Kulturë\Letërsi

Mehmet Bislimi: Moshë dhe vite

ngarkuar mbi kurrizin tonë

vitet

për ditë po rritën

po shtohen

në kujtesën tonë mbetën

bëmat që ikën

bëmat që kalëruam

vite që nuk mund të peshohen

peripeci jete

që për ditë po shtohen

sa ishim të rinj e të fortë

nuk e vlerësuam kohën

kohën që na iku ndër duar

o zot sa jemi penduar

iku e nuk kthehet më

përballje e plasur në sfondin e verdhë

tek liria e shumëkërkuar

lini hapur

mos e mbyllni atë derë

kush di të qetësojë shpirtrat e trazuar

shpërndarë në qindra pjesë

mbi copat e prera të jetës

moshë dhe vite

si në ëndërr

kohë në ikje

njerëzit në pritje

për të parë njeri tjetrin në sy

me admirim a trishtim

ti mua

dhe unë ty

në udhëkryqet e kësaj bote

megjithatë nuk ishim vetëm dy

1 Maj 021

Postimet e fundit !