SERBIA SHOVINISTE S’E KA HALLIN E PAKICËS SERBE POR TË QËNDRIMIT TË SAJ NË KOSOVË
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për marrëveshje, ai është i interesuar për ndalimin e letërnjoftimeve të Serbisë për serbët që jetojnë në Kosovë. Ai dëshiron që ta largojë nga territori i Kosovës ekzistencën e shtetit të Serbisë”, paska deklaruar Petar Petkoviçi – Beogradi zyrtar.
Nuk është hera e parë që Serbia e thotë botërisht dhe pa ekuivoke se nuk ka hallin e pakicës serbe në Kosovë e të pozitës së kësaj pakice (5 %), por hallin e qëndrimit të saj në Kosovë… As më shumë dhe as më pak: Serbia angazhohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat që ia lejojnë “rrethanat” që të mbetet në Kosovën e Shqipërisë edhe pas një shekulli dhune, terrori, reprezaljesh, masakrash e gjenocidi!? Për pozitën dhe të drejtat themelore të shqiptarëve të pushtuar prej saj nuk pranon as të bisedohet!! Ata, shqiptarët autoktonë të pushtuar prej saj, që janë më shumë se serbët (kolonë) në Kosovën shqiptare, vazhdojnë të konsiderohen nga Serbia si skllevër të saj, me të cilët Serbia shoviniste e neofashiste mund të sillet si t’ia dojë qejfi dhe t’i trajtojë si mallin e saj e jo si njerëz dhe pakicë kombëtare, duke respektuar të drejtat e tyre të garantuara nga të gjitha konventat ndërkombëtare! Kurse, pakica serbe në tokën shqiptare të Kosovës (5 %) ka “fituar” statusin e barabartë me popullin shqiptar (mbi 90 %)!!
Beogradi zyrtar (Vuçiçi, Petroviçi e -viçët tjerë) vendimin e Republikës së Kosovës po përpiqen ta paraqesin dhe propagandojnë si “dëshirë të një personi që quhet Albin Kurti! Kësaj propagande shoviniste dhe ekspansioniste i janë bërë krah (nëse nuk ishin gjithmonë…) edhe disa politikanë “axhaminj” me prononcimet dhe deklaratat e tyre (në emër të partisë) se janë gati ta “krijojnë zajednicën” dhe t’ia garantojnë Serbisë qëndrimin në Kosovën shqiptare të vrarë, të masakruar e copëtuar me qëllimin e fundit serbizimin (shfarosjen e popullit shqiptar)!!
Partitë politike, institucionet shteterore dhe populli shqiptar duhet t’ia bëjnë me dije Serbisë dhe botës e t’ua përsërisin nga mëngjesi në darkë se largimi i plotë i shtetit serb nga Kosova është domosdoshmëri dhe kusht sine que non për paqe, siguri dhe qëndrueshmëri afatgjate. Largimi i plotë dhe pa kushte i Serbisë nga Kosova e Shqipërisë nënkupton edhe garantimin e të drejtave të plota për shqiptarët e pushtuar (Kosovën Lindore)… Ndryshe, politikanët e zyrtarët që po bëhen “altoparlantë” të politikave kërcënuese dhe ekspansioniste të Serbisë duhet të mbahen përgjegjës… Nëse edhe kjo Qeveri i bënë Serbisë koncesione që prekin substancën e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit (në raport me Serbinë) duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat, pa humbur kohë… Shteti AMË, në bashkëpunim me NATO-n, duhet të jetë vigjilent dhe ta ngris shkallën e gatishmërisë (pa zhurmë e reklamë mediatike) për mbrojtjen e popullit shqiptar nga kërcënimi i Serbisë neofashiste…
add a comment