Shqipëria/Aktualitet

Siguria ushqimore, 134 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË 29 tetor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim të fushëveprimit të tij ka kryer ditën e sotme 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor si furra buke, pastiçeri, stabiliment përpunim qumështi, baxho, kantinë vaji, thertore mishi të kuq, anije peshkimi.

Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 13 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. U zhbllokuan 4.5 tonë farë gruri pas rezultatit konform të raportprovës dhe u bllokuan 300 litra raki frutash pas raportprovës mbi normën e aciditetit.

Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 8 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

/j.p/r.e/