Sport

Luiza Gega fiton edhe garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës

Luiza Gega ka arritur që të fitojë garën e 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës, që po zhvillohet në Krakov të Polonisë.

Gega fitoi duke regjistruar kohën 9:17.31, duke vendosur edhe rekordin në Kampionatin Evropian.

Vetëm pak ditë më parë, Gega arriti të fitonte edhe në garën ekipore të 5 000 metrave.