Komenti

Xh. Gjini: Haxhiqamilisti Sali Berisha në kërkim të “babës”

Nuk e shpëton as “baba” që po kërkon e po don, sepse shqiptarët janë percaktuar dhe janë të vendosur të “falen”, si gjithmone, nga Perëndimi dhe vlerat e tij, e që janë vlera të tyre…

   Sali Berisha, ky haxhiqamilist i kohes sone, është njeriu që ne shtetin tone AMË mbolli e kultivoi faren e perçarjes dhe te urrejtjes ndershqiptare, njeriu qe mbolli e kultivoi faren e dhunes, terrorit, vandalizmit, djegies se vendit, hakmarrjes, vrasjes, kontrabandës, korrupcionit dhe krimit te organizuar per gati nje çerek shekulli. Ky është njeriu qe mbolli dhe kultivoi bimen e droges, trafikimit te vajzave shqiptare dhe te pasurive kombetare, njeriu qe shkaterroi bazen ekonomike te shtetit dhe mbrojtjes se tij, me çka sabotoi edhe qendresen shqiptare dhe organizimin e Luftes Çlirimtare ne Shqiperine e pushtuar, duke vene ne rrezik qenien kombetare ne krahinat e pushtuar te Shqiprise… Ai qe u bë sinonim i një esadisti të eger, sot ka perfunduar në nje haxhiqamilist te mjere qe po kërkon “baben”… Ky haxhiqamilist i kohes sone paska mbledhur te pakenaqurit nga gjithe Republika (ca mijera) dhe pjesen e atyre qe jane pergjegjes per dhimbjet dhe tragjedite e medha, qe i kane shkaktuar shtetit tone AMË dhe çeshtjes se pazgjidhur shqiptare, ne stadiumin e futbollit (më shumë se gjysma i zbrazët…), ne Tirane, dhe po i “zbavit” shqiptaret dhe boten demokratike me cirkun e tij haxhiqamilist pa e kuptuar se shqiptaret dhe bota po tallet me te!… Aq sa e shpetoi Haxhi Qamilin rebelimi” i tij, aq do ta shpetojë Sali Berishen ky cirku qe po shohim ne stadium… Nuk e shpëton as “baba” që po kërkon e po don, sepse shqiptarët janë percaktuar dhe janë të vendosur të “falen”, si gjithmone, nga Perëndimi dhe vlerat e tij e që janë vlera të tyre…