Histori

Mehmet Bislimi: Milesh (Nikollë) Kopiliqi (1347 – 1389)

Millesh (Nikollë) Kopiliqi
(1347 – 1389)

Kufiri mes mitologjisë dhe historisë, shumë herë, figura të caktuara i ka lënë mes mitit dhe realitetit. Këtë kufi, as sot, shkenca bashkëkohore nuk ka arritur ta zhbëj argumentueshëm, në mënyrë që figurat e caktuara mitik t’i vendosi në rrafshin e historisë dhe me këmbë në tokë. Koj dukuri, nuk është e mete vetëm tek ne shqiptarët, por edhe tek të gjithë popujt e botës, të cilët bëmat madhore të figurave të tyre mitike, nuk kanë mundur t’i  përcaktojnë qartë në kohë e hapësirë, përderisa mungojnë shënime, dokumente dhe kronika të kohës.

Këto bëma madhore, që popujt i kanë ruajtur në kujtesën e tyre, bartur me besnikëri nga brezi në brez, natyrisht herë- herë edhe të hiperbolizuara dhe të mjegulluara të cilat kërkojnë një shtjellimi adekuat të epokave mitologjike, qasje shkencore kjo, që mungon edhe sot tek ne shqiptarët, me aq sa kemi lexuar për Gjergj Elez Aliun, Doruntinën, Rozafën, Urën e shenjët e tjera. Kjo mungesë faktesh shkencore për figurat mitike, nuk kursen as Persët, as Romakët, as Grekët, as Alamanët, as Azurët, as Galët, as Valetët, as Ilirët- përkatësisht pasuesit e këtyre etnive, siç jemi edhe ne, pasues të Ilirëve.

Bie fjala; tek Zviceranët, miti për Wilhelm Tellin, ruhet edhe sot e kësaj dite në të dhënat e tyre historike si: “ Die Alte Eidgenosenschaft”,  “ Gründungsmythen” etj. ku ishte bërë alanca- lidhja- Bündnis, mes Kantoneve Uri, Schwyz dhe Unterwalden, për të kundërshtuar të plotfuqishmit e kohës së Habsburgve, që sundoni në kohën: Römisch- Deutschen Reich, Perandoria Romake- Gjermane. Marrëveshja mes këtyre tri Kantoneve për të kundërshtuar Habsburgët, ishte bërë me 1 gusht 1291, që shënohet edhe sot si dita kombëtare e shtetit Helvetik- Zvicrës.

Më pastaj, Mythos von “Rütlischwur”, ku sunduesit Habsburg, shfrytëzonin dhe nënshtronin fshatarët. Në vazhdim, Wilhelm Telli, nuk ishte përkulur dhe nuk kishte përshëndetur një flamur-leckë të Habsburgve, duke e ruajtur kështu krenarinë e vet!

Der Herrscher Gessler- Sundimtari Gessler, njëri nga më gjakpirësit e Habsburgve, në shenjë hakmarrje, ia kishte vënë një mollë mbi kokë të birit të Wilhelm Tellit, dhe e kishte urdhëruar  atë që ta qëllonte me heshtë!… Nëse do të dështonte, do ta godiste të birin në kokë, nëse do të godiste mollën, do t’i falte jetën- kështu i kishte premtuar Herrscher Gessler, Wilhelm Tellit!

Wilhelm Tell, para kësaj sprove të madhe, në mënyrë precize, kishte goditur mollën mbi kokën e të birit të vet!,  por gjakpirësi, Gessler,  prapë së prapë, nuk ia kishte falur jetën Tellit! Kjo ndodhi, që përplasjet e furishëm mes realitetit dhe mitit edhe sot, në tërë Confederatën Helvetike- CH, ruhen me plot fanatizëm. Janë qindra rrugë, godina, sheshe, male, institucione, pije të ndryshme, burime uji, Kështjella, klube sportive etj, që emrin “Wilhelm Tell” e mbajnë me fanatizëm, respekt e krenari.

Adhurimi ynë nëpër kohë që haset kudo:

Ne, mitet i duam, dhe i kultivojmë po me aq fanatizëm, ani pse nuk kemi edhe gjithaq dokumente e kronika të shkruara të kohës. Bie fjala: Miti për Doruntinën, Rozafën, Urën e shenjtë, Gjergj Elez Aliun e të tjera, që janë përcjellë kaq besnikërisht nder brezni. Këto mite i mbajmë dhe shënojmë me krenari, kemi me dhjetëra sheshe, Kala, klube, Shoqata, grupime kulturore gjithë hapësirës sonë shqiptare etj. që mbajnë emrin e tyre, dhe kjo është e mrekullueshme që pasuron traditën, kulturën dhe historinë shqiptare gjithandej.

Paradoksi tjetër, që haset po ashtu kudo nëpër kohë, të vë para përgjegjësisë:

Ne, nuk respektojmë në nivelin e prekshëm, figurat tona me peshë kyçe në kohërat më të rëndësishme, që i dhanë kahen e duhur historisë dhe etnisë sonë shqiptare në Ballkan. Figurat historike këto, siç është ajo e Millesh (Nikollë) Kopiliqit, e cila as gjëkundi në trevat shqiptare- gjithandej, nuk u përjetësua në nivelin e duhur kombëtarë e historik?!

Millesh (Nikollë) Kopiliqi, para së gjithash është figurë historike, me ëmë e at, me grua e fëmijë, me farë e fis e katund, ishte Kopiliqas, nipash i Likocit. Millesh Kopiliqi, vdiq vetëm 16 vite para së të lindte Gjergj Kastrioti ynë i madh!, Milleshi, ishte bashkë-kohanik e bashkëluftëtar me Kastriotët, Arianitët, Dukagjinët etj. me të cilët edhe kishin mbajtur Kuvende burrash për t’u organizuar në mbrojtje të tokës, duke u betuar në fe, zot e atdhe! Mileshi, në Kopiliq, kishte shtëpi e katandi, kishte rend të organizuar. Pra kjo ishte figurë madhore reale dhe aspak mitike, a nuk meriton më shumë kjo figurë?, pyetje që shtrohet me sa zë kemi:

Çka është bërë deri me tani për figurën e Millesh (Nikollë) Kopiliqit, në rrafshin historik gjithë  shqiptarë?

Sa shtatore janë ngritur për Milleshin në trevat shqiptare, sa rrugë, Institucione, sheshe, godina, shkolla a Kazerma ushtarake, mulli, lumenj, burime uji, kodra, male, bjeshkë, rrugë, Muze, shoqata sportive, njësite ushtarake, shoqata kulturore, kuvende e të tjera, mbajnë emrin e Millesh (Nikollë) Kopiliqit sot në Kosovë e Shqipëri!?… Duke u nisur që nga fshati i tij i lindjes Kopiliq e deri tek komuna e tij Skënderaj, edhe më tej së kaq; drejt Prishtinës e Tiranës, nuk ka as edhe një obelisk, as nam e nishan për këtë figurë, që popujt të tjerë, shqyhen e zhgërryhen për ta përvetësuar ketë figurë kaq të madhe historike, në veçanti armiku ynë shekullor Serbia!
Absurditeti dhe paradoksi shqiptar, që nuk kapërdihet me asgjë! Ky mjerim i pashpjegueshëm intelektual, politik, kulturorë, filozofik, historik e kombëtar!

Po, megjithatë nuk duhet të mohojmë çdo gjë, sepse  ka disa shkrime të historianëve tanë tek tuk, të paraqitura në ndonjë tryezë, por pa ndonjë peshë të zhurmshme historike. Ka disa këngë të mbledhura. Këtu duhet cekur kontributin e veçantë shkencor, që ka bërë autori, Ahmet Qeriqi, me romanin e tij: “Guri i Betimit”, si dhe në punimet e mëhershme, kushtuar kësaj figure, pastaj romanin me peshë kronike- historike i zhanrit letrar. Në këtë roman, autori Qeriqi ka bërë shtjellimin e asaj periudhe epokale për shqiptarët, e ka bërë me guxim, me fakte e dëshmi të pakontestueshme, duke nxjerrë në sipërfaqe tërësinë e këtij rrafshi mbi gjashtë shekullor, duke e zbritur atë në rrafshin historik e kombëtarë.

Janë edhe disa studiues të tjerë, të cilët kanë spikatur rolin e Millesh Kopiliqit në Betejën e Kosovës të 15 qershorit të vitit 1389 dhe historisë së lavdishme shqiptare të asaj periudhe kohore e cila në mënyrë të paskrupullt u përvetësua nga serbët në aspektin fetar, u manipulua në aspektin historik dhe versioni i deformuar u shpërnda në shtetet e Evropës e në disa shtete të botës, të cilat nuk kanë të dhëna të bollshme për versionin shqiptar të Betejës së Kosovës, edhe pse ka shumë fakte e dëshmi që mbështesin realitetin objektiv historik të kohës dhe që po pasqyrohen e po pasurohen nga studiuesit, sidomos në Kosovë.

Millesh (Nikollë) Kopiliqi, i ka marrë jetën Sulltan Muradit  të Parë, që kishte ardhur për të pushtuar tokat shqiptare, ku ai me ushtrinë e tij të madhe kishte ardhur, nga Edreneja për të pushtuar këto treva, ndërsa shqiptarët dhe forcat aleate të krishtera kishin rezistuar me aq dhe për aq sa kishin mundur.

Tani, nëse dikush e bëri një mur për Sulltan Muradin, diku e bënë edhe një tyrbe, pse ne  nuk e vumë nga një gurë për Millesh Kopiliqin, qoftë në vendin e fushëbetejës, qoftë në vendlindjen  e tij,  në Kopiliq, qoftë në komunën e tij në Skenderaj, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, ku mund të gjunjëzohemi para gurit dhe emrit të madh të Milleshsh Kopiliqit.

Pse ne nuk kemi, qoftë edhe një rrugë (në Shqipëri a Kosovë), me emrin e Millesh (Nikollë) Kopiliqit; kush ma shpjegon këtë çorodi kombëtare dhe intelektuale, që t’i falëm deri në përkushtim!… Pastaj mes hamendjesh, pyesim veten tonë: Përse vallë të tjerët na e vodhën historinë- po, përderisa ne i mohojmë heronjtë dhe Legjendat tona, mitet dhe trashëgimit, natyrisht së na i vjedhin dhe përvetësojnë të tjerët!

CH – shtator 2024
Mehmet Bislimi