Vështrim/Analizë

Musa Krasniqi: Albin mos na zhgënje!

KM ALBIN KURTI MOS NA ZHGËNJE !
POLITIKANË kushdo qofshi, ju mund ta luftoni një armik, por nese lejoni terren -mundësi për armiq tjerë në popullin -atdheun tonë, nuk do ta keni votën as perkrahjen tonë. Perkundrazi, do ta keni mallkimin e kundërshtimin tonë maksimal moral, njerëzor e intelektual.
Neve kurrë nuk na ka munguar liria fetare, na kanë dhënë armiqtë fe me bollëk – me zor e me hatër edhe më shumë se kemi mund të mbajmë. Shihni sa fetë e nënfetë i kemi sot! Shihni si po rriten ato edhe sot, ndersa në Perendim po zvoglohen!
Neve na ka munguar ndër shekuj liria si popull e në ca pjesë ende na mungon.
Ne kemi nevojë për debate kombëtare, mbrojtjeje, arsimore, shëndetësore, zhvillimore e kulturore, por nuk e kuptojmë fare nevojën e debatit e aq më keq nevojën e përligjësimit të një veshjeje të caktuar krejt të huaj për neve që nuk e patëm deri dje.
Pse nuk bëhen studime/hulumtime të thella se kush na e solli shaminë joshqiptare dhe pse? Për mua “kush” dhe “pse” janë krej të qarta.
Thirreni mendjes o politikanë! Neve duhet jo të “ecim”, por të “vrapojmë” përpara për të ikur nga prapambeturia ku kemi ngelur të fundit në Evropë. Si mund t’i ikim këtij fundi duke sharruar edhe më thellë së fundi përmes një kulture mesjetare, kulturë të cilën të tjerët po mundohen të na e rimbjellin edhe më trash?!
Në këtë fund të ërrët na lanë kulturat (fetë) e huaja bashkë me armiqtë që na i sollën ato.
Atdheu i mbetur i shqiptarëve gjeografikisht shtrihet në kufijtë e ballafaqimit të kulturave Lindje – Perendim. Prandaj, ne duhet të jemi më të “mprehtë” se vet Evropa në mbrojtjen e kultures tonë kombëtare. Perndryshe, siç na janë tjetërsuar e marrë miliona bashkëkombas bashkë me troje, edhe ne të mbijetuarit me këto pak troje deri ne ditet e sotit, jemi të rrezikuar të tjetërsohemi, të zhdukemi.
Albin mos më zhgënje! KM Albin KURTI mos na zhgënje!
Ne të votuam si të zgjuar e kombëtar. Të votuam shumë që të t’bëjmë të fuqishem kundër Vuçiçit e Serbisë. Të votuam që t’i largosh nga pushteti ata që ndihmuan në prurjen e shamive të huaja dhe rritjen e numrit marramendës të xhamive.
Albin me shamizimin e huaj të femrave shqiptare,…. neve do të jemi të dobësuar kombëtarisht e si rrjedhojë edhe në raport me Serbinë në sytë e botës/Perendimit.
Serbia ka patur dhe ka plane për zhdukjen tonë. Shihni se në çfar gjendje na ka sjellë edhe në gjendjen tonë lirie, me investimet e saj në bashkpunim me aleatet e saj historik dhe sharlatanët tanë qe t’i i largove nga pushteti, kuptohet me votën tonë!
Albin unë të votova si të ditur e shqiptar, jo si fetar, bile edhe shumë-shumë të tjerëve ua mbusha mendjen për të të votuar.