Histori

Muharrem Xhafa: Enver Hoxha ishte dhe mbeti personalitet madhor dhe i nderuar për shqiptarët

Jehonë e jashtëzakonshme në Shqipëri, në Kosovë e në trojet e tjera amëtare, në diasporë, në emigracion, në botë, për 80 vjetorin e Themelimit të PKSH-së, më 8 nëntor 1941 dhe udhëheqësin e saj e të popullit shqiptar, Enver Hoxha
Udhëheqjes së PPSH-së (PKSH) i janë bërë të njohura përmes vidjove, shkrimeve e formave të tjera, veprimtaritë e organizuara, përveç se në Shqipëri, edhe në Kosovë e në trojet tona amëtare, në diasporë, në emigracion, në botë, si : Gjermani, Francë, Angli, SHBA etj. etj., kushtuar 80 vjetorit të Themelimit të PKSH-së, më 8 nëntor 1941 dhe udhëheqësit të saj e të popullit shqiptar, Enver Hoxha.
Duke qenë se janë shumë dhe është e pamundur t’i bëhen të gjitha të njohura lexuesit të facebookut, po sjellim me shkurtime një prej statuseve të shkruara prej Agim Skokut, i cili thotë :
Edhe këtu ku jam në emigracion, shumë miq e të njohur më thonë enverist.
Pa asnjë hezitim u kam thënë dhe u them atyre se jam e kam qenë enverist për shumë arsye, që tek unë janë rrënjosur thellë. Dhe se si unë janë me mijëra!
Qysh në rini e deri në mesin e viteve ’80, duke qene se drejtoja edhe agjitacionin figurativ në shkolla, në reparte ushtarake e në qendra të ndryshme pune e banimi, mund të kem shkruar mijëra herë emrin PPSH (PKSH), të Enver Hoxhës dhe të materialeve të tij.
Duke iu përmbajtur shprehjes (aforizmës) popullore, e cila thotë se “aty ku pështyj nuk lepij”, unë jam bërë fanatik i zbatimit të saj.
Çapaçulët e sotëm që pretendojnë të jenë pilitikanë ngjajnë si qenie njeqelizore para ENVER HOXHES, i cili e nxorri Shqipërinë nga robëria dhe errësira shekullore në dritë.
Liliputët shqiptarë për 30 vjet e kanë çuar mbrapa Shqipërinë tonë të shtrenjtë, atje ku ishte më 1938-ën dhe më keq, në të gjitha fushat.
Në zemrat e praktikat e shumë politikanëve të pas 1990-ës e deri më sot kanë zënë vend korrupsioni, vjedhja, krimi, mashtrimi, denigrimi i çdo arritjeje socialiste, i figurave të mëdha të atyre dekadave e në vëçanti të udhëheqësit të lavdishëm, Enver Hoxha.
Unë nuk kam qenë (as jam) anëtar i ndonjë partie politike, por jam me Enver Hoxhen deri sa të kem kokën mbi supe! Nuk e dinim, po Gjeniu ynë paska qenë i rrethuar nga ujqër e skile, nga çakenj e hijena, duke filluar qe nga Ramiz Alia .
Lavdi Gjeniut të kombit tonë, të pavdekshmit e të paharruarit, ENVER HOXHA !