Histori

Muharrem Xhafa: 78 – vjetori i çlirimit të Kryeqytetit, Tiranës

78 – vjetori i çlirimit të Kryeqytetit, Tiranës!
Sot, është 17 nëntor 2022; është 78 – vjetori i çlirimit të Tiranës (17 nëntor 1944 – 17 nëntor 2022).
Tirana, kryeqyteti i Atdheut tonë të dashur, u çlirua me gjak; e çliruan partizanët heroikë shqiptarë, të mbeshtetur fuqishëm nga populli i saj.
Brezi i ri i Shqipërisë duhet të mësojë se për çlirimin e Tiranës është bërë 19 ditë luftë e ashpër (29 tetor deri 17 nëntor 1944), rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë, barrikadë më barrikadë, shtëpi më shtëpi e trup më trup; është bërë një luftë heroike e vërtetë!
Forcat gjermane pushtuese, të armatosura deri në dhëmbë e të organizuara në shkallën më të lartë, nuk mundën të përballonin sulmet e ushtrisë partizane. Në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, ushtria gjermane njohu humbjen.
Humbjet e ushtrisë gjermanë qenë të mëdha, por edhe forcat partizane patën të vrarë e të plagosur. Në zbatim të urdhërit të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, Enver Hoxhës, për çlirimi e Tiranës, lufta e Tiranës shënon një nga faqet më të ndritura të LANÇ-it.
Rroftë Tirana!
Lavdi partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës!
Lavdi dëshmorëve të Tiranës e të gjithë Shqipërisë!
Lavdi Komandantit të Përgjithshëm të LANÇ-it, Enver Hoxhës!