Uncategorised

Mehmet Hajrizi: Programi politik e kombëtar i organizatës GRK – OMLK

Kumtesë e mbajtur në 50 vjetorin e themelimit të Grupit Revolucionar të Kosovës. Simpoziumi shkencor ishte organizuar nga Shoqëria LËVIZJA, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Instituti i Shkupit dhe SHBP… Simpoziumi është mbajtur në Institutin Albanologjik – Prishtinë, më 8 qershor 2023.

PROGRAMI POLITIK E KOMBËTAR I ORGANIZATËS ÇLIRIMTARE GRK-OMLK
Kumtesë në Simpoziumin shkencor, në 50 – Vjetorin e themelimit të organizatës Grupi
Revolucionar i Kosovës (GRK) – Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK)
Prishtinë, më 8 qershor 2023

1. Hyrje
Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) pas Luftës së Dytë Botërore (LBD) dhe tradhtisë
së komunistëve jugosllavë ndaj çështjes shqiptare, e ndjekur sistematikisht dhe e
dënuar egërsisht nga regjimi pushtues serb e jugosllav, kurrë nuk u shua as u mposht,
por si feniksi ringjallej nga hiri i vet për të vazhduar rezistencën kundër pushtimit dhe
luftën çlirimtare.
Programi politik e kombëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) të vitit 1878 për
tërësinë dhe unitetin territorial të Shqipërisë, vazhdoi të mbetej aktual si flamur betejash
gjatë gjithë historisë në vijim të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Aspirimi i shqiptarëve për t’u barazuar me popujt tjerë të Federatës jugosllave
nëpërmjet të reformës kushtetuese të filluar vetëm një vit pas shkarkimit të satrapit
antishqiptar serb Aleksandër Rankoviq më 1966, u kundërshtua shpejt nga kreu
jugosllav duke fundosur edhe këtë shpresë.
Shqiptarët e zhgënjyer, por pa e humbur ende shpresën e fundit, të nxitur edhe nga
forma, por jo nga përmbajtja e demonstratave në disa vende të Europës dhe në
Beograd, zbritën në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre politike, kombëtare dhe
demokratike. Demonstratat shqiptare të vitit 1968, pas gati një çerek shekulli robërie
nën shovinizmin e ri serb, ishin rezistenca e parë e hapur kundër regjimit pushtues. Ato
patën ndikim dhe bënë presion qytetar tek autoritetet për të avancuar sado-kudo
statusin politik të Kosovës.
Lëvizja Kombëtare Shqiptare e dëmtuar rëndë në fillim të viteve gjashtëdhjetë të
shekullit të kaluar, me dënimin e dy organizatave të mëdha çlirimtare të asaj kohe,
(Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, më 1961 dhe Lëvizja
Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, më 1964) u godit përsëri në fund të kësaj
dekade, më 1968-1969. Por vetë demonstratat e gjashtëdhjetetetës hapën perspektivë
të ripërtëritjes së Lëvizjes së re.
Fill pas demonstratave nisën përpjekjet për organizimin e grupeve të vogla
veprimtarësh të cilat pas një bashkëpunimi, më 3 mars 1973 u bashkuan duke formuar
organizatën çlirimtare Grupi Revolucionar i Kosovës (GRK), e cila më vonë u riemërtua
Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK). Kjo organizatë, ndonëse përndiqej
duke arrestuar e dënuar shumë veprimtarë të saj, arriti ta përballonte represionin
sistematik, duke vazhduar veprimtarinë deri në vitin 1982, kur u bashkua edhe me
simotra të tjera për të rezistuar edhe gati dy dekada, deri në çlirimin e Kosovës në
epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. GRK-OMLK pati jetën më të gjatë tëveprimtarisë nga të gjitha organizatat e deriatëhershme në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Kjo organizatë që në themelim kishte përcaktuar qartë objektivat e saj programore,
rregullat dhe normat organizative, kishte filluar për herë të parë në jetën e LKSH të pas
Luftës së Dytë Botërore botimin e organeve të shtypit „Zëri i Kosovës“, më vonë të
“Pararojës”, të “Lirisë” së mirënjohur dhe të shumë materialeve, trakteve politike,
thirrjeve, botimeve të veçanta etj., duke përhapur ndër qytetarët shtypin e saj klandestin
të larmishëm, sqarues, informues, demaskues, frymëzues e mobilizues. Organizata me
veprimtarinë e gjithanshme kohë të gjatë pati rol të rëndësishëm në përgatitjen e
kryengritjes së vitit 1981 në Kosovë, e cila bëri kthesë vendimtare drejt fundit të
sundimit të huaj të kësaj krahine shqiptare.
Pas themelimit të GRK-OMLK, u formuan edhe një varg organizatash të tjera çlirimtare
me programe të bazuara po kështu në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

2. Programet e Lëvizja Kombëtare Shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX
Shumica e grupeve dhe organizatave çlirimtare shqiptare të LKSH të pas Luftës së
Dytë Botërore mbajnë epitete të majta në emërtim. Organizata e vitit 1960, e themeluar
dhe drejtuar nga intelektualët Kadri Halimi dhe Ali Aliu ishte emërtuar Komiteti
Revolucionar Antirevizionist për Çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin e saj me
Shqipërinë. Si kjo edhe shumë organizata të tjera objektivin programor e përcaktonin që
në emërtimin e tyre. Organizata e vitit 1963, në krye me shkrimtarin Adem Demaçi ishte
emërtuar Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH), e cila po ashtu
në program e kishte bashkimin e viseve të pushtuara shqiptare me nënën Shqipëri.
Revolucionare u quajtën edhe demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981, 1989 etj. U
quajtën revolucionare e marksiste-leniniste edhe shumë organizata të tjera të çerekut të
fundit të shekullit XX, por qëllimi i tyre i parë dhe i fundit ishte çlirimi dhe ribashkimi i
viseve shqiptare, ose si fazë kalimtare shtetësia (Kosova-Republikë) brenda Federatës
jugosllave, me qëllim që të legalizohej dhe rilegjitimohej e drejta e vetëvendosjes deri
në shkëputje për shqiptarët, e cila përsëri çonte te bashkimi kombëtar, sepse ideali i
bashkimit të popullit të ndarë nuk shuhet kurrë.
Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës, e themeluar nga veprimtari i madh Metush
Krasniqi (e riemërtuar më vonë Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve
Shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ) shkruante në Statutin e saj: “Lëvizja Nacional-
Çlirimtare e Kosovës lufton për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare të robëruara nga
Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Nanën Shqipëri.” 1
Qëllimi programor i Lëvizjes për Çlirimin Kombëtar të Kosovës (LÇKK) ishte “çlirimi i të
gjitha krahinave të ndara dhe të robëruara nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me
shtetin amë-Shqipërinë. 2
1 Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i
Historisë, Prishtinë, 2013, F. 246
2 Statuti i organizatës Lëvizja për Çlirimin Kombëtar të Kosovës”, cituar sipas Dr. Sabile Keçmezi-Basha,
Organizata dhe grupe ilegale në Kosovë 1981-1989, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, f. 91.

3
Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi (PKMLSHJ) në
programin e saj shkruante: “Populli shqiptar në Jugosllavi synon formimin e Republikës
Socialiste Shqiptare në RSFJ…” 3 .
Ndërkaq, Lëvizja për Çlirim Nacional dhe Social e Kosovës (LÇNSK) qëllim kishte
bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi me Shqipërinë.
Fronti i Kuq Popullor (FKP) gjithashtu kishte qëllim çlirimin social e nacional nga
Jugosllavia dhe bashkimin shoqëror e kombëtar me vendin amë, Shqipërinë socialiste” 4
Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) angazhohej për formimin e Republikës së Kosovës
në kuadër të Federatës jugosllave, ku do të përfshiheshin viset e banuara me shumicë
shqiptare. 5
Organizata Marksistë-Leninistët e Kosovës (MLK) luftonte për realizimin e statusit të
republikës për Kosovën. 6
Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK e riorganizuar), parashtronte që
Kosovës dhe pjesëve të saj nën Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, t’u njihej statusi i
republikës. 7
Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) në programin e vet e kishte objektiv
çlirimin e trojeve të pushtuara shqiptare dhe bashkimin me Shqipërinë. 8 E të tjera.
Siç shihet organizatat e LKSH programet minimum dhe maksimum i kishin pothuajse
identike, si copy-paste. Gjithashtu mjeti i fundit i domosdoshëm i tyre për realizimin e
programeve parashihej lufta e armatosur. UDB 9 jugosllave në dokumentet e saj sekrete
analitike të vitit 1986 nxjerr konkluzionin se “Shumica e nacionalistëve dhe
irredentistëve shqiptarë janë unikë në përcaktimin se ‘problemi i kombësisë shqiptare
në vendin tonë’ mund të zgjidhet ‘vetëm me luftën e armatosur’”. 10
Në faza të ndryshme të veprimtarisë së LKSH, programet modifikoheshin në përshtatje
të kontekstit historik, por ylli polar programor nuk ka ndryshuar kurrë. UDB pohonte se
ideja për Republikën e Kosovës është paraqitur për herë të parë më 1964 te gazeta
shqiptare “Zëri i Popullit”. 11 Demonstratat e vitit 1968 në programin e tyre kishin po
ashtu statusin e republikës për Kosovën. Kryengritja e vitit 1981, parullë qendrore dhe
kërkesë kombëtare kishte Kosovën-Republikë. Organizatat çlirimtare i përshtatën në

3 Programi i PKMLSHJ
4 Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i
Historisë, Prishtinë, 2013, F. 288
5 Po aty.
6 Xhabir Morina: “Identiteti kombëtar i Marksistë-Leninistëve të Kosovës, roli i tyre në lëvizjen ilegale atdhetare të
Kosovës dhe çështjen e Kosovës 1983-1985” Ferizaj, 2009 (Dorëshkrim)
7 Projektprogrami i OMLK-së,(e riorganizuar) prill 1985.
8 Redaksia e Çlirimit, Misioni i Çlirimit II, Eororilindja, Tiranë 1998, f. 171
9 Uprava državne bezbednosti (Administrata e Sigurimit Shtetëror)
10 Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup: Ilegalja shqiptare- pararendëse e rrënimit
të Jugosllavisë (Dokumente analitike të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë /1980-1986/,
1986) Vëllimi I, Shkup, 2023. f. 19.
11 Dokumente analitike të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë /1980-1987/, 1988),
mbledhur në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve –
Shkup dhe botuar në përmbledhjen Ilegalja Shqiptare – Pararendëse e Rrënimit të Jugosllavisë, vëllimi I-II, Shkup,
2023.

4
vijim programet e tyre me kërkesën gjithëpopullore më 1981 për shtetësinë e Kosovës,
si një opsion të mundshëm për kohën, i cili kishte edhe solidaritet ndërkombëtar.
Në dokumentet e UDB-së (të cituar) shkruan: “…qëllimet bazike të nacionalistëve dhe
irredentistëve shqiptarë janë:
– Formimi i Republikës së Kosovës, në të cilën do të hynin edhe pjesë të tjera të
vendit tonë të banuara nga kombësia shqiptare (etapa e parë),
– shkëputja dhe bashkëngjitja RPS të Shqipërisë dhe formimi i Shqipërisë të
madhe, të pastër etnike (etapa e dytë).” 12
3. Programi i GRK-OMLK
Në literaturën e kohës, teoria e revolucionit dallonte disa tipe të tij, si ai borgjez-
demokratik, revolucioni nacionalçlirimtar, proletar socialist, revolucioni teknik-shkencor,
revolucioni kulturor, që kishte bërë kërdinë në Kinë etj. Duke pasur parasysh çështjen e
pazgjidhur shqiptare që kishte në esencë aneksimin e gati gjysmës së territoreve
shqiptare nga fqinjët grabitqarë, revolucioni nacionalçlirimtar ishte tipi që i përgjigjej
luftës së popullit shqiptar për çlirimin e trevave të pushtuara dhe bashkimin e tyre me
trungun nga ishin ndarë- Shqipërinë.
Në materialet e GRK-OMLK revolucioni nacionalçlirimtar, ose lëvizje nacionalçlirimtare
përmenden shumë shpesh në dokumente, shkrime e trakte. Ky revolucion përcaktonte
edhe mjetet e domosdoshme për arritjen triumfuese të qëllimeve programore, historike:
veprimtarinë politike dhe së fundi luftën e armatosur, nëpërmjet të kryengritjes
popullore, sipas idesë se çlirimi i popujve të robëruar duhet të jetë vepër e vetë atyre.
Prej këtu kishte dalë parulla e kësaj organizate, “Popuj të shtypur ngrihuni në
revolucion”. Te shqiptarët ky program dhe këto mjete të luftës nuk ishin të panjohura.
Gjithë historia e popullit shqiptar ishte luftë çlirimtare kundër pushtuesve ekspansionistë
lakmitarë të trojeve shqiptare.
GRK-OMLK, e themeluar më 3 mars të vitit 1973, në veprimtarinë e saj i referohej
programit të LSHP për mbrojtjen e tërësisë, territoriale të Shqipërisë e të shqiptarëve që
tashmë “kishin nisë me u ba milet”, siç e quante populli formimin e kombit shqiptar.
Në demonstratat e vitit 1981, të cilat me të drejtë në shtypin e huaj u quajtën
kryengritje 13 , Kosova-Republikë, si program minimum që synonte të siguronte barazinë
e shqiptarëve në Federatën jugosllave, si popull i tretë nga madhësia dhe të drejtën e
parimit universal të vetëvendosjes, u adoptua edhe nga OMLK. Strategjia e bashkimit
dhe taktika e Republikës për këtë organizatë nuk ishin dy çështje kundërthënëse që të
përjashtonin njëra-tjetrën. 14 Statusi i republikës për Kosovën ishte vetëm një hap i
ndërmjetëm drejt bashkimit të kombit të ndarë padrejtësisht, sepse e drejta e
pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar është e drejtë legjitime etnike, historike e
12 Po aty, vëllimi I f.18
13 Mary Motesi, Kosova preludi i luftës 1966-1999, Alter Habitus-Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, në
bashkëpunim me Redland Press, Prishtinë, 2017, f. 266
14 Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, botimet Toena, Tiranë, 2008 f.
171.

5
demokratike e popujve. 15 Kërkesa për republikë, u shtrua legalisht për herë të parë nga
Mehmet Hoxha, në prill të vitit 1968, kurse në rrugë u brohorit nga demonstruesit më 27
nëntor të vitit 1968. 16
a. Programi maksimum
Demonstratat e vitit 1968 u shuan në gjak e me represion. U heshtën edhe zërat zyrtarë
për ta vënë në agjendën e reformës kushtetuese statusin e republikës për Kosovën.
Gjashtëdhjeteteta megjithatë kishte rolin e saj të madh historik, sidomos për
ndërgjegjësimin kombëtar të shqiptarëve nën robërinë sllave dhe për përhapjen e së
vërtetës në plan ndërkombëtar për gjendjen e tyre. LKSH e dëmtuar rëndë sërish pas
vetëm 4-5 vjetësh, nisi të ripërtërihej, pa lënë boshllëk në historinë kontinuele të saj.
Skenën e luftës klandestine për çlirim, fill pas demonstratave e hapi Grupi Revolucionar
i Kosovës, i cili për herë të parë në jetën e LKSH së pas LDB po fillonte shtypin e
larmishëm klandestin me organin “Zëri i Kosovës”, me trakte politike dhe më vonë edhe
me botime të veçanta e me organe të tjera të shtypit. “Zëri i Kosovës” në Fjalën hyrëse
të autorit Binak Ulaj (Gjin Dukagjini) shkruante: “Të nisur nga pikësynimi për të kryer sa
më me nderë detyrën tonë prej revolucionarësh ndaj atdheut, kemi vendosur për
botimin e këtij organi. Përmes tij jemi përpjekë dhe do të përpiqemi t’i përgjigjemi flakë
për flakë edhe përmes shtypit luftës sonë të shenjtë për çlirimin tonë kombëtar dhe
bashkimin me atdheun tonë të dashur.” 17 Po aty, në shkrimin e karakterit organizativ-
statutor, Puna në celulat revolucionare dhe zgjerimi i radhëve, të autorit Mehmet Hajrizi
(Lekë Kraja), shkruan: “Ne kemi përpara tri detyra të mëdha: çlirimin kombëtar,
shoqëror dhe bashkimin me Atdheun amë, d.m.th. me Republikën Popullore të
Shqipërisë. Vetëm kjo e fundit u jep kuptim të plotë dy të parave” 18 Në një artikull tjetër
të këtij organi, nga autori Xhafer Shatri (Selman Karadaku) thuhet: “Është detyrë e
shenjtë e popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, veçanërisht e rinisë
revolucionare, të cilët gjenden nën zgjedhën e rëndë titiste, të luftojnë për pavarësinë
kombëtare dhe për bashkimin e atdheut tonë” 19
Në fillim të vitit 1978, për organizatën GRK-OMLK, e cila në atë kohë emërtohej Grupi
Marksist-Leninist i Kosovës (GMLK), udhëheqësi i saj kishte hartuar dhe botuar
dokumentin programor NË RRUGË DREJT LIRISË 20 , i cili u dedikohej radhëve të
organizuara, si program i organizatës. Ky dokument konsiderohej i humbur, sepse nuk
gjendej dot gjëkundi, megjithëse mund të ishte diku në arkivat e gjyqësisë dhe policisë

15 Masar Stavileci, Apologji e çështjes shqiptare, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë, Prishtnë,1998, f. 76,77.
16 Noel Malcom, Kosova një histori e shkurtër, Koha, Botimi i tretë, Prishtinë, 2011 f.410.
17 “Zëri i Kosovës” nr.1, shkurt 1974 (Arkivi i Kosovës).
18 Po aty.
19 Xhafer Shatri, Letra e Titos, “Zëri i Kosovës” nr. 1, shkurt 1974
20 Mehmet Hajrizi, Në rrugë drejt lirisë, Prishtinë, 1978. Shih edhe: Mehmet Hajrizi-Gani Sylaj, Nga Grupi
Revolucionar te Fronti i Republikës, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë
e Kosovës, Prishtinë, 2014, f. 21-34.

6
jugosllave, por edhe në Shqipëri, ku ishte dërguar zyrtarisht bashkë edhe me shumë
materiale të tjera.
Për orientimet programore të GRK-OMLK kishte edhe materiale e dokumente të tjera, të
cilat janë shfrytëzuar si burim primar në botime, por mungesa e këtij dokumenti ndjehej
në to.
Programi i GRK-OMLK me titull “Në rrugë drejt lirisë” më në fund është gjetur rastësisht,
bashkë me disa materiale të tjera, nga veprimtari i kësaj organizate Hasan Malaj, në
prill të vitit 2008 në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan. Aty do ta ketë fshehur në një enë
plastike, nën pragun e derës së oborrit, Rexhep Malaj, veprimtar i shquar i kësaj
organizate, i shpallur Hero i Kosovës. Kopertina me mbishkrimin “Filozofi”, brenda së
cilës ndodhej dokumenti, është bërë nga vetë Rexhepi, për arsye maskimi gjatë
përdorimit të materialit. Dokumenti u botua me disa shkurtime të parëndësishme te libri
dokumentar i autorëve Mehmet Hajrizi dhe Gani Sylaj “Nga Grupi Revolucionar te Fronti
i Republikës”, bashkë edhe me shumë materiale të GRK-OMLK. Më 2006 ishin gjetur
edhe materiale të tjera, të fshehura nga Rexhep dhe Hasan Malaj, thellë në pusin e
familjes së tyre. Ata kishin ndërtuar edhe një bunker brenda shtëpisë, ku mbanin
materiale dhe armatim të fshehur, i cili kurrë nuk është zbuluar, as gjatë bastisjeve të
shpeshta që policia jugosllave i bënte familjes Malaj.
Programi “Në rrugë drejt lirisë” është ndarë në pesë pjesë tematike.
Në pjesën e parë i bëhet një paraqitje e shkurtër historisë kombëtare shqiptare që nga
epoka e Gjergj Kastriotit e këtej. Aty trajtohen luftërat e popullit shqiptar dhe figurat e
shquara historike për liri dhe përparim, kurorëzimi i përpjekjeve të gjata me shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë, copëtimi i saj nga fuqitë e mëdha të kohës dhe mbetja nën
sundimin e huaj të gjysmës së territorit dhe të popullit shqiptar. Sikur edhe gjatë
Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dokumenti u referohet luftërave për liri të kohës së
Skënderbeut. Aty shkruan: „Që nga ajo kohë populli ynë nuk e pushoi luftën për liri dhe
pavarësi, duke shkruar me gjak faqe lavdie e heroizmi në historinë e tij.“ 21 Vazhdon me
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit „e cila luftoi heroikisht për njohjen e kombit shqiptar si një
e të pandarë e respektimin e parimit të kombësisë ndaj tij, për ruajtjen e
paprekshmërisë së tërësisë së trojeve kombëtare dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë
në një shtet të vetëm e të lirë.“ 22 Në fakt, sikur edhe gjithë Lëvizja Kombëtare Shqiptare
e pas LSHP, edhe GRK-OMLK programin e saj politik dhe kombëtar e mbështeste në
atë të viteve 1878-1881 të kësaj Lidhjeje. Programi vazhdon:
“Pas shekujsh robërie, populli ynë, më 28 nëntor 1912 arriti fitoren e madhe historike,
krijoi shtetin e pavarur kombëtar shqiptar. Baza politike, ideologjike, kulturore dhe
organizative e kësaj fitoreje të madhe ishte përgatitur me durim dhe luftë për dhjetëra
vjet me radhë nga rilindësit tanë të shquar. Luftëtarët tanë të shquar të pushkës e të
penës, Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Naum Veçilharxhi Konstandin Kristoforidhi, Ismail
Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj., i dhanë lëvizjes për liri një platformë të

21 Mehmet Hajrizi-Gani Sylaj, Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës, Instituti i Historisë “Ali Hadri”,
Prishtinë dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2014, f. 21.
22 Po aty, f.21

7
qartë politike me objektiv sigurimin e lirisë së Atdheut, pavarësisë së tij të plotë e të
pacunguar nga ana territoriale. Shpallja e pavarësisë ishte kurorëzim i luftërave
shekullore të popullit tonë për liri, ishte rrjedhim i luftërave të popullit tonë në të katër
anët e Atdheut, të udhëhequr nga trimat tanë popullorë, Themistokli Gërmenji, Spiro
Ballkameni, Çerqiz Topulli, Dedë Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri,
Idriz Seferi e shumë të tjerë. Këto luftëra çuan në kryengritjen e përgjithshme të
Shqipërisë më 1912, e cila tronditi nga themeli sundimin osman dhe i hapi rrugën
shpalljes së pavarësisë.” 23
Shqipëria u shpall e pavarur më 28 nëntor 1912, por siç shkruhet në program “Tokat
shqiptare u bënë plaçkë në tregun imperialist. Pothuajse gjysma e tyre, me vullnetin e
fuqive imperialiste u shkëput nga trungu i Shqipërisë dhe hyri nën zgjedhën e huaj.
Trualli shqiptar u copëtua rëndë. Re të zeza të një robërie të re mbuluan qiellin e
Kosovës së Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e Bajram Currit dhe të krahinave tjera
shqiptare që mbetën nën sundimin e huaj.” 24
Dokumenti vazhdon me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në viset e aneksuara, me
Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, me rezistencën e pashuar kundër
pushtuesve të rinj, me LNÇ në LDB, me çlirimin e Shqipërisë dhe me jetën e re të saj.
Rreshtimi i Kosovës në aleancën e madhe kundër fashizmit, premtimi i Partisë
Komuniste të Jugosllavisë për t’u njohur shqiptarëve të drejtën e vetëvendosjes dhe
Konferenca e Bujanit nuk ndihmuan për çlirimin e Kosovës nga sundimi sllav, sepse
“titistët organizuan mbledhje formale, si ajo në Prizren më 1945, për të deklaruar se
gjoja populli ynë ‘vetëvendosi’ të bashkohet me Jugosllavinë, me Titon, me Rankoviqin
e shokët e tyre dhe jo me Shqipërinë e lirë e të pavarur.” 25
Këta titistë, për ta mposhtur Kosovën vranë dhjetë herë më shumë shqiptarë se
ç’kishte vrarë fashizmi gjatë LDB, por edhe shqiptarët e vazhduan luftën për liri kundër
pushtuesve të rinj. Një vështrim sintetizues i bëhet LKSH të pas LDB në Kosovë me një
varg organizatash që luftonin për çlirimin e viseve të pushtuara dhe bashkimin e tyre me
Shqipërinë.
Në pjesën e dytë trajtohet gjendja e rëndë në Kosovë, në të gjitha fushat e jetës:
“Krahina e Kosovës dhe krahinat tjera shqiptare, nën sundimin e revizionistëve, janë
viset më të pazhvilluara në mbretërinë e Titos. Këto krahina trajtohen si koloni të
Jugosllavisë titiste. Popullsia shqiptare e këtyre krahinave jeton në skamje e mjerim,
errësirë e padituri. Ndaj popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, klika gjakatare e
Titos ka zbatuar dhe zbaton një politikë fashiste të shtypjes kombëtare.” 26
Duke trajtuar gjendjen shoqërore, politike dhe ekonomike të shqiptarëve të robëruar,
evidentohen fakte dhe shifra për argumentimin shkencor të statusit diskriminues dhe
kolonial të Kosovës dhe shqiptarëve në Jugosllavi. Në qendër të krizës së thellë që po
kalonte Kosova vendoset çështja e pazgjidhur kombëtare shqiptare, si më e mprehta
dhe më e vështira për t’u zgjidhur. Klasa politike zyrtare e Kosovës konsiderohej si dorë
23 Po aty, f. 21, 22.
24 Po aty. F. 24.
25 Po aty, f. 23.
26 Po aty, f. 25,

8
e zgjatur e regjimit pushtues, me të cilin ishte në sinkron dhe kolaborim në luftë kundër
LKSH dhe popullit shqiptar. Në këtë pjesë analizohen aspekte të shfrytëzimit kolonial të
Kosovës nga Serbia dhe republikat tjera të Federatës jugosllave, emigrimi i shqiptarëve
si krah i lirë pune nëpër Jugosllavi dhe në botë, trajtohet gjendja e arsimit e kulturës,
analfabetizmit e mjerimit shoqëror etj. Lidhur me analfabetizmin te shqiptarët kosovarë,
në program lexojmë: “Analfabetizmi është më i theksuar se kudo tjetër në Jugosllavi, në
popullsinë shqiptare të robëruar. Sot rreth gjysma e popullsisë shqiptare në Jugosllavi
është analfabete. Analfabetizmi në Kosovë, sipas shënimeve zyrtare, jo vetëm nuk
zvogëlohet, por rritet vazhdimisht.” 27
Aty gjejmë një analizë të forcave të revolucionit nacionalçlirimtar në Kosovë, klasën
punëtore, fshatarësinë, rininë shqiptare, gruan dhe inteligjencien patriotike. Secilës
shtresë të shoqërisë shqiptare nën robëri i bëhet nga një paraqitje e gjendjes në të cilën
ndodheshin dhe forcës që përfaqësonin në luftën në vijim për çlirim dhe bashkim
kombëtar. Për punëtorët thuhet: “Kushtet shumë të vështira në të cilat punojnë
punëtorët tanë e kanë bërë akoma më të rëndë jetën e tyre…Të shtyrë nga kjo gjendje
klasa punëtore e Kosovës po lëviz duke shpërthyer zemërimin e saj nëpërmjet të
grevave e protestave, siç janë ato të punëtorëve të Stantërgut, Kishnicës, Hajvalisë,
Magurës, në Kombinatin ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë, të punëtorëve në Obiliq e shumë
të tjerë. Vetë pozita shoqërore e kombëtare dhe roli i saj historik, e ka bërë klasën tonë
punëtore të jetë në ballë të luftës të popullit kosovar për çlirim kombëtar e shoqëror.” 28
Aleanca e klasës punëtore dhe e fshatarësisë në këtë luftë konsiderohej forca
vendimtare në luftën ngadhënjimtare kundër pushtuesve. Aty ku flitet për fshatarësinë,
gjejmë edhe këto radhë: “Pjesa më e madhe e popullsisë kosovare (dhe e krahinave
shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi) është fshatare. Fshatarësia jonë përbëhet kryesisht
nga fshatarët e varfër… Një pjesë jo e vogël e fshatarësisë sonë të varfër jeton sot pa
tokë, në një gjendje të rëndë e të mjerë. Ata janë kthyer në argatë bujqësorë të cilët si
skllevër, pa orar pune dhe pa mbrojtje shëndetësore e sociale, me çmime tepër të ulëta,
shesin fuqinë e tyre…Jetën e fshatarit tonë e bën akoma më të vështirë prapambetja e
theksuar shoqërore dhe kulturore. Fshati ynë jeton jo vetëm në varfëri, por edhe në
errësirë, analfabetizëm e injorancë, në ligje e zakone të vjetra prapanike, konservative,
patriarkale e fetare…
Fshatarësia jonë, që në shekuj kishte luftuar për tokën e bukën, për lirinë, pavarësinë e
bashkimin e Atdheut, nuk mund të pajtohej dhe nuk u pajtua kurrë as me shtypësit e
robëruesit revizionistë.” 29
Duke shkruar për rininë shqiptare në program thuhej: “Rinia fshatare, punëtore,
shkollore e studenteske në Kosovë, ashtu si gjithë populli e ndjen thellë në kurriz barrën
e rëndë të robërisë që ushtrohet mbi të, të shtypjes e shfrytëzimit…
Rinia është forca më e gjallë e popullit tonë. Ajo është e edukuar në frymën patriotike
nga prindërit e saj, që luftuan gjithmonë për liri e bashkim kombëtar. Për vetë natyrën e

27 Po aty, f. 27
28 Po aty, f. 28, 29.
29 Po aty, f. 29, 30.

9
saj, rinia është për të renë dhe në luftë me të vjetrën. Revizionistët dhe tradhtarët kanë
marrë masa të shumta për korruptimin e rinisë sonë, në fshat, ndërmarrje, shkolla,
fakultete etj. Ata mundohen që asaj t’i heqin ndjenjën patriotike dhe frymën
revolucionare. Por pjesa më e madhe e rinisë është e shëndoshë.” 30
E rëndë ishte edhe gjendje e gruas në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën
Jugosllavi, e cila përbënte potencial shumë të madh në luftën për liri. Për gruan thuhet:
“Në gjendje veçanërisht të vështirë është gruaja shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal
të Zi. Pozita e saj në shoqëri e familje është pozitë e një skllaveje të vërtetë. Asaj i
mungon jo vetëm liria, por edhe barazia me burrin. Edhe ato pak gra të zëna në punë,
diskriminohen rëndë në pagë e kudo.
Analfabetizmi e injoranca sundojnë sidomos mbi gruan te ne. Ligjet e zakonet e vjetra
fetare, patriarkale e feudale, shtypin pa mëshirë personalitetin e gruas, ndjenjat dhe
dëshirat e saj në gjithë jetën. Edhe pse e shtypur dhe e shfrytëzuar egërsisht, gruaja
shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, i ka ruajtur dhe i ka zhvilluar cilësitë e saj të
larta, si patriotizmin, trimërinë, ndershmërinë, thjeshtësinë, zgjuarsinë etj., cilësi këto që
e karakterizuan gruan shqiptare në shekuj.
Liria dhe barazia e vërtetë e gruas shqiptare në Kosovë dhe krahinat tjera shqiptare në
Jugosllavi, janë të lidhura ngushtë me çlirimin nacional dhe shoqëror të popullit tonë në
këto krahina…
Pa lirinë e vërtetë të popullit tonë të robëruar në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi nuk
mund të fitojë as gruaja lirinë dhe barazinë e vërtetë dhe pa pjesëmarrjen aktive të
gruas në luftën çlirimtare, nuk mund të fitohet liria.” 31
Inteligjencia e re e Kosovës, duke qenë kryesisht me origjinë fshatare, duke qenë e
ndjekur dhe e persekutuar në fushatën e përgjithshme antishqiptare kundër çdo vlere të
kombit tonë, përbënte forcën drejtuese të LKSH. “…pjesa më e madhe e inteligjencies
sonë, ashtu si gjithë populli, shtypet e shfrytëzohet, rrjedh nga masat e varfra të popullit
tonë dhe në përgjithësi është përparimtare e revolucionare. Kjo inteligjencë ndjen në
kurriz barrën e robërisë kombëtare e padrejtësitë shoqërore. Asaj jo vetëm nuk i
sigurohet liria e krijimtarisë përparimtare e revolucionare, por regjimi nuk i siguron as
punë.
Inteligjencës sonë përparimtare e revolucionare, po i bëhet gjithnjë e më e qartë se liria
e vërtetë edhe për të, arrihet vetëm me çlirimin e vërtetë të gjithë popullit tonë të
robëruar…” 32 -thuhet në program.
Në pjesën e tretë, paraqitet qëllimi programor i organizatës për çlirim dhe bashkim
kombëtar. Në këtë pjesë, midis të tjerash thuhet: “Aspiratat e popullit tonë për liri,
pavarësi dhe bashkim kombëtar, janë të vjetra. Lufta e popullit tonë për t’i realizuar këto
aspirata përbën faqe të lavdishme të historisë së tij… Populli ynë ka luftuar, lufton dhe
është i vendosur të luftojë gjer në realizimin e plotë të këtyre aspiratave.

30 Po aty, f. 30, 31.
31 Po aty, f. 31.
32 Po aty, f. 32.

10
Duke u nisur nga këto aspirata… të futemi thellë në masat, t’i bëjmë ato të
ndërgjegjshme për revolucion, t’i bashkojmë, t’i organizojmë e t’i udhëheqim në
revolucionin e armatosur, me të cilin populli ynë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, do të
fitojë lirinë e vërtetë kombëtare dhe të drejtën për t’u bashkuar me shtetin shqiptar. Ky
revolucion do të heqë qafe njëherë e përgjithmonë robërinë shekullore të popullit tonë
dhe do t’i shkatërrojë shtypësit e shfrytëzuesit…” 33
Në pjesën e katërt i bëhet një paraqitje dhe analizë armikut të popullit shqiptar me të
cilin përballeshin LKSH dhe populli i robëruar, prandaj thuhej: “Në luftën e tij, populli ynë
ka të bëjë me një armik të egër i cili nuk i lëshon me vullnet e lehtë trojet tona të
okupuara. Prandaj, vetëm forca e bashkuar…do të jetë në gjendje të kryejë me sukses
revolucionin e armatosur popullor mbi revizionistët robërues dhe tradhtarët e vendit…” 34
Aty për herë të parë shtrohet nevoja për bashkimin në luftë, jo vetëm të të gjitha
shtresave të shoqërisë, por edhe e organizatave çlirimtare të LKSH në një fronte të
vetëm, unik e të gjerë, duke vënë në funksion gjithë potencialin kombëtar në përballje
me një nga fuqitë më të mëdha ushtarake e policore të Evropës, siç ishte Jugosllavia.
Para veprimtarëve profesionistë që tashmë kishin një përvojë të gjatë organizative e të
formimit revolucionar, dokumenti parashtronte detyrat imediate për ta dhe për partinë që
synohej të dilte nga kjo organizatë, si në vijim:
Të jenë trashëgimtarë të traditave të shkëlqyera patriotike, demokratike e revolucionare
të popullit tonë; ta kenë një program të qartë të veprimit revolucionar rreth të cilit të
mobilizohen masat; të përcaktojnë strategjinë e përgjithshme revolucionare dhe ta
kombinojnë drejt atë me detyrat e ditës dhe me taktikat e zhdërvjellëta revolucionare, në
shërbim të kësaj strategjie; të bëjnë punë të vazhdueshme e sistematike për edukimin
e kalitjen revolucionare të radhëve dhe të shtrihet veprimtaria në të gjitha viset e
Kosovës dhe në krahinat shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi; të luftojnë kundër
koncepteve e praktikave të djathta të oportunizmit e revizionizmit, kundër reduktimit të
veprimtarisë vetëm në luftën për disa rivendikime të pjesshme, duke lënë në harresë
objektivin kryesor, nga një anë dhe nga ana tjetër, të luftojnë edhe kundër rrezikut të
qëndrimeve ekstremiste të majta, për të rendur përpara, pa marrë parasysh nivelin e
ndërgjegjes e të përgatitjes së masave për luftë e revolucion; të jenë kritikë e
autokritikë, kolegjialë dhe përgjegjës, të disiplinuar dhe konspirativë; të karakterizohen
nga një unitet mendimi e veprimi dhe të mos i ndajnë fjalët nga veprat; t’i japin rëndësi
të dorës së parë aksioneve revolucionare; të jenë të lidhur ngushtë me masat; të
krijojnë organizata të masave nën udhëheqjen e tyre dhe të krijojnë e të udhëheqin
frontin, si organizatë politike të masave të gjera; të zotërojnë të gjitha format e metodat
e luftës, të dinë t’i kombinojnë njërën me tjetrën dhe në përshtatje me ndryshimet që
ndodhin të jenë të aftë të zëvendësojnë shpejt një formë lufte me një tjetër; revolucionin
e armatosur ta konsiderojnë si formë më të lartë dhe të domosdoshme të luftës; të
kombinojnë drejt organizimin e veprimtarinë legale me atë ilegale etj. 35

33 Po aty, f. 32.
34 Po aty, f. 32, 33.
35 Po aty, f. 33, 34.

11
Në pjesën e pestë dhe të fundit paraqiten disa nga qëndrimet parimore të organizatës,
si:
“Grupi ynë Marksist-Leninist, besnik ndaj interesave të larta të klasës punëtore dhe të
çlirimit kombëtar të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, lufton dhe do të
luftojë pareshtur kundër revizionistëve robërues të popullit tonë dhe shërbëtorëve të
tyre, tradhtarëve shqiptarë, që shtypin e shfrytëzojnë popullin tonë.
Grupi ynë lufton kundër borgjezisë shoviniste robëruese serbe e jugosllave, e cila mban
të robëruara trojet tona, por jo kundër popujve vëllezër jugosllavë, të cilët po ashtu
shtypen e shfrytëzohen nga revizionistët titistë.
Populli ynë si në të kaluarën edhe sot e në të ardhmen, nuk do t’i bjerë në qafë asnjë
populli, ai ka luftuar, lufton e do të luftojë për çlirimin e vet kombëtar e për të drejtat e
veta.
Lindja e Grupit tonë është e lidhur ngushtë me këto interesa dhe me këtë luftë të
popullit tonë…Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe me siguri do të fitojë.” 36
Pjesë e programit të GRK-OMLK duhet konsideruar edhe kryeartikulli inaugurues i
organit të saj të shtypit LIRIA, me titull “Liria” që në fakt ishte programi i këtij organi të
mirënjohur me ndikim të fuqishëm ndër qytetarët shqiptarë të Kosovës e më gjerë. Ky
program i shtypit klandestin çlirimtar u shkrua në gusht të vitit 1980, sepse planifikohej
që LIRIA të fillonte botimin më 25 të atij muaji, në përvjetorin e Gazetës “Zëri i Popullit”
të Shqipërisë, por botimi u shty për arsye sigurie më 1 tetor 1980, kur doli në dritë numri
i parë i Lirias. Në vijim sjell disa pjesë nga ky shkrim programor.
“…populli shqiptar në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ka luftuar vazhdimisht dhe lufton pa
pushuar, në forma të ndryshme, kundër pushtuesve të sotëm revizionistë, për çlirim
kombëtar e shoqëror. Kjo luftë do të rritet gjithnjë e më shumë, do të zgjerohet e
thellohet çdo ditë, do të marrë zjarr, do t’i djegë në flakën e saj armiqtë dhe tradhtarët
dhe do t’i sjellë fitoren e sigurt popullit tonë, lirinë e ëndërruar në shekuj…
Organi ‘Liria’ po del me qëllim që ta ndihmojë këtë luftë të popullit tonë për të drejta e
liri…
‘Liria’ do të jetë një tribunë e vërtetë e popullit që ka për qëllim të ndihmojë bashkimin e
gjithë popullit në luftë kundër pushtuesve dhe tradhtarëve.
‘Liria’ do të luftojë pa mëshirë kundër armiqve të popullit tonë dhe do të demaskojë
propagandën e poshtër, demagogjike e mashtruese të tyre.
‘Liria’ do t’i tregojë popullit qartë cilët janë armiqtë e vërtetë të tij, kush i rrëmbeu lirinë,
kush e vrau dhe e mashtroi, kush e dëboi nga vatrat e veta, kush e varfëroi dhe e çoi në
këtë gjendje të mjeruar, kush i përplas nëpër burgjet e errëta jugosllave bijtë e tij, kush e
shtyp dhe e shfrytëzon kaq egërsisht dhe do t’i tregojë cila është rruga e shpëtimit nga
robëria e tmerrshme.
‘Liria’ do t’i mbrojë me guxim interesat e popullit tonë të robëruar para çdo armiku.
‘Liria’ jonë do të jetë gjithë jetën tribunë e së vërtetës, e drejtësisë dhe zëri i lirisë së
vërtetë të popullit tonë.

36 Po aty, f. 34.

12
‘Liria’ do të punojë e luftojë me vullnet të hekurt për edukimin dhe kalitjen e popullit me
një patriotizëm të flakët e revolucionar.
‘Liria’ do të ngrejë lart me krenari traditat e shkëlqyera luftarake të së kaluarës së
lavdishme të popullit tonë, përpjekjet e luftërat e tij për liri e bashkim kombëtar.
‘Liria’ do të pasqyrojë urrejtjen e madhe që ka mbushur gjokset shqiptare kundër
regjimit shtypës e shfrytëzues, luftën e popullit që bëhet në forma të ndryshme kundër
këtij regjimi, do t’i sqarojë masat mbi gjendjen brenda vendit si dhe do t’i orientojë ato
në situatat e ndryshme…
Këtë mision ka ‘Liria’ jonë.” 37
b. Programi minimum
Në maj të vitit 1981, Komiteti Drejtues i OMLK-së hartoi dhe shpërndau dokumentin
“Tezat rreth Frontit për Republikën e Kosovës”, si program minimum të kryengritjes së
atij viti dhe të një fronti të përbashkët të organizatave të LKSH. OMLK qëllimet e saj i
kishte zbritur në program minimum që e sintetizonte parulla “Kosova-Republikë”, por pa
hequr kurrë dorë nga programi i saj maksimum për bashkimin kombëtar. Ky ndryshim
ndodhi për disa arsye, disa nga të cilat po i shënojmë në vijim.
1. Në kontekstin historik ndërkombëtar dhe rajonal bashkimi kombëtar i shqiptarëve,
sikur edhe sot, nuk mund të realizohej shpejt, prandaj duhej kaluar nëpër disa faza
taktike në kuadër të strategjisë së bashkimit kombëtar. Taktika e shtetësisë së Kosovës
dhe strategjia e bashkimit kombëtar nuk ishin në kontradiktë, por e para i shërbente të
dytës.
2. Më shumë nga inercioni i demonstratave të vitit 1968, parulla qendrore edhe e
kryengritjes së vitit 1981 ishte “Kosova-Republikë”.
3. Avancimi i statusit politik të Kosovës nga krahina në republikë do të thoshte, nga
pjesë përbërëse e Serbisë, të ndahej prej saj ku ishte aneksuar dhunshëm, që të kishte
shtetësinë e vet. Kjo e arritur ishte shumë e rëndësishme, sepse çështja më e rëndë
dhe e ndërlikuar ishte shkëputja e Kosovës nga kthetrat serbe. Me këtë akt Kosova
automatikisht fitonte të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje, sikur republikat tjera
te Federatës jugosllave.
4. Shqiptarët në Jugosllavi ishin populli i tretë për nga madhësia, pas Serbisë dhe
Kroacisë, megjithatë nuk njiheshin as si popull a komb, por kombësi, një term eufemik
për minoritetin, prandaj nuk ishin të barabartë me popujt tjerë të Federatës. Barazia për
shqiptarët do të thoshte zhvillim, emancipim dhe përparim me çlirimin e energjive dhe
shfrytëzimin e pasurive të shumta mbi dhe nën tokë.
5. Avancimi i Kosovës në republikë në mos në germë, ishte në frymën e Kushtetutës së
Jugosllavisë, prandaj kishte më shumë gjasa të realizohej, po t’i shtrëngonte pak darët
Perëndimi.

37 Mehmet Hajrizi, “Liria”, kryeartikull i organit LIRIA, nr. 1, tetor 1980, Prishtinë.

13
6. Me Kosovën republikë nuk ndryshoheshin kufijtë shtetërorë të Jugosllavisë, të cilët
konsideroheshin të betonuar nga Konferenca e Helsinkit, nuk cenohej rendi botëror dhe
nuk kishte efekte zinxhirore në rajon.
7. Në kohën e Luftës së Ftohtë, e drejta e shqiptarëve për barazi dhe republikë kishte
më shumë mirëkuptim dhe solidaritet në plan ndërkombëtar, se sa e drejta për bashkim
kombëtar.
8. Natyrshëm Kosovën republikë duhej ta mbështetnin edhe Kroacia e Sllovenia të cilat
ishin në kontradiktë me Serbinë hegjemoniste, centraliste, etatiste e unitariste në
Federatë.
Republika e Kosovës do të ishte aleat i tyre besnik në objektivat liberale, demokratike
dhe decentraliste, ose edhe centrifugale.
9. Kosova republikë do të ishte kontribuuese e përshpejtimit të proceseve të
pavarësimit të republikave që do të ishte mirë për të gjitha njësitë e Federatës, duke
përfshirë edhe vetë Serbinë në afat të gjatë.
10. Republika e Kosovës dhe populli shqiptar i saj që nuk kishte asgjë të përbashkët me
popujt sllavë, do të ndikonte në dobësimin e ekskluzivitetit sllav dhe pansllavizmit në
Federatë.
Mbi bazën e këtyre arsyeve dhe interesave, por edhe me qëllim të zgjerimit të bazës
shoqërore të subjekteve politike e kombëtare të LKSH, OMLK e hartoi dhe e shpërndau
programin për Republikën e Kosovës dhe të Frontit Popullor, unik drejt realizimit të këtij
programi.
Dokumenti u titullua jo rastësisht “Teza rreth Frontit për Republikën e Kosovës”, duke
pasur parasysh se nuk ishte final dhe i pandryshueshëm. Për formën definitive të tij do
të kontribuonin, nëse nuk vuanin nga bajraktarizmi, edhe organizata tjera, para se të
bëhej dokument i përbashkët i bashkimit zyrtar të potencialit, fuqisë dhe vlerave të
LKSH.
Programi përbëhej prej gjashtë pjesëve, sipas çështjeve që shtroheshin në të.
Në pjesën I trajtohet kriza e të “sëmurës së Ballkanit”, siç quhej Jugosllavia, krizë kjo
që në Kosovë dhe viset tjera shqiptare merrte dimensione tragjike. Sikur në programin
maksimum edhe ky program i referohej të kaluarës së lavdishme historike të
shqiptarëve, por edhe shtypjes së egër e shfrytëzimit të tyre.
Naivisht ishte besuar në premtimin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë për t’ia njohur të
drejtën e vetëvendosjes popullit shqiptar në Jugosllavi, por krerët e saj si pa të keq i
tradhtuan ata duke ua mbytur në gjak të drejtat legjitime të tyre. “Populli i robëruar
shqiptar u bë objekt i një politike të egër shoviniste të shtypjes e shfrytëzimit të
pamëshirshëm, të dhunës, terrorit, shkombëtarizimit e gjenocidit të paparë. Çështja
kombëtare e popullit tonë mbeti një problem i pazgjidhur, një plagë e hapur që kërkon
shërim” – thuhet në Teza.
Pjesa II hapet me rezistencën e pashuar të shqiptarëve kundër regjimit pushtues,
vazhdon me kryengritjen paqësore të vitit 1981 dhe pastërtinë e saj e karakterin
paqësor. Në program thuhet: “Lëvizja revolucionare e pranverës së këtij viti, është
vazhdim i drejtpërdrejtë i luftës së pandërprerë të popullit tonë për liri, dëshmi e ngritjes
së saj në një shkallë akoma më të lartë.

14
Grevat dhe demonstratat e mëdha të pranverës nuk kishin aspak karakter shovinist,
irredentist, reaksionar e kundërrevolucionar, siç po përpiqet t’i paraqesë ato
propaganda jugosllave. Ato ishin pasojë e gjendjes së padurueshme në të cilën ndodhet
populli ynë, i shtypjes dhe shfrytëzimit të egër kolonial e kapitalist që ushtrohet mbi
masat tona punonjëse. Me anë të këtyre demonstratave dhe grevave, populli ynë kërkoi
kushte më të mira, të drejtat e mohuara kombëtare dhe demokratike, dhe në mënyrë të
veçantë kërkoi që Krahinës Autonome të Kosovës t’i njihej statusi i republikës brenda
Federatës jugosllave.”
Në vazhdim shpjegohen arsyet e shpërthimit të kryengritjes dhe qëllimet e kërkesat e
saj si dhe sukseset që ka arritur, si politizimi e mobilizimi i masave, fryma luftarake dhe
patriotike e tyre, demaskimi i regjimit pushtues, popullarizimi në botë i çështjes
shqiptare etj.
Në pjesën III demaskohet politika antishqiptare dhe kundër LKSH e shovinizmit serb
dhe shtrohet detyra para lëvizjes çlirimtare në Kosovë, bashkimi imediat në një front për
Republikën e Kosovës.
Në pjesën IV paraqiten qëllimet e Frontit për Republikën e Kosovës, si çlirimi nga
Serbia, konstituimi i shtetësisë së Kosovës brenda Federatës, barazimi i shqiptarëve
me popujt tjerë në Jugosllavi, zhvillimi ekonomik e kulturor dhe afirmimi kombëtar i
popullit shqiptar etj.
Në pjesën V paraqiten format dhe mjetet e luftës për arritjen e qëllimeve të Frontit,
nevoja bashkimit aty i të gjitha shtresave të shoqërisë, pavarësisht nga bindjet politike,
dallimet klasore, fetare e krahinore dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së koalicioneve.
Fronti në dokument ofrohet si shtëpi e përbashkët e të gjitha grupeve dhe organizatave
klandestine çlirimtare të shqiptarëve, pavarësisht a ishte qëllimi i fundit republika brenda
Federatës, apo bashkimi kombëtar. Fronti i kishte dyert e hapura për të gjithë
shqiptarët, kudo të ishin në Kosovë, republikat jugosllave apo në mërgatë. Fronti do të
ishte kundër Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe levave të saj, kundër tradhtarëve të
popullit shqiptar, kundër grupeve e organizatave fashiste, terroriste e anarkiste dhe
agjenturave të brendshme dhe të jashtme.
Në pjesën VI dhe të fundit, Tezat përcaktonin format e organizimit dhe të luftës së
Frontit dhe kombinimin e tyre sipas situatave dhe strategjisë. Në teza kërkohej thellim i
marrëdhënieve me Shqipërinë dhe kundërshtohej armiqësimi me popujt jugosllavë.
Në fund OMLK bënte thirrje për bashkim në Front të subjekteve të LKSH dhe të
qytetarëve të ndershëm e patriotë. Thirrja përfundon me këtë pasus: “Forca jonë
qëndron në unitetin tonë. Sa herë që populli ynë ka bashkuar armët dhe zemrat në një
front të vetëm, ai ka arritur të mposhtë dhe të mbulojë me turp armiq shumë herë më të
mëdhenj dhe më të armatosur. Këtë e dëshmojnë luftërat legjendare të Skënderbeut, e
dëshmuan lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, epopeja e lavdishme e Luftës
Antifashiste Nacionalçlirimtare, e dëshmojnë edhe grevat dhe demonstratat heroike.
Në luftë për të drejtat tona, gjatë kësaj pranvere, pavarësisht se cilës organizatë i
takonim, ne u lidhëm sup me sup dhe si shokë e vëllezër të vërtetë luftuam, u
përleshëm e u gjakosëm me armiqtë dhe tradhtarët e urryer të popullit tonë. Tani para
nesh shtrohet detyra që këtë bashkim të paparë që arritëm në luftën tonë, ta ruajmë e

15
forcojmë më tej, ta bëjmë të organizuar, të qëndrueshëm, të pathyeshëm e të
përjetshëm.
Bashkimi bën fuqinë. Bashkimi është imperativ i kohës. Të bashkuar dhe të lidhur si
vëllai me vëllain, ne jemi më të fuqishëm se të gjithë armiqtë tanë, të bashkuar ne jemi
të pamposhtur.
Vetëm të bashkuar si grusht i vetëm në Frontin Popullor për Republikën, ne do të
arrijmë fitoren tonë, lirinë tonë.”
Tezat u shpërndanë brenda dhe u dërguan edhe në mërgatë ku u pritën mirë nga Jusuf
Gërvalla 38 dhe veprimtarë të tjerë në Gjermani e Zvicër.
Duke trajtuar drejtësinë dhe pastërtinë e luftës për Republikën e Kosovës në
kryengritjen e vitit 1981, organi Liria i OMLK-së në një kryeartikull tjetër, të shpërndarë
edhe në formë trakti, shkruante: “Populli ynë po e vazhdon luftën e tij në forma të
ndryshme, dhe do ta vazhdojë atë deri në realizimin e plotë të kërkesave dhe aspiratave
të tij… Populli ynë nuk dëshiron luftë e gjakderdhje. Prandaj, kërkesat e tij i bëri në rrugë
paqësore. Por, udhëheqja shoviniste e Beogradit me qëllim që ta frikësojë atë, këtyre
kërkesave iu përgjigj me dhunën dhe terrorin më të egër fashist. Por, ajo duhet ta dijë
mirë dhe ta mbajë parasysh se masat e dhunës policore dhe ushtarake që u ndërmorën
e po vazhdojnë akoma, vrasjet, burgosjet masive dhe torturat çnjerëzore, kërcënimet e
vazhdueshme me tanke, aeroplanë e masa të ashpra ligjore, jo vetëm që nuk e
frikësojnë popullin tonë, por e zemërojnë dhe e egërsojnë atë edhe më shumë, jo vetëm
që nuk mund ta qetësojnë, por e detyrojnë që, për realizimin e kërkesave (nga të cilat
nuk lëviz dot), të mendojë edhe në rrugë dhe me mjete të tjera… Është e qartë se
demonstratat ishin popullore, se me demonstruesit ishte i gjithë populli, se populli kishte
dalë të kërkonte në mënyrë paqësore të drejtat e tij, ndryshe nuk do të ndaheshin aq
lehtë armiqtë që guxuan ta sulmojnë me armë popullin e paarmatosur…
Me qëllim të armiqësimit të popujve jugosllavë me popullin tonë, klika shoviniste e
Beogradit mundohet t’i paraqesë demonstratat e Kosovës dhe sidomos kërkesën për
republikë si ‘sulm të drejtuar kundër popullit serb, malazez, maqedonas dhe popujve të
tjerë të Jugosllavisë’… Populli i Kosovës, që kurrë në historinë e tij nuk u ka rënë në
qafë popujve të tjerë, as tani nuk do të lejojë asnjë shfaqje të nacionalizmit e shovinizmit
ndaj popullsive joshqiptare në Kosovë. Atë që mund ta bëjnë të tjerët, nuk e bën kurrë
shqiptari… Gjatë demonstratave jo vetëm që nuk u hodh asnjë parullë kundër popujve
të tjerë, po përkundrazi, më se një herë u theksua qartë dallimi mes popujve jugosllavë
e krerëve të tyre shovinistë dhe revizionistë… Në këto momente historike, çdo shqiptar i
ndershëm, çdo punëtor, fshatar, student, nxënës, intelektual etj., duhet të mendojë thellë
dhe me përgjegjësinë më të madhe për fatet e popullit dhe për qëndrimin e tij në këtë
situatë… Lufta për liri është detyrë dhe nder për çdo shqiptar të ndershëm… 39
Programi i çdo organizate çlirimtare është i lidhur ngushtë me statutin e saj, përmbajtja
e të cilit varet nga objektivat programore. GRK-OMLK, nuk kishte hartuar këtë
dokument me S të madhe, por rregullat dhe normat statutore të organizimit dhe të

38 Faridin Tafallari, Terror, dhimbje, qëndresë, Eurorilindja, Tiranë, 1997, f . 38,39.
39 Hydajet Hyseni, Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe do të triumfojë, Liria nr.3, maj 1981.

16
strukturimit, të drejtat që burojnë nga demokracia e brendshme e saj dhe obligimet e
përgjegjësitë etj., i kishte në një varg materialesh për përdorim të brendshëm të
anëtarëve të saj. Në një letër dërguar të gjithë anëtarëve të organizatës, e vitit 1978, e
cila u gjet këto kohët e fundit, shkruan: “Në materialet e Grupit tonë janë përcaktuar
normat e parimet të cilat rregullojnë jetën e brendshme të tij. Të gjitha celulat duhet t’i
analizojnë këto materiale, të nxjerrin udhëzimet e orientimet dhe të caktojnë detyrat për
zbatimin e tyre në jetën e Grupit.” 40
Në çështjet statutore përcaktoheshin format e veprimtarisë, klandestine dhe të hapur,
por duke qenë vigjilentë ndaj dekonspirimit; disiplina e rreptë dhe konspiracioni i thellë;
metodat dhe mjetet e veprimtarisë që nga ato politike deri te lufta e armatosur; kriteret e
vlerësimit gjatë pranimit të anëtarëve të rinj; puna edukuese e përgatitjes për veprimtari
çlirimtare në kushte të vështira; figura morale dhe patriotike e politike e anëtarëve;
atdhedashuria, ideali i lartë i lirisë, besnikëria, vullneti i hekurt, vendosmëria e qëndresa,
guximi e fryma e sakrificës deri në vetëmohim; uniteti i radhëve dhe solidariteti, kujdesi
për bashkëveprimtarët dhe puna e pareshtur për ngritjen personale e kolektive
intelektuale e kulturore etj. Në njërën nga letrat që drejtuesi i organizatës ua drejtonte të
gjithë anëtarëve të saj thuhej: “Në radhët tona nuk kanë vend arrogantët e prepotentët,
karrieristët e megalomanët, oportunistët e servilët e të tjerë si këta. Shokët tanë duhet
të jenë modestë, punëtorë të palodhshëm dhe të disiplinuar, të ndershëm dhe të
sinqertë, besnikë e të gatshëm t’u ndihmojnë gjithanshmërisht dhe në çdo situatë
shokëve. Radhët tona duan njerëz, jo të rehatisë mikroborgjeze e pasivë, por njerëz të
iniciativës dhe entuziazmit, të gatshëm të shkojnë në aksionet më të vështira, në punët
më të rënda, dhe që janë të gatshëm për çdo sakrificë, kur atë e kërkon interesi i
popullit…
Çdo shok i radhëve tona, duhet të qëndrojë në lartësinë e detyrave, t’u përgjigjet me
vetëmohim atyre dhe të jetë konsekuent në zbatimin e vendimeve. Çdo shok i radhëve
tona duhet të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në të gjitha kushtet. Janë
shokë të mirë, jo ata që heshtin e qëndrojnë indiferentë, por ata që diskutojnë, shfaqin
mendimin e tyre për të gjitha problemet pa ndrojtje dhe kritikojnë hapët çdo të metë dhe
gabim që vërejnë në punën e vet dhe të shokëve. Janë shokë të mirë, jo ata që fusin
konfuzion te shokët, por ata që ruajnë dhe forcojnë unitetin e Grupit, jo ata që bëjnë
ndarje e grupazhe, por ata që e mbrojnë me çdo kusht Grupin tonë nga përçarësit, ata
që ruajnë me vigjilencë të lartë pastërtinë e radhëve tona. Në radhët tona nuk duhet të
ketë ndjenjë katastrofe, disfatizmi, luhatjeje e pasigurie, por, bindje të patundur në
fitoren e sigurt. Shokët e radhëve tona nuk duhet të vuajnë nga gjaknxehtësia dhe
rrëmbimet e çastit, por, duhet të kenë qëndrim të matur në çdo punë e të kenë durim e
logjikë të shëndoshë. Njerëz me cilësi të tilla i duhen radhëve tona.“ 41
Anëtari i organizatës me vullnetin e lire aderonte në radhët e saj, sikur që mund edhe
të dilte pa u penguar, por mbahej përgjegjës nëse e denonconte atë te organet e
regjimit pushtues. Ai ishte i barabartë midis të barabartëve me të drejtën e mendimit
40 Mehmet Hajrizi, Letër të gjithë anëtarëve të Grupit, (1978).
41 Mehmet Hajrizi, Letër të gjithë shokëve, botuar te përmbledhja e GMLK, me titull “Materiale”, dhe te libri
dokumentar „Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës (Instituti i Historisë, Prishtinë).

17
dhe fjalës së lirë, të diskutimit të hapur dhe ndryshe, para se të vendosej për një çështje
apo aksion. Anëtari kishte të drejtë vetiniciative në veprim, por në pajtim me këto
rregulla e norma dhe me përcaktimin programor të organizatës. Vendimet ishin të
obligueshme për të gjithë.
Anëtari kishte të drejtë të zgjidhte dhe të zgjidhej në instancat e organizatës, deri në
krye të saj. Ai kishte të drejtë të informohej për çdo zhvillim të organizatës së tij, deri në
kufijtë e konspiracionit. Secili anëtar ishte i obliguar t’i ruante dhe kultivonte vlerat e
traditës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nderin dhe figurën morale e patriotike të
veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të organizatës. Organizata vetëfinancohej
vullnetarisht nga anëtarët e saj, vetëm për shpenzimet e materialit të veprimtarisë dhe
për ndonjë ndihmë të familjeve në nevojë të veprimtarëve të burgosur.
Organizata e kishte të rregulluar strukturën organizative me organet drejtuese që nga
baza (celulat treshe), Komiteti i Studentëve, komitetet lokale, Komiteti Ekzekutiv dhe
deri te Komiteti Drejtues, organi më i lartë politik dhe përfaqësues. Funksioni i
udhëheqësit të organizatës ishte emërtuar thjesht Sekretar. Zgjedhjet e organeve, duke
përfshirë edhe sekretarin, bëheshin me votim. Po kështu merreshin edhe vendimet.
Brenda secilit organ ndaheshin përgjegjësitë specifike funksionale. Organe si
konferenca, apo kuvendi nuk mund të mblidheshin për arsye sigurie dhe konspiracioni.
Organizata mbante kontakte dhe komunikim me udhëheqjen shqiptare në Tiranë,
nëpërmjet të zyrtarëve të ndryshëm, por këto konsideroheshin si sekret i lartë, prandaj
vetëm pak anëtarë të Komitetit Drejtues ishin në dijeni të tyre.
Veprimtaria e organizatës zhvillohej brenda, në të gjitha viset shqiptare të pushtuara
nga Jugosllavia, por edhe jashtë atdheut, në botën demokratike perëndimore.
Veprimtaria e organizatës ishte thellësisht e karakterit nacionalçlirimtar.
Organizata kishte shtypin e vet klandestin me organet e shtypit “Zëri i Kosovës’,
“Pararoja”, “Liria” dhe me traktet politike, materialet analitike, botimet e veçanta etj.

c. Karakteri programor i GRK-OMLK
Kundërshtarët, akuzuesit dhe persekutorët e GRK-OMLK, por edhe të grupeve e
organizatave të tjera çlirimtare me epitete të majta, sipas nevojave të tyre të politikës
ditore, dikur i quanin organizata kundërrevolucionare, antikomuniste, të lidhura me
reaksionin e jashtëm perëndimor, nacionaliste, irredentiste etj., kurse veten e mbanin
për komunistë, nxënës jo vetëm të Titos, por edhe të Marksit e Leninit. Kur komunizmit
që i kishte majmur i doli boja, ua lanë si plaf këtyre organizatave çlirimtare për ta
proklamuar veten demokratë liberalë dhe antikomunistë. Antikomunisti i vërtetë Vaclav
Havel thoshte: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist.
Papritmas aktakuzat e dikurshme penale ndaj “kundërrevolucionarëve” u rikualifikuan si
akuza ideologjike, mbasi LKSH nuk paskësh luftuar për çlirim kombëtar, por për
instalim të sistemit enverist e stalinist në Kosovë e në Jugosllavi (sic!).
Duke e riemërtuar LKSH si ideologjike ata vazhdojnë përpjekjet e denigrimit të saj dhe
të shpalljes si lëvizje antikombëtare. Djalli nuk shkon në kishë, jo se nuk e di ku është,

18
por nuk do, – thoshte Anton Çetta ynë. Edhe të zemëruarit me LKSH-në e akuzojnë
programin kombëtar të saj, jo pse nuk e dinë çfarë ka në brendinë dhe praktikën e tij,
por nuk duan ta pranojnë. Fati është që nga persekutorë, tani janë vetëm propagandistë
që e abuzojnë lirinë e fjalës.
Por e vërteta mbetet e paprekur dhe e pamohueshme në dokumente, si fakte materiale
historike, të ruajtura në arkiva, në literaturë dhe në kujtesën e dëshmitarëve të praktikës
së trajtimit të LKSH nga UDB dhe regjimi pushtues serb e jugosllav.
Po, përse një lëvizje e karakterit thellësisht nacionalçlirimtar mbante epitete të tilla
komuniste, si arna ideologjikë që nuk i shkonin stofit nacionalçlirimtar? Në një rast tjetër
autori i këtyre radhëve është përpjekur të përgjigjet. Kjo pyetje dëgjohet shpesh dhe
çdo përgjigje meritore të kthen në kohën e veprimtarisë së saj, për ta vendosur
çështjen në kontekstin historik.
Fillimisht duhet thënë se organizimi në Shqipëri i Luftës Nacionalçlirimtare, që për
veprimtarët e kohës, në saje të literaturës që vinte nga Shqipëria, ishte në detaje e
njohur, u bë modeli më i afërt, për ta zbatuar në kushtet e çlirimit të Kosovës. Atje ka
pasur një Front Nacionalçlirimtar, që bashkonte forcat antifashiste të bindjeve të
ndryshme politike, por Partia Komuniste në të ruante rolin hegjemon. Veprimtarët
kosovarë kishin filluar këtë rrugë, me ngritjen fillimisht të pararojës së luftës së
ardhshme çlirimtare. Por, në mënyrë të veçantë duhen theksuar disa momente, që
lidhen me kohën dhe fëmijët e saj. OMLK ishte pjesë e Lëvizjes Kombëtare të Kosovës
dhe tërë përmbajtja e karakteri i programit të saj politik ishin nacionalçlirimtare, kurse
objektivi historik ka qenë bashkimi i kombit shqiptar, të ndarë padrejtësisht. Siç mund të
shihet edhe nga dokumentacioni i mjaftueshëm i asaj kohe, programi i OMLK-së i
qëndronte besnik, në frymë e në germë, deri në presje programit kombëtar të Lëvizjes
çlirimtare të Kosovës. Atdheu mëmë, të cilit duhej t’i bashkohej krahina e Kosovës, ishte
Shqipëria socialiste. Duke qenë edhe Kosova ‘socialiste’, veprimtarët e saj nuk
pretendonin të bëheshin bartës të dy revolucioneve, d.m.th. atij çlirimtar dhe pastaj një
tjetri demokratik, jo vetëm pse kishin bindje të majta politike, por edhe pse kjo do të
thoshte luftë qytetare brenda kombit shqiptar. Pjesa e bashkuar, sikurse edhe tërësia do
të ishin socialiste për kohën.
Së dyti, e vetmja literaturë për teorinë e revolucioneve, që kishin në duar veprimtarët e
atëhershëm, ishte ajo e marksizëm-leninizmit. Aty gjenin mësimet për rolin e
organizimit të masave në procesin e çlirimit kombëtar, për vetëvendosjen e popujve
dhe deri në rregullat e rrepta të organizimit ilegal etj. Kjo literaturë ishte me bollëk në
Jugosllavi, por në gjuhën shqipe sillej sidomos nga Shqipëria.
Së treti, e vërteta është që pikëpamjet e Marksit dhe gjithë drejtimi i mendimit të tij edhe
në shekullin XX, (sidomos pas Luftës së Dytë Botërore) ka pasur rëndësi shumë të
madhe për çlirimin e popujve dhe vendeve të kolonizuara.
OMLK konsideronte se Kosova mund të ndiqte këta shembuj për çlirimin e saj nga
kolonializmi serb e jugosllav. Lëvizja Kombëtare e Kosovës, ideologjinë marksiste që
ishte në modë atëherë, e ka përdorur si kulturë dhe mjet për çlirim, prandaj pjesëtarët e
saj nuk duhet konfonduar me pushtetarët që e përdornin, apo e keqpërdornin për diktat
dhe sundim. Marksizmi i Lëvizjes kishte karakter njerëzor dhe çlirimtar, kurse

19
Marksizmi i pushtetit kishte karakter sundues dhe totalitarist, që shkonte deri në
fashizëm.
Së katërti, Shqipëria propagandonte fuqishëm, jo vetëm brenda vendit, por edhe në tërë
botën ideologjinë dhe teorinë e marksizëm-leninizmit. Ndikimi i Shqipërisë, ndërkaq, ka
qenë shumë i fuqishëm te të rinjtë e Kosovës në vitet shtatëdhjetë, kur marrëdhëniet
midis saj dhe Kosovës ishin liberalizuar dukshëm, ndonëse me qëllime të caktuara dhe
të kundërta nga të dyja palët. Sidoqoftë, busulla e Kosovës kishte dy drejtime:
Beogradin e ‘mirë’ e ‘liberal’, ose Tiranën e ‘keqe’ e ‘tiranike’, siç mundohej t’i paraqiste
propaganda zyrtare në Kosovë. Të qenët enverist në atë kohë në Kosovë, përbënte pa
dyshim një ledh përballë tendencave të forta jugosllave për t’ia humbur identitetin dhe
për ta shkombëtarizuar shqiptarin e robëruar. Megjithatë, ishte e arritur e madhe që të
rinjtë po ia kthenin shpinën Beogradit sundues, për t’u orientuar kah Tirana, me
shpresën e mirë se ishte a do të ishte Piemonti i çështjes shqiptare. Kjo shpresë
mbështetej jo vetëm në besimin e mirë, por edhe në përvojën praktike të kohës, sepse
Shqipëria e mbronte Kosovën dhe çështjen e saj. Qëllimi i organizatës ishte që në
ndërmarrjen e saj historike të kishte jo vetëm pëlqimin, siç e kishte, por edhe
mbështetjen e Shqipërisë, cilido qoftë rendi i saj shoqëror.
Së pesti, kritika kundër sistemit socialist shtypës e shfrytëzues të vetadministrimit
jugosllav, që pretendonte të paraqitej me fytyrë njeriu, bëhej më përshtatshëm dhe më
bindshëm pikërisht nga pozitat e së majtës, por gjithashtu e majta politike, e cila
presupozonte një shtet social për shqiptarët e asaj kohe, dukej gjerësisht më e
përshtatshme, duke pasur parasysh varfërinë e theksuar të shqiptarëve. Duhet doemos
mbajtur parasysh edhe ndikimi i së majtës së vjetër e të re gjithandej kontinentit
evropian të asaj kohe.
Së fundi, në opinionin publik, por edhe intelektual, shkencor, politik e letrar, ekzistonte
bindja se forcat me orientim jo revolucionar brenda kombit, qofshin të kaluara ose
aktuale, ishin reaksionare, balliste, kolaboracioniste dhe kundërshqiptare. Regjimi mezi
priste që Lëvizja të orientohej nga e djathta politike për ta identifikuar me forca të tilla që
të siguronin kështu argumente shtesë dhe mbështetje të gjerë për ndjekjen dhe
dënimin drakonik të saj. Propaganda e pushtuesit përpiqej t’i ngjiste epitete të djathta e
reaksionare Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, me qëllim diskreditimin dhe
komprometimin e saj para vetë popullit shqiptar. Dëshmi e këtyre përpjekjeve janë
mediat zyrtare të kohës, aktgjykimet e gjyqeve dhe shumë shkrime publicistike,
shkencore e artistike. Orientimi nga demokracia perëndimore ndërkaq i organizatave
ilegale të kohës, veç ndjekjes nga regjimi pushtues, do të kthente kundër tyre edhe
urrejtjen e përbuzjen e vetë atdheut.
Letërsia shqiptare dhe arti në përgjithësi të asaj kohe, andej e këndej kufirit, virtytet më
të larta njerëzore ua atribuonin figurës së komunistit dhe luftës heroike që ata kishin
bërë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Mund të imagjinohet cili mund të ketë qenë ndikimi
i tyre te rinia e atëhershme.
Është e qartë si drita e diellit që veprimtarët e Lëvizjes së Kosovës, pavarësisht
emërtimeve dhe literaturës që lexonin, luftonin për të drejtat dhe çlirimin e popullit
shqiptar dhe jo për triumfin e një ideologjie në atdheun e tyre apo në botë. 42

20
Veprimtarët e këtyre organizatave me orientim të majtë nuk kanë arsye të ndjehen keq
për këtë, duke ditur angazhimin e tyre çlirimtar, aq më keq nëse përpiqen ta retushojnë
historinë.
Kushdo që i vështron këto fakte të kohës në kontekstin historik, kush kërkon thelbin e
programit kombëtar të LKSH së pas LDB, do ta ketë të qartë karakterin nacionalçlirimtar
dhe demokratik të saj, sepse ora e historisë binte dhe vazhdon të bie për bashkimin
kombëtar të shqiptarëve në trojet e veta etnike, autoktone. Ta (ç)vlerësosh LKSH-në
nga ndonjë epitet ideologjik të saj, është sikur ta vlerësosh karakterin e botëkuptimin e
njeriut nga çorapet që ka të mbathura, apo kapela që mban në kokë. Veprimtarët e
çështjes kombëtare thonë me të drejtë: Po, ne quheshim marksistë-leninistë dhe s'kemi
pse, as mundemi ta mohojmë, por zotërinj, pa shikoni pak horizontalisht cili ishte qëllimi
i luftës sonë, se dielli me shoshë nuk mbulohet. Nuk ka aktakuzë të veprimtarëve të
LKSH-së që nuk evidenton qëllimin e tyre për t'i çliruar viset e pushtuara shqiptare dhe
bashkimin e tyre me Shqipërinë, siç e pamë më lart edhe dokumentin e UDB-së.
Kurrkund nuk thuhet se dënohet veprimtari pse ishte marksist-leninist, por nacionalist,
irredentist, kundërrevolucionar, separatist etj.
4. Rëndësia historike e programit të GRK-OMLK
Organizata GRK-OMLK veprimtarinë e saj të gjatë e të dendur e zhvillonte sipas
objektivave afatshkurtra e strategjike programore dhe në mbështetje e zbatim rigoroz të
rregullave dhe normave organizative. Pjesë e programit dhe rezultate të tij ishin
padyshim, formimi intelektual, patriotik dhe revolucionar i veprimtarit; strukturimi
organizativ dhe sistemi i virtyteve; aksionet praktike në terren dhe ruajtja e veprimtarëve
e thyerja e mitit të të plotfuqishmes UDB; besimi në vete dhe bindja për fitoren;
solidariteti i së majtës, mbështetja te njëri-tjetri, efektet e punës me masat dhe zgjimi i
tyre gradual; traseja dhe binarët e rrugëtimit afatgjatë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare;
veprimi nga fshehtësia në skenën e hapur, nga radhët e organizuara me masat e gjera
dhe fronti i bashkuar me organizata të tjera.
Krahas qëllimit të fundit programor, organizata sipas situatave shtronte kërkesa për
çështje të veçanta të fushave të ndryshme të jetës, si përmirësimin e kushteve të punës
për punëtorët dhe të ardhurave të tyre; barazimin i studentëve me kolegët e tyre në
republikat jugosllave; përmirësimin e gjendjes së arsimit e të kulturës; avancimin e të
drejtave demokratike e kombëtare për shqiptarët dhe barazimin e tyre me popujt tjerë të
Federatës; njohjen e të drejtave të gruas shqiptare, të rinisë e fshatarësisë së varfër;
zgjerimin e marrëdhënieve me Shqipërinë; lirimin e të burgosurve politikë etj.
Pavarësisht këtyre kërkesave programore të veçanta, ose edhe të programit minimum
për Republikën e Kosovës e të pavarësisë, ajo kurrë nuk e ka devijuar kursin drejt
bashkimit kombëtar, si idealin dhe aspiratën historike të popullit shqiptar.

42 Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Botimet Toena, Tiranë, 2008, f.
97-100.

21
Organizata kundërshtonte diskriminimin e shqiptarëve; shfrytëzimin kolonial të Kosovës;
ndjekjen dhe persekutimin e shqiptarëve mbi bazë të përkatësisë kombëtare;
papunësinë dhe kurbetin; politikën shoviniste antishqiptare; statusin prej minoriteti të
shqiptarëve, ndonëse ishin populli i tretë për nga madhësia në Federatë; falsifikimin e
regjistrimit të popullsisë shqiptare dhe veprimet asimiluese ndaj tyre, dëbimin e
shqiptarëve nga trojet e veta e shumë forma të shtypjes e shfrytëzimit në Kosovë e në
viset shqiptare nën Jugosllavi.
Kjo veprimtari e larmishme dhe e përditshme zhvillohej hapur aq sa lejonin normat e
konspiracionit, por kryesisht fshehur në konspiracion të thellë, nëpërmjet të shtypit
klandestin.
Programi dhe veprimtaria GRK-OMLK kanë lënë gjurmë të thella në jetën dhe
rezistencën e shqiptarëve kundër regjimit gjakatar pushtues serb e jugosllav. Efekti i
drejtpërdrejtë i tyre ka qenë demaskimi i politikës shtypëse, shfrytëzuese e kolonialiste
serbe e jugosllave kundër shqiptarëve; zhdavaritja e reve mashtruese e iluzioniste për
kinse lirinë që gëzonte populli shqiptar nën sundim; ndërgjegjësimi i qytetarëve
shqiptarë për gjendjen në të cilën ndodheshin dhe për nevojën e rezistencës kundër
regjimit pushtues, duke përgatitur potencialin kombëtar, sidomos rininë shqiptare, për
veprime të hapura e konkrete, jo vetëm në barrikada, por edhe në frontin e luftës së
armatosur.
Sigurisht kjo veprimtari kishte shumë sfida, si përballja me një shtet dhjetëra milionësh,
me sistem të sofistikuar të sigurimit, konteksti i pafavorshëm ndërkombëtar dhe
jugosllav për çështjen e Kosovës, euforia e lirisë së rreme, sidomos pas reformës
kushtetuese jugosllave, ngjashëm me reformat e dikurshme xhonturke, mungesa e
mbështetjes së jashtme, nisja nga zero e shumë veprimtarive e papërvoja, mungesa e
mjeteve materiale, teknike dhe e bazave të sigurisë, rreziqet e vazhdueshme të
infiltrimit të UDB-së brenda organizatës dhe eventualisht përzgjedhjet e gabuara të
anëtarëve, por edhe shkelja e thyerja e normave të disiplinës e të konspiracionit nga
vetë veprimtarët etj.
Rëndësia historike e GRK-OMLK dhe programit të saj konsiston në shtypin klandestin
dhe shtrirjen organizative në të gjitha territoret e pushtuara shqiptare; në kultivimin e
vlerave më të mira të traditës së LKSH; në lidhjet me Shqipërinë; organizimin masiv të
mërgatës rreth ideve të lirisë; pjesëmarrjen e gruas në radhët e organizuara; në
kontributin përgatitor dhe organizativ të kryengritjes së vitit 1981; në përvojën e shkruar
që u shfrytëzua nga brezat vijues të Lëvizjes dhe në përgatitjen e Kosovës drejt luftës
së armatosur çlirimtare.
Organizata ka ndikuar fuqishëm për njohjen në plan ndërkombëtar të çështjes së
Kosovës dhe në lindjen e shumë organizatave tjera sipas programit dhe shembullit të
saj.
Studiuesja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Sabile Keçmezi-Basha ka shkruar:
“Organizata e cila pati më së tepërmi jehonë në qarqet e përgjithshme të popullatës
shqiptare dhe e cila kontribuoi që rrjedhat e shoqërisë ish-socialiste në Kosovë të
merrnin kah krejt tjetër, ishte pasardhësja e ‘Grupit Revolucionar’ që më vonë u

22
shndërrua në Organizatën Ilegale Shqiptare ‘Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës”
43
Nërkaq në studimin Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, për
këtë subjekt të LKSH thuhet: “Organizata mbrojti fuqishëm drejtësinë e luftës së popullit
të robëruar shqiptar dhe argumentoi kërkesën e ligjshme për Republikën e Kosovës;
Ajo arriti të ruajë dhe të shpëtojë masën më të madhe të anëtarësisë nga ndjekja dhe
burgosjet, që e bëri të mundur riorganizimin e tyre në faza të tjera të Lëvizjes; Kuadrot
e organizatës, të shpërndarë burgjeve jugosllave, duke qenë mirë të përgatitur,
teorikisht dhe politikisht ndikuan te të burgosurit tjerë shqiptarë, sidomos te të rinjtë që
burgun ta shndërrojnë në shkollë të vërtetë dhe prej tij të dalin si revolucionarë
profesionistë; Qëndresa prej prometeu e shumë prej veprimtarëve të organizatës nëpër
burgje u bë shembull edukimi i të rinjve shqiptarë dhe tmerr për armikun; Një nga vlerat
ekzemplare të radhëve të organizuara ishte fryma e lartë e solidaritetit, si në jetën
organizative, ashtu edhe në burg, që përbënte forcën e qëndresës kundër përpjekjeve
të autoriteteve për shkatërrim moral dhe fizik të të burgosurve shqiptarë;
Filozofia politike, mendimi i ri politik, analizat e thella të gjendjes dhe të situatave,
qartësia e perspektivës, ndërtimi i strategjisë dhe taktikave në shërbim të saj, ishin
shprehje e një pjekurie dhe kulture të lartë politike e kombëtare të radhëve të
organizatës; Gjithë veprimtaria e organizatës dhe sidomos Kryengritja e vitit 1981,
lëkundën themelet e Jugosllavisë si një kreaturë artificiale dhe si burg i popujve;
Dekada e veprimit të kësaj organizate mund të quhet Rilindje e Lëvizjes Kombëtare,
zgjim i madh shqiptar dhe fillim i fundit të robërisë së Kosovës;
Për më shumë se një dekadë organizata ngriti kuadro të guximshëm e të vendosur, të
përgatitur e të përkushtuar me besnikëri, shumë prej të cilëve qenë udhëheqës politikë
dhe ushtarakë në fazat e mëvonshme të Lëvizjes Kombëtare.“ 44
5. Përfundim
Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, programi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nuk kishte
ndryshuar në esencë; bashkimi dhe uniteti i tokave dhe i popullit shqiptar vazhdonte
aktualitetin dhe praktikën e veprimtarisë. Ky ishte objektivi historik edhe i organizatës
çlirimtare GRK-OMLK.
Rruga drejt qëllimit të organizatës dhe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përgjithësi,
nuk parashihej si proces evolutiv, por revolucion nacionalçlirimtar.
Ndryshe nga disa lëvizje çlirimtare në botë, për GRK-OMLK ishin të huaja konceptet
dhe praktikat sektare, anarkiste, oportuniste e terroriste. Ajo gjithashtu nuk kishte rënë
në batakun e shovinizmit, fashizmit, racizmit e ksenofobisë që e karakterizonin regjimin
pushtues në Kosovë. Lëvizja Kombëtare e Kosovës shquhej për pastërtinë e luftës,
legjitimitetin e qëllimeve, drejtësinë dhe programin çlirimtar, humanist e demokratik.

43 Dr.Sabile Keçmezi-Basha:Roli i revistës ‘Liria’ si zëdhënëse e kohës së vet, Epoka e re, Prishtinë, 13 prill 2006. F. 15
44 Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Botimet Toena, Tiranë, 2008 f. 318-319.

23
Me objektivat programore çlirimtare, demokratike dhe kombëtare, me normat dhe
rregullat organizative të GRK-OMLK-së ka qenë i përcaktuar obligimi që anëtari i saj,
vlerat e traditës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe figurën morale, patriotike e
revolucionare çlirimtare të organizatës t’i ruante, mbronte e kultivonte, jo vetëm brenda
radhëve të organizuara, por edhe te rinia shqiptare në veçanti dhe në shoqërinë tonë në
përgjithësi. Siç ka thënë Abdyl Frashëri i madh, vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e
jetës së njeriut.
Shumë ish-anëtarë të kësaj organizate klandestine çlirimtare këtë obligim normativ me
krenari e dinjitet e bënë parim të gjithë jetës së tyre, pa u dorëzuar para asnjë tundimi
dhe interesi material a karrierist që ta ndërronin si gjarpërinjtë lëkurën e tyre të
dikurshme të stinës patriotike, revolucionare e çlirimtare.
Do të përmend këtu vetëm disa nga figurat e shquara të GRK-OMLK që e mbyllën jetën
duke i përfaqësuar me integritet këto vlera sublime, me vulën e lavdisë e të sakrificës
supreme, si Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Naser Hajrizi, Asllan Pireva,
Bajram Bahtiri, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia, Xhevë Lladrovci, Isa Kastrati, Abdullah Tahiri,
Hafir Shala (i zhdukur i luftës nga forcat serbe) dhe Avdilgafurr Luma, të cilëve edhe në
këtë përvjetor jubilar të organizatës u përulemi me pietet, duke i mbajtur në piedestalin
e vlerave morale dhe luftarake të popullit tonë.
Më 3 mars të vitit 2023 u bënë plot pesëdhjetë vjet nga themelimi i kësaj organizate. Ky
jubile e gjeti Kosovën të lirë, të pavarur dhe të transformuar rrënjësisht.
GRK-OMLK tashmë i përket historisë, por veprimtaria e pareshtur, sistemi i tërë i
vlerave që përfaqësonte dhe rëndësia historike e saj, do të mbeten frymëzim i brezave
shqiptarë për atdhedashuri, mbrojtje të lirisë e ndërtim të paqes dhe për formim të rinisë
sipas virtyteve e vlerave sublime të traditës shqiptare, patriotike e çlirimtare.

24

REFERENCAT:
1. Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.
2. Xhabir Morina: “Identiteti kombëtar i Marksistë-Leninistëve të Kosovës, roli i tyre
në lëvizjen ilegale atdhetare të Kosovës dhe çështjen e Kosovës 1983-1985”
Ferizaj, 2009 (Dorëshkrim).
3. Hydajet Hyseni, Lufta e popullit tonë është e drejtë dhe do të triumfojë, Liria nr.3,
maj 1981.
4. Mehmet Hajrizi, Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981,
Botimet Toena, Tiranë, 2008.
5. Projektprogrami i OMLK-së,(e riorganizuar) prill 1985.
6. Redaksia e Çlirimit, Misioni i Çlirimit II, Eororilindja, Tiranë 1998.
7. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup: Ilegalja
shqiptare- pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë (Dokumente analitike të
Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë /1980-1986/,
1986) Vëllimi I, Shkup. 2023.
8. Statuti i organizatës Lëvizja për Çlirimin Kombëtar të Kosovës, cituar sipas Dr.
Sabile Keçmezi-Basha, te Organizata dhe grupe ilegale në Kosovë 1981-1989,
Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003.
9. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup: Ilegalja
shqiptare- pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë (Dokumente analitike të
Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë /1980-1987/,
1988), Vëllimi II, Shkup, 2023.
10. Mary Motesi, Kosova preludi i luftës 1966-1999, Alter Habitus-Instituti për
Studime në Shoqëri dhe Kulturë, në bashkëpunim me Redland Press, Prishtinë,
2017.
11. Programi i PKMLSHJ.

25
12. Dr. Sabile Keçmezi-Basha: Roli i revistës “Liria” si zëdhënëse e kohës së vet,
Epoka e Re, Prishtinë, 13 prill 2006. F. 15
13. Masar Stavileci, Apologji e çështjes shqiptare, Forumi i Intelektualëve Shqiptarë,
Prishtnë,1998.
14. Noel Malcom, Kosova një histori e shkurtër, Koha, Botimi i tretë, Prishtinë, 2011.
15. “Zëri i Kosovës” nr.1, shkurt 1974 (Arkivi i Kosovës).
16. Mehmet Hajrizi, Në rrugë drejt lirisë, Prishtinë, 1978.
17. Faridin Tafallari, Terror, dhimbje, qëndresë, Eurorilindja, Tiranë, 1997.
18. GRK-OMLK, botim i veçantë “Materiale”, Prishtinë, 1978.
19. Mehmet Hajrizi-Gani Sylaj, Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës,
Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e
Kosovës, Prishtinë, 2014.
20. Mehmet Hajrizi, Letër të gjithë anëtarëve të Grupit, (1978).