Histori

Prof. As. Dr. Bernard Zotaj: Dy vëllezër si dy yje

Në 78-vjetorit të rënies
Dy vëllezër, si dy yje…
Nga Prof.As. Dr. Bernard Zotaj
Av.Gjergj Habilaj
Në çdo gusht ne, nipërit, mbesat dhe gjithë miqtë tanë kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari ditët kur dy xhaxhallarët tanë Maliq dhe Lelo Hadër Habilaj, ranë heroikisht në krye të betejave, gjatë LANÇ. Jeta e tyre që ende nuk ishte filluar, në moshën 19 dhe 17 vjeç, u ndërpre në mes në të njëjtin muaj, gusht 1944, 15 ditë larg njeri-tjetrit dhe në të njëjtin qytet, Peshkopi, 15 km larg njeri-tjetrit. Ata u vranë në Fushë Alia dhe Trepçe (Peshkopi) . Ata sot janë në altarin e lirisë si dëshmorë të atdheut.
Për ta nuk kishte rëndësi mosha, nuk kishte rëndësi vitet e mbetura për të jetuar. E vetmja devizë e tyre ishte zëri i Atdheut, liria në emër të së cilës ata ikën, dhanë jetën duke luftuar. Të tillë ishin vëllezërit Maliq dhe Lelo Habilaj, nga fshati Vajzë e Vlorës.
Ata lindën dhe u rritën në një familje me ndjenja të forta patriotike, e cila brez pas brezi ishte e lidhur në mënyrë aktive me të gjitha ngjarjet dhe luftërat për mbrojtjen e interesave te Atdheut, duke u bërë pjesë aktive e tyre gjatë gjithë kohës .
Me këtë frymë u rritën edhe Maliqi, Lelua, Sulua dhe Koçiu.
Vërtetë lindën diku në Jug, përshkruan me këmbë gjithë tokën e tyre dhe ranë diku në Veri, si të donin të tregonin se kjo tokë ishte vetëm një. Ndoshta duhet thënë se kur ata nisën udhën maleve për lirin e Atdheut ishin thuajse fëmijë, ndoshta duhet thënë se
u mungonin shumë gjëra. U munguan lodrat, mundësia për ta jetuar jetën si duhet, mundësia për t’u shkolluar, madje u mungoi edhe babai, që luftoi në por nuk i mungoi dashuria për Atdheun.
Ishte një ditë e nxehtë vere dhe atyre u duheshin që të ecnin më tej. Misioni i tyre nuk mbaronte aty. Misioni i tij ishte deri tutje në kufi me Jugosllavinë, sepse edhe populli i Kosovës ishte i pushtuar. Në një çast, pikërisht në Fushë Alia (Peshkopi) Lelua, i cili ishte pjesëtar i Brigadës së 5-të S. u gjendën të rrethuar nga forcat gjermano-balliste dhe detyra e tyre ishte jo vetëm që të dilnin nga ai rrethim, por së pari duhej siguruar tërheqja e shtabit të batalionit, një detyrë e vështirë kjo. Ishin të rrethuar, por nuk u trembën, ishin pa asnjë shteg të lirë, por nuk u dorëzuan deri sa ranë si trimat, Lelo Habilaj, tre partizanë të tjerë me në krye komisarin e tyre, Myslym Shyri. Kurse Maliqi, i cili ishte pjesëtar i Brigadës së Parë S. vetëm 15 ditë më vonë, në përplasje po me pushtuesit Gjerman , të mbështetur nga forcat kolaboracioniste të vendit dha jetën heroikisht në Trepçë ( Peshkopi). Lelo Hadër Habilaj, ndryshe nga vëllai i tij, ishte fëmijë, pa mbushur 16 vite, shkoi në luftë fëmijë dhe u vra në fushën e betejës, po fëmijë. Ai, ashtu si të gjithë vëllezërit e tij, ja fali tokës së tij ëndrrat fëminore.
Të dy lanë pas një amanet, ëndrrën e tyre. Një ëndërr që vazhdon e endet qiellit të atdheut të tyre, si të dojë të thotë se “kush bie për Atdheun, nuk vdesë kurrë”.
Ashtu siç dhe përshkruhet në dokumentarin “Këngë në Buzë të Lirisë”, nëna e tyre heroike, nëna HAVAJA kishte rritur katër djem pa baba, duke i edukuar me ndjenjat më të larta patriotike, por fati nuk i buzëqeshi t’i gëzonte. Asaj i ikën tre djemtë: Maliqi, Lelua dhe Koçiu së bashku me nusen dhe nipin e vetëm. Pesë vdekje për tre muaj, duke pllakosur si një nga gjëmat më të mëdha të krahinës dhe nënë HAVAJA do t’i qante ashtu siç dinë të qajnë nënat labe, atje ku ndodhej, larg shtëpisë, pasi shtëpia ishte djegur për të dytën herë.
Në kujtim të tyre janë thurur vargjet e kthyer në këngë si më poshtë, edhe si pjesë e dokumentarit “KËNGË NË BUZË TË LIRISË”, realizuar nga gazetari, skenarist i talentuar dhe regjisori i Kinostudio, poeti ILIA DEDE:
Jo nuk bëhet vaj për trimat,/trimave u bëhet kënga. /Lelo, Maliq suferina /bënin ditë pa dalur Hëna.
Dhembja jonë për ju vëllezër /folen e bëri në zemër,/ lindët edhe ratë si lebër, /ëndrra juaj s’është me ëndërr.
Ku janë vëllezërit Habilaj, /dy nga lulëkuqet e grurit, /erërat e trëndafilit, /flenë palëve të flamurit.
Djelmoshat zemër behar /të bukur si lot syri, /si mbi male, borë e parë /si dy cepat e një ylli…

Postimet e fundit !