse pelegrinët e popullit shqiptar janë me shumë fat, sepse vendet e shenjta të pelegrinazhit i kanë në tokën e tyre: KRUJËN dhe PREKAZIN. Edhe Kryeprofetin, Gjergj Kastriotin dhe profetët i kanë të Atdheut dhe të Popullit të tyre. Zoti është për të gjithë, edhe për shqiptarët, që i luten në gjuhën e tyre, SHQIP!
Pelegrini shqiptar, që shkon në Krujë e në Prekaz e ka përmbushur detyrimin e tij ndaj Perëndisë. Viteve të fundit Kruja dhe Prekazi janë bërë vende pelegrinazhi edhe për miliona pelegrinë të huaj…
IU BËFTË DITA NJË MIJË SHQIPTARIT!