Shqipëria/Aktualitet

Vetëm Melihate Termkolli, e një kohe tjetër, iu bashkua Berishës në mitingun e tij… Asnjë parti nga Kosova shqiptare nuk u bashkua me “hallin” e Berishës…

Me gjithë thirrjet patetike e “patriotike”, përmes televizioneve dhe medieve që i mbajnë “ison”, që bëri Sali Berisha këto ditë, duket se asnjë emër i njohur nga Kosova nuk i është bashkuar atij.

Nga lista e folësve në miting mësohet se vetëm Melihate Termkolli, edhe kjo e një kohe tjetër, është në mbështetje të aktivitetit të sotëm.

Termkolli ka qenë ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (edhe ish delegate e Kuvendit krahinor ne kohen e Jugoserbise…) ndërsa nuk mban më asnjë post prej shumë vitesh.

Duket se pavarësisht përpjekjeve të Berishës për t’i ‘prekur’ shqiptarët me thirrje kundër Aleksandër Vuçiç dhe Ballkanit të Hapur, partitë serioze apo intelektualët e Kosovës nuk e kanë ngrënë këtë ‘karrem’.

Berisha shoqërohet nga Flamur Noka, Erzen Breçani, Tritan Shehu, Albana Vokshi. Dhe së fundmi, edhe nga Ylli Manjani.