Ditën që do të zbulohej shtatorja e Heroit të Shqipërisë, Edmond Hoxha, ishte thirrur seanca e Kuvendit të Kosovës! Ishte viti 2007. Sapo u hap seanca nga Kryetari i Kuvendit, rreth ores 10, kisha kerkuar fjalen dhe kisha propozuar që te shtyhet mbledhja e Kuvendit… Shumica absolute votuan qe te shtyhet sanca…
KUJTIME HISTORIKE NGA KUVENDI I KOSOVËS
Nga Xhevat BISLIMI*
Zoti Kryetar, unë propozoj që kjo seancë të shtyhet për arsye se sot në Junik vendoset monumenti – shtatorja e Edmond Hoxhës, njërit prej dëshmorëve të parë të UÇK-së dhe të kombit shqiptar. Është në nderin e deputetëve që sot të jenë atje, ta nderojnë atë që nderoi Kosovën, që nderoi kombin dhe i dha lavdi emrit shqiptar.
Prandaj, unë propozoj që të shtyhet seanca dhe deputetët, ata që duan, të shkojnë në Junik.
Faleminderit! (Nga transkripti i Kuvendit te Kosoves)
Kryetari, Kolë Berisha, sipas rregullorës, u detyrua ta hedh në votim këtë propozim dhe seanca u shty. Kundër votuan vetëm katër veta. Naser Osmani i LDK-së votoi kundër duke ngritur (nga inati!) te dyja duart!!… Shumica e deputetëve mori pjesë në përurimin e monumentit që i kushtohej Heroit të Kombit, EDMOND HOXHA.
add a comment