Komenti

Xh. Bislimi: Inat dhe keqardhje për një pjesë të bashkëkombësve tanë

INAT DHE KEQARDHJE PËR NJË PJESË TË BASHKËKOMBËSVE TANË
Bota po e kupton se Serbia nuk e ka hallin e pakicës serbe në Kosovë (kjo pakicë i ka të drejtat që s’i ka asnjë pakicë tjetër në Evropë!), por krijimin e një “republike serbe” për ta pamundësuar pavarësimin-shkëputjen e Kosovës shqiptare prej saj!? Lexojeni me vëmendje marrëveshjen e Brukselit dhe statutin që paraqiti Serbia për asociacionin/zajednicën dhe e kuptoni se ç’kërkon Serbia shoviniste!
Një “serbska republika” do ta minonte lirinë, pavarësinë dhe funksionalitetin e Kosovës dhe do të përdorejë nga Serbia për konflikte dhe destabilizimin e saj, siç po përdor “serbska republikën” në Bosnje dhe siç po angazhohet të destabilizojë edhe Malin e Zi përmes pakicës serbe atje…
Ky “projekt” ekspansionist, kërcënues dhe destabilizues për paqen dhe sigurinë rajonale, që ka përkrahjen e Rusisë, është kuptuar nga miqtë tanë, të cilët tashmë kanë lëvizur nga pozitat e tyre për “formatin” e asociacionit të pakicës serbe…
Çuditërisht, vetëm një pjesë e bashkëkombësve tanë (politikanë, opinionistë, gazetarë, intelektualë, militantë – robër të partive dhe interesave meskine…) nuk po kanë fuqitë e mjaftueshme mendore për ta kuptuar “projektin” shovinist të Serbisë dhe rrezikshmërinë e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës shqiptare!!
Në kohën kur miqtë tanë kanë hequr dorë nga krijimi i asociacionit sipas marrëveshjes së Brukselit kjo pjesë e bashkëkombësve tanë vazhdojnë të këmbëngulin si mushka për zbatimin e kësaj marrëveshjeje siç ishte miratuar dhe firmosur pabesisht prej tyre!!
Kjo sjellje e tyre të mbush me inat dhe me keqardhje për pozitën e tyre. Të jenë kaq të paditur dhe kaq të ndikuar e verbëruar nga ideologjitë pushtuese këta bashkëkombës tanët edhe 25 vite pas çlirimit?!!