Mërgatë

Edonë Madani: Të vetëdijesohemi për rëndësinë e festave të NËNTORIT

Festat e Nëntorit po afrojnë! Uroj që shkollat, shoqatat dhe të gjitha institucionet të kenë filluar përgaditjet për aktivitete jo vetëm argëtuese, por edhe me qëllim zgjimin e mëtejshëm të ndjenjave atdhedashëse dhe një qartësim të identitetit kombëtar! Raste të tilla duhen shfrytëzuar mirë dhe kjo ndodh vetëm nëse marrim vetëdije mbi rëndësinë e bashkimit të shqipëtarëve me njëri – tjetrin. Prandaj, le t’i përdorim këto data më qëllimin për t’ua kujtuar njerëzve se çështja shqiptare qëndron çështje e hapur dhe se padrejtësia vazhdon përderisa kufinjtë e Shqipërisë së sotme ndajnë shqiptarët me shqiptarët.
Gjithashtu, uroj të shohim sa më pak punime e vizatime që si hartë të Shqipërisë përfaqëspojnë atë të sotmen. Ajo hartë duhet të përdoret vetëm si simbol për të vazhduar luftën për bashkim.
Aktivitetet të mos kenë në qendër sipërfaqen, ca fjalime dhe shkrepjen e disa fotove, por të bëhen përpjekje për bashkpunime konkrete mes shkollave nga mbarë Shqipëria.
Kjo thirrje shkon për të gjithë, por më së shumti për shkollat dhe kam mjaft besim që nuk do bjerë në vesh të shurdhër!