Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: Ditëlindja e UÇK – së

DITËLINDJA E UÇK – së…
Më 17 Nëntor 1994 njësitet e armatosura të LPK-së, për çlirimin e trojeve të pushtuara nga Jugoserbia, u emërtuan me emrin që u bë krenaria e kombit dhe e Shqipërisë: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS – UÇK. Vendimi u mor nga Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës. Koha vërtetoi se ishte emërtim dhe vendim i duhur – shpëtimtar për tokat e pushtuara të Shqipërisë dhe për çlirimin dhe bashkimin e tyre në një shtet – një Shqipëri… Ndërhyrja e Fuqive të Mëdha “frenoi” përkohësisht përmbushjen dhe jetësimin e programit dhe BETIMIT të LPK – UÇK-së dhe të kombit shqiptar… Shteti ynë AMË, çlirimi i Kosovës në kufijtë e saj krahinor (të imponuar) dhe populli shqiptar në Maqedoninë e tij janë garancia më e besueshme dhe më e sigurtë për zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare…