TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Presidenca njoftoi sot procedurat e kalimit të detyrës nga Kryetari në ikje, Ilir Meta, tek i Kryetari i ri, Bajram Begaj, ditën e nesërme, kur dhe mbaron mandati i Kryetarit aktual.
Kështu, Presidenca njoftoi organizimin e ceremonisë së fillimit të detyrës të Kryetarit të Republikës, Bajram Begaj pasditen e së dielës.
Sipas njoftimit, Kryetari Begaj do të mbërrijë në Presidencë rreth orës 19:15 dhe më pas dy kryetarët do zënë vend në tribunë, ku do luhet dhe Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi.
Vitore Tusha, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, i dorëzon Kryetarit Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më pas Begaj do të mbajë fjalën e rastit.
Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Kryetarit. Kalim në revistë i Kryetarit.
Kryetari, i shoqëruar nga familja, hynë në Presidencë dhe më pas parashikohet pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.
add a comment