Kulturë\Letërsi

Shkëlzen Ukëhaxhaj: Poezi për Ukrainën

Ukraina

Bum, bum, bum… dhe bum.
Panikë në Europë.
Djalli ngriti kokën në Moskë,
Europa nuk Besonte?!

E papritura e pritur ndodhi,
Bomba e zjarr nga Moskovi.
Djall që kafshon me zjarr,
Jetrat e njerëzve merr e shkatrron,
Lirinë Europës ia vë ?-en.

Ukraina shpirti i qendresës!
Nuk gjunjëzohet por lufton,
Nuk përkulet por qendron.
Nderi im është mbrojtja e Europes,
Nga 7 në 70-të luftojmë.

Nuk duam fjalë mbreslënse,
As lëmoshë, nuk duam, jo.
Dergona armë, fishekë e zjarr,
Ne do vdesim për vendin,
Për Europen Europë,
Tokë e pashkelur bëhemi,
Për këtë djall.

Bum, bum, bum… dhe bum
Ndërgjegje a ka kund?!

Skënderbeu dhe Zelenjski
Takohen në kohë.
Ata kanë një të përbashkët.
Sepse janë të veçantë.
Të vetëm mbrojnë kufijtë e Europes.
Dikur Vendeiku, Europa sot,
Do t’duhej, duhet të veprojë,
Një komb mbi 500 vjet ende lëngon.

Dikur Gjergji ynë,
Me shpatë në mes dhe n’ballë t’ushtarve,
U printe dhe gjunjëzonte sulltanë,
Perandoria kishte humbur krenarinë.
Ai populli i vogël denonte Perandorinë.

Ashtu Zeljenski, sot,
Mes ushtarëve e gjeneralëve,
Popullit i jap zemrën vetem s’e le.
E pengon dhe e gjunjëzon
Imperiumin e Leninit të ri

Bum, bum, bum… dhe bum.
Veç se sot Europa po zgjohet,
Nga gabimi vonë por mësohet!
Koshienca e bashkuar në Amerikë,
Europa mbrohet në Kiev, në Ukrainë.

Ndëgjoje zërin e ndërgjegjes,
Ai vjen nga fushë e zjarrit,
Të mbrojmë qenien e kuptimit,
Europë,
Siç thërriste dikur shqiptari!!!

Shekujt kanë kaluar,
E përseriten në tjeter formë.
Azi atëhere, Azi dhe sot,
Europen “e vogel”,
Gjuhë gjarpëri don ta kafshoj…

Durrës
21.03.2022