Uncategorised

REDAKSIA: Mbyllet Gazeta LËVIZJA

Të dashur lexues! Bashkëpunëtorë të nderuar të Gazetës LËVIZJA!

Hapja ose themelimi i Gazetës LËVIZJA, më 28 Nëntor 2020, u bë me dëshirën dhe qëllimin e mirë për të dhënë një kontribut modest në fushën e informimit të publikut shqiptar, sidomos për përhapjen dhe zgjerimin e njohurive për veprimtarinë, përpjekjet, luftën dhe arritjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në tokat e pushtuara të Shqipërisë, përgjithësisht, dhe për rolin dhe rëndësinë historike të Lëvizjes Popullore të Kosovës, posaçërisht. Kjo Gazetë ishte menduar edhe si një dritare e veçantë për bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare. Mirëpo, njerëzit tanë sikur janë të prirur më shumë për të folur e më pak për të shkruar!

Në një kohë kur interneti dhe rrjetet (platformat) sociale kanë krijuar hapësirë të pafund për publikime, informim dhe komunikim, gazetës, edhe të formatit virtual, i ka rënë rëndësia dhe vlera… Në kohën kur në “fushën e mejdanit” po hynë edhe inteligjenca artificiale “gazetave” ju ka ardhur fundi!

Gazeta LËVIZJA do të “jetojë” në fejsbuk (faqe fejsbuku), por jo më në këtë format, platformë!

Falënderim për të gjithë ju që bashkëpunuat me Gazetën LËVIZJA!

Prishtinë, 1 Janar 2025                                                                   Kryeredaktori: Xhevat Gjini