Lëvizja\UÇK

Vaxhid Sejdiu: Portreti i Gjeneralit (Poezi për Heroin e Shqipërisë, Jashar Salihun)

Portreti i Gjeneralit!

(Jashar Salihut)

 

Hije rëndë

Fjalë pak

Ashtu si në legjendë,

Rrudhat si rrugët e Kosovës,

Sytë si yje drite

Që ndriçojnë Atdheun.

 

Fol Gjeneral,

Heshtja jote rëndë peshon

Moti s`kemi dëgjuar këngë maje krahu

Kënga  e lirisë ka mbetur

Në maje të gjuhës.

 

Dhe sa herë

Dallgët e lumit Ibër ngrihen

Ngrihen që me natë,

Fjala jote e matur

Është melhem për plagë.

 

Sa herë Veriu i egër,

ngrit kokën,

dalin sorrat, laraskat, korbat

Si në Gazimestan,

Harrojnë Reçakun, Obrin, Prekazin…

Dhe sulmojnë emblemën e UÇK-së.

 

Në momentet më të vështira

Hija  jote dallon,

Si një lumë i vrullshëm

Çan dallgët e jetës

Rreze drite kërkon.

 

Eh sa ka nevojë,

Ky popull.

Për fjalën tënde burrërore

Për fjalët e së vërtetës,

Qëndrimin tënd vertikal

Dhe për njerëz në mes të njerëzisë,

Për t`i dhënë kuptim të plotë Lirisë.