Kulturë\Letërsi

Ali Jaupi: Gëzuar bashkëkombës Ditën e Verës!

DITA E VERËS …… SIMBOLI NË DORËN E FËMIJËVE TANË……. SHERRI PËR UNGJILLIN e ELBASANIT …….. dhe…..TRADITA e kësaj dite nga F KONICA
Është dita, në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.
Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.
Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë padashur dhe pa dijtur , do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do ti venë mbi kryet e shtëpivet.
Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të rracës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.
Edhe këtë ditë të bukur të RESPEKTIT ndaj NATYRËS që këtë stinë i fal njeriut bukurinë e sythave dhe luleve, cicërimat e zogjve, blegërimin e qengjave dhe kecave, zërin dhe vrapin e fëmijëve mbi barin e blertë plot me lule….. nuk është e thënë…. politika një mbeturinë e ndyrë e prish këtë gëzim. ….. Hakërrim dhe mos u zëntë moti.
….. nga mërgimi i largët A Jaupi 14.03.2024