Kulturë\Letërsi

Xh. Gjini: GËZUAR SHQIPTARË FESTËN TONË POPULLORE – DITËN E VERËS!

GËZUAR SHQIPTARË FESTËN TONË POPULLORE – DITËN E VERËS!
Festa jonë autoktone (e moçme sa vet populli ynë), Dita e Verës, është festë e bukur, plotë gjallëri dhe entuziazëm, festë që shpreh besimin, shpresën dhe dashurinë për Atdheun dhe natyrën e tij të mbushur me hijeshi, begati e mrekulli.
Kjo festë, dikur mbarëpopullore, festohej në të gjithë hapësirën shqiptare. Ka vite (diku edhe dekada) që në shumë treva nuk festohet!! Vendin e saj e kanë zënë “festat” e kota religjioze, që popullit tonë veç lugës bosh dhe mashtrimit nuk i sollën gjë të mirë!
Sivjet kjo festë e bukur popullore, DITA E VERËS, përveç në Elbasan e Tiranë, u festua edhe në Berat, Lezhë, Permet e në disa qytete tjera. Duket që Dita e Verës po kthehet në gjirin e popullit të saj që të festohet kudo në gjeografinë shqiptare…
GJITHMONË GËZIME PËR SHQIPËRINË TONË KOMBËTARE DHE PËR SHQIPTARËT KUDO QË JANË! GËZUAR!