Shqipëria/Aktualitet

Hartim i Strategjisë së re Kombëtare për Migracionin

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila u takua gjatë punimeve të konferencës ministrore “Për Qeverisjen e Qëndrueshme të Migracionit në Ballkanin Perëndimor” të mbajtur në Shkup me Manfred Profazi, drejtor rajonal i IOM për Europën Juglindore, Lindore dhe Azinë Qendrore dhe Alma Janin, drejtuese e Zyrës së IOM Shqipëri.

Diskutimet kishin fokus punën e përbashkët dhe të vazhdueshme me IOM për menaxhimin e flukseve migratore si dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin & Planin e Veprimit 2019-2022, në zhvendosjen e shtetasve afganë të evakuuar në Shqipëri drejt vendeve të tjera pritëse, monitorimin e flukseve të shtetasve ukrainas apo edhe bashkëpunimit në menaxhimin e kufirit dhe parandalimit kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Palët theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Migracionin  dhe harmonizimin me Paktin Global për Migracionin.

IOM është angazhuar në mbështetje të MB, në kuadër të procesit të negociatave të BE në Kapitullin 24 për Drejtësi, Liri dhe Siguri. j.p