Mërgatë

TALENTËT E RINJ TË MËRGATËS E ARDHMJA E NDRITËSHME E FUTBOLLIT SHQIPTAR

Shkruan : Hysni Gashi

Mërgata shqiptare, duke qënë e ballafaquar me vështirësitë dhe vuajtjet shpirtërore që u solli “toka e ëndërrimeve të mëdha”, sa herë që atdheu e kërkoi, ajo dha çdo gjë nga vetja: dha djersën dhe gjakun. Në të gjitha etapat e historisë sonë, Ata s’reshtën së vepruari për çështjen kombëtare, duke dhënë kontribute të mdha finaciare, ekonomike e diplomatike në avancimin dhe ndërkombëtarizimin e kërkesave të shqiptarëve. E përveç kësaj, sa herë që atdheu ishte në rrezik, mërgata jonë mobilizoi djemtë më të mirë në frontet për çlirimin e Kosovës me viset e saj shqiptare. Pra, Ata u mobilizuan, duke u bërë faktor kyç për çlirim, në promovimin e paqes, demokracisë dhe formësimit të imazhit të Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht.

Secili brezë i mërgatës shqiptare, krahas heronjve dhe luftëtarëve të çmuar të atdheut dha edhe përsonalitete të shquara në shkencë, letrësi, muzikë e sport. Kësaj radhe shkrimim për talentët e rinj të mërgatës shqiptare do t’ia dedikoj Bardhec Bytyqit, një djaloshi me preardhje nga Gjergjaj i Drenicës. I biri i një bashkëluftëtari të Bedri Shalës, Shaban Shalës, e shumë luftëtarëve tjerë të luftës së fundit të UÇK-së. Ai me talentin e tij prej futbollisti yll, po shkëlqen, dhe kështu futbolldashësve, dhe jo vetëm atyre, po vazhdon t’u dhuroj emocione dhe adhurim. Prandaj le t’i duartrokasim dhe ta mbështesim bashkë, sepse performanca e tij prej sportisti po vazhdon të jetë fantastike dhe të gjithëve po na bënë krenar.

Bardhec Bytyqi, edhe pse i lindur në vitin 1997, në qytetin e Ålborgut në Danimarkë, secilin sukses te tij, ia ka dedikuar vendit të origjinës, Gjergjait, pra vendlindjes së Heroit Bedri Shala, Gjeneral Shaban Shalës, dhe gjithë brezit të luftëtrave shqiptarë, të cilët i ka për ideol, e të cilët edhe fushën e gjelbërtë e bëjnë të ndihet krenar dhe ballëhapur në rrugëtimin e tij drejt futbollistit yll në Danimarkë dhe Kombëtaren Shqiptare.

Bytyqi, që nga mosha 7 vjeçare, ka filluar të merret me futboll, në një ekip më i vjetëri në Danimarkë i njohur si klubi i AAB-së i themeluar nga viti 1885-Ålborg. Ndërsa hapat e parë të karrierës së tij, prej profesionisti, Bytyqi i filloi në shkollën e futbollit elit, U-8 elit, U-10 elit, U-12 elit, U-13 elit, U-15 elit, U-17 liga, U-19 liga, dhe po vazhdon me perfomancë të shkëlqyer në superligën Daneze. Që nga fillet e rrugëtimit të tij në futboll, medija në Danimarkë, Bardhecin po vazhojnë ta vlerësojnë si një nga futbollistët më premtues. 

Ai po shkëlqen në këtë sezon me golat e shënuar. Deri më tani është golshënues më i miri i sezonit ne Danimarkë. Për të qenë yll, Bardheci, përveç talentit, përkushtimit për të arritur majat e suksesit, ai kishte fatin të jetë pjesë e futbollit, në një ekip te madh, po kishte edhe mbështetjen e prinderve, të cilët që nga fillet e rrugëtimit të tij e motivuan, mbështetën dhe e shoqëruan në secilin sukses të tij, qoftë në Danimarkë, apo jashtë saj. Me firmosjen e kontratës, (datë 17.09.2015) si profesionalist i futbollit, Bardhecit i është dhënë mundësia të prefeksionoj talentin e tij prej një fotbollisti të kompletuar.

Shpejtësia dhe kreativiteti janë cilësitë, që e bëjnë ATË futbollistin më të mirë në ekipin e Ålborgut. Bardhi lozë me të dyja këmbët kryesisht ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të majtë, për shumë vite, si në skuadrën e klubit, ashtu edhe në Kombëtaren Shqiptare U21-shit. Në sezonin e fundit me kërkesën e trajnerit, duke e parë shpejtësin dhe mjeshtrinë e golave të shënuar, i është ndrru pozita nga mbrojtësi te luaj ofenziv ne krahun e majtë, gjatë sezonit ka realizuar 11 gola, dhe prinë në tabelë si golshënuesi më i mirë i sezonit ne Danimarkë.

Bardhi vlerësohet edhe nga trajnerët për disiplinën sportive, karakterin si futbollist dhe sjellje korrekte, objektivat për të ardhmen i ka të qarta. Ai vetës i ka vënë për objektivë të shkëlqej në Kombëtaren Shqiptare.

 Ai duket i vendosur që talentin, dhe gjithë velerat që ka fituar në Dnimarkë t’i vë në shërbim të atdheut. Bardheci për ditë e më shumë me talntin dhe me shembullin e tij po bëhet pjesë e të ardhmës së futbollit shqiptar.

Postimet e fundit !