Lëvizja\UÇK

Agim Morina: Drenasi i Pranverës Shqiptare ’81

Në vjeshtën e vitit 1980 isha transferuar nga SHM e Lipjanit në atë të Drenasit (ish-Gllogocit), ku gjeta shoqet e shokët më të mirë të jetës sime. Aty, paralelisht me shkollën zyrtare (e cila aso kohe ishte degraduar skjshmërisht nga e ashtuqujtura reformë arsimi sipas konceptit “Shuvar”) po ndiqja mësimet dhe fitoja përvojat nga shokët që ishin organizuar vite më parë dhe legalisht e ilegalisht po përpiqeshin të përhapnin porositë që na lanë prisitë e kombit që nga Skenderbeu, rilindasit e deri tek bacë Adem Demaqi.

Pikërisht në prag të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me iniciativen e Komiteti Komunal të Drenasit, (ish-Gllogocit) Gjimanzit “Gjergj Kastrioti SKenderbeu”, i cili aso kohe konsierohej ndër më të miret në nivel vendi, ishte shëndrrurar në Qenderën e Meseme të Mësimit të Orientuar dhe i kishin ndërruar emrin e Skenderbeut me “Marshal Tito”!! Kështu që për të ndalur hovin e rritjes dhe frymes atdhedashëse të kësaj qerdhe të dijes, pushteti jugosllavë po perpiqej të ngriste një shkollë plotësisht në frymen “Tito-iste, atë të vëllazërim-bashkimit”, duke e promovuar Jugosllavin si atdheun e të gjitha kombeve dhe kombësisve.  Në fakt, kishte vite që kolonet serbo-malazezë kishin ikur, dhe Drenasi me rrethinë ishte pothauj i vetmi vend etnikisht i pastër në Kosovë. Të tmerruar nga ky  fakt, regjimi jugosllav, Drenasin e kishte futur nën kujdestarin e veçantë. Kështu që kreu i atëherëshëm i struktutave komunale, i ndihmuar edhe nga ato krahinore kishin ngritur si mison të tyre, “edukimin e të rinjëve në frymen e vëllazërim bashkimit dhe rrugës së shokut Tito”. Paralelisht me mësimin zyrtar kishin organizuar edhe të ashtuqujturën “shkollë politike”, të cilën po e ndiqnin një numër jo edhe i vogël nxënsish, kryesisht të familjeve të afërta me regjimin.  Në muret e sallës, ku po mbante mësim krey i Komitetit Krahinor dhe atij Komunal të LKJ, me shkronja të mdha ishte shkruar “Edhe pas Titos Tito” dhe secila orë edukimi në frymen jugosllave, fillonte me këngët “Shoku Tito ne ty të betohenmi …”. Këto britma neveritëse të regjimit pushtues edhe pse na therrnin në shpirt, na bënin që ditë e natë të punonim për të ngritur zërin e kundërtë, atë çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Në kundër venje të kësaj “shkolle ideologjike Titise”, profesor Mehemet Gjoshi më një grup nxënsish entuziast kishte nxjerrur revisten e historianeve të rinjë “Skenderbeu”, e cila secilin numër të saj e fillonte më thënien shpirtmadhe te Skenderbeut: “Lirin nuk u a solla unë, ate e gjeta në mes jush”. Aty nga nxënësit më të mirë të shkollës si; Xhevat Muqaku, Izet Ibrahimi, Ylbere Mala, Skender Ahmeti, Ganimete Demaku, etj., mund të lexoje shkrime për përsonalitetet më të shquara të kombit, si dhe pikëpamje e vështrime, ku unë që atëherë, nga ajo që pashë dhe kuptova nxora konkluzionet e dashurisë së zjarrtë për atdheun tim Shqipërinë dhe urrejtjen për shtetin okupues, Jugosllavinë. Këtë dashuri që mora për atdheun, as njëherë nuk me la të gaboja ose ligështohem para pushtuesit gjatë gjithë jetës sime.

Në këtë frymë kushtrimi e dashurie për atdheu na kishte zënë edhe Pranvera e viti 1981, klasa ime IV2, e cila për dy vite radhazi ishte shpallur më e mira. Kjo klasë përbehej nga nxenës, që paralelisht me librat e matematikës, kimisë, biologjisë, fizikës, përcillnin dorë me dorë edhe librat që aso kohe konisderoheshin të ndaluar, si: “Gjarpritë e gjakut”, “Shota e Azem Galica”, “Tradhtia”, “Kronikë në gurë”  dhe të ngjajshme dhe me një guxim të shkelqyer, po refuzonim idetë dhe pikëpamjet që po përpiqej t’i impononte kreu i “shkollës politike jugosllave”. Ata, kishin zgjedhur që në vendin e citateve nga veprat e Ivo Andriqit, Desanka Maksimoviqit, Jevrem Berkovoqit dhe autoreve tjerë serbo-jugosllavë, të cilet regjimi i kishte përfshirë në planprogramet mësimore të gjuhës dhe letrësisë shqipe, të citonin Naimin, Luigj Gurakuqin, Kadaren, Agollin, Demaçin, Sylejman Krasniqin, dhe rilindaseve tjerë, të cilet na mësonin se atdheu i shqiptarëve është Shipipëria.  Kështu që, marsi i vitit ’81, grupin e shokëve të mi: Izet Ibrahimin, Ymer e Rrahim Bardiqin, Skender Ahmetin, Skender Morinën, Bahtiar Loshin,  nuk na zuri të befasuar. Ne besonim se jemi të përgaditur, të kalitur dhe në nivel pergjegjëshmerie për t’iu bashkuar atij kushtrimi që ishte ngritur me 11 mars të vitit 1981 në Kosovë. Ne, po benim edhe të pa mundurën që behemi sa më shume dhe të jemi sa më të bashkuar.

Në mengjesin e së enjtës së 2 prillit 81, e luta Izet Ibrahimin, të cilin përveç që vepronin se bashku, e kisha shok banke, edhe udhen nga fshati Zabeli i Poshtëm, (ku banoja tek dajet e deri të shkolla e benim se bashku, duke diskutuar e lexuar në kembë), që edhe sot të shkojmë për në Prishtinë, ai me buzë në gaz ma ktheu, “të paqa o nipi, sot do të jemi këtu. E kemi për deytrë që atë frymë e jehonë Prishtine ta percjellim edhe në Gllogoc”. Ati mengjesi, derisa po bisdonim me Izetin në rrugicën para shtepisë së dajës tim, m’u duk vetja më i burrëruar, dhe pasi u pajtuam, u nisem për në Drenas. Edhe pse menduam se do të jemi në kohë, dhe rrugën prej 5 km e bëm më shumë në vrap, kur arritem tek shkolla e mesme, po degjoheshin brorhoritjet “Repulikë Kushtetutë ja me hater ja me luftë” dhe, posa arritem tek hekurudha, diku nga ora 10 e 30, kuptuam se sado që kishim nxituar, “gjenerata e artë” e vitit të dytë të shkollës së mesme, kishte arritur para nesh. Por, megjithatë, ATA: Rexhep e Enver Dugolli, Hanumshahe Zogaj, Drita Bajraktari, Shehrie Qorri, Xhezide Buzhala, Florie Muqaku, Elmie Plakiqi, Ymer e Fitim Gjoshi, Malsore Zogu dhe gjithë nxënesit tjerë te paraleleve që mabanin mësim në “Barakatë” në Qikatovë të Re, ishin organizuar aq mirë, sa që ishte e pa mundur që edhe me indiferentit të mos i bashkohej atyre brohoritjeve të zjarrta atdhedashurie.

Po përpiqeshim që të blejme kohë, deri sa të na bashkoheshin edhe grupi i nxenëseve të viteve të III-ta dhe IV-ta, të cilat sipas orarit, mësismin do të duhej ta fillonin nga ora 12. Filluam me marshimin nga Shkolla e Mesme dhe gjatë gjithë rrugës, përveç parullave tani më të përseritura edhe në demonstartat e Prishtinës, “Kosova Republikë” “Jemi shqiptarë nuk jemi jugosllavë” e te ngjajshme, brohorisnim edhe parullën ‘Duam QAMO-n Skenderbe”. Kordoni i milicisë, të cilët që me mengjes ishin në numër më shumë se sa ne që ishim në orën 10 e 30, na bëri të pa mundur të futemi në oborrin e shkollës dhe ne përseri u kthyem në drejtim të Komitetit Komunal për të shprehur kërkesat tona. Në rrugë e sipërë beheshim edhe më shumë edhe më të fortë.

Tek hekurudha jemi takuar me një kamion me targa maqedone, vozitësi i të cilit po tentonte të ndante në mes marshin e demonstrueseve dhe po provoknte me sirenen pa ndalur. Unë, kam mësyer të futem ne kabinë dhe me ndihmën edhe të 5-6 demonstrueseve tjerë ia kemi marrë revolën dhe e kemi hedhur kamionin e tij jashta rruge. Ky edhe ishte fillimi i një përleshjeje të ashpër në mes ne demonstrueseve, provokuesve, informatorëve dhe milicisë. Kur kemi arritur tek stacioni i autobusve, sjellja e regjimit ishte edhe më agresive, tani më milicisë lokale i kishin arritur edhe përforcime nga Serbia dhe Federta Jugosllave. Fatime Seniku, e cila mua dhe Izet Ibrahimit na ishte bashkuar që nga Korrotica e Poshtëme, pa ndërpre çdo hedhje gazi të milicisë, iu përgjigjej me hedhje guresh. Ajo ishte më aktivja në këtë drejtim. Kur kemi arritur tek e vetmja pikë e karburanti që ishte atëherë në Drenas, ka eskaluar situata, dhe edhe ne të tjerët kemi filluar që dhunës t’i përgjigjemi me gurë dhe gjësende tjera. Përkrahë milicisë, kishin shtuar edhe shumë informatorë regjimi, me “shirita të kuq” të cilët përpiqeshin të na shpërndanin dhe thenin uniteitn që ishte krijuar në mesin e demonstruesve. E ne si përgjigjie ndaj tyre filluam me brohoritjet: “Jemi shqiptarë nuk jemi jugosllavë”, Poshtë Tita”, Poshtë Serbia”, “Rroftë Kosova Republikë” e të ngjajshme. Njëri nga demonstruesit, ka hyrë me forcë në pikën e karburanit, nga ku ka marrë fotografinë e Titos dhe e ka përplasur përtokë. Më këtë rast pothuaj se të gjithë demonstruesit kanë shkelur mbi fëtyrën e tij të përplasur mbi tokë. Kjo skenë më përngjante shumë me skenat e filmit “poshtë perandori”!  Ky veprim i yni, i ka nerovzuar tej mase “informatorët” dhe milicinë, dhe tani më brutaliteti kishte arritur kulmin. Njera nga demonstrueset (të cilës nuk kam leje t’ia përmed emrin) e ka goditur mu në ballë komandirin e  milicisë, i cili aso kohe, jo vetem që ishte sjellur në mënyrën më brutale ndaj demonstruesve, por ai së bashku me Sekretarin e Sekretariatit të Punëve të Brendshme ishin më të “sukseshmit” për sa i përket torturimit të demonstruesve dhe numrit të të arrestuarve. Kështu që në proporcion me numrin e banorëve, Drenasi në fund të prillit 1981 kishte numrin më të madh të të arrestureve dhe diferencuarëve në nivel të Kosovës. Vlen të theksohet, se i njejëti komandir milicie, në vitet e 90, kishte arritur majet e Qeverisë Bukoshi.

Pas kësaj përleshje, kemi shkuar në oborrin e komunës, ku kemi kërkuar që të na drejtohet dikush nga kumunarët, ku filluam të brohorasim edhe praullën “Lironi shokët”, por ata përveç përmes infromatorëve dhe milicisë, ndryshe nuk mund t’i shihje në rrugë, ata ishin strukur në birucat e tyre pushtetare dhe po përgatitnin goditjen e radhës për demonstruesit. Kemi vazhduar nga rruga “Ferronikeli” dhe tek “Depoja e Drithrave” , prap jemi ndeshur me konvojin e milicisë speciale, tani më marrshimi dhe reagimi yne ishin edhe më te fuqishëm, sepse na ishin bashkuar edhe ndërrimi i pasditës. Në përleshje e sipër demonstruesit kanë arritur t’i çarmatosin disa nga milicët e njësisë speciale dhe disa nga automaitkët e tyre, tani më ishin ne duarët tona, por në të njejtën kohë ishin edhe të plagosurit e parë nga ana e jonë. Ai që pësoi më se rendi në këtë perleshje ishte Bahtiar Osmani nga Zabeli i Poshtëm. Ai ishte plagosur më se rendi dhe ne, po kërkonim rrugë dhe mundësi për ta shpëtuar. Nuk kishim besim, aso kohe që ta dergojmë në Qenedren Shendetsore në Drenas dhe për mes rrugëve ilegale është derguar për sherim në Mitrovicë. Pas kësaj, përleshja jonë me milicinë, ishte fyt per fyti, nuk lam gurë hekurudhe pa hedhur mbi ta, por filluan edhe shkembime armesh zjarri.

Pas një perleshje të përgjakëshme, jemi detyruar të kthehemi tek Shkolla e Mesme, dhe në kthim e sipër po ndodhte mrekullia, edhe përkundër asaj që milicë e informatroë të shumtë po na gjuanin e shantazhonin, rreshti i ynë  po shtohej, me ne po brohorasin punëtorë, zejtare, bujq, studente e profesorë. Ne jo vetëm që nuk po dorezoheshim, por po beheshim edhe më të forte edhe më këmbëngulës. Kur kemi arritur tek shkolla e mesme, pasi që kemi thyer deren, e cia ishte mbyllur një ditë më parë, Shefqet Ibrahimi dhe Skender Ahmeti kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerrur nga bodrumi bustin e Skenderbeut, të cilin pushteti e kishte hedhur vite më parë, dhe e kanë vendosur në vend të atij të Titos. Shefsheti thoshte; “…nxënesit po e kerkojnë dhe nuk banë me prek ma, …”. Pasi konsideronim se kemi arritur ta rikthenim Skenderbeun, dhe permbysim Titon, kemi vazhdura marshimin deri tek stacioni i autobuseve dhe meqë po afrohej mbremja u pajtuam që të shperndahemi për t’u takuar të nesermen, që nga ora 8.

Arrestimet ishin intensifikuar gjatë mbremjes së 2 Prillit. Të nesemen me 3 Prill ishin arrestuar pothauj se shumica e demostruesve, ndërsa të gjitha rrugët që shpinin në Drenas ishin bllokuar nga forca të mëdha të milicis se përzier. Në sheshin para stacionit të autobuseve, të cilin që nga data 2 prilli, e quanim sheshi i demonstratave arritem të futem vetme një grup i vogël shokësh. Posa filluam të brohorasim’ “ejani të mblidhemi këtu, këtu…” , njësitë e shumta të milicisë intervenuan, disa u prangosën, te tjerët u futëm me dhunë ne atobus, të cilet komiteti komunal i kishte urdhuruar që nën përcjelljen e milicisë të shpërndanin demonstruesit. Aty kuptuam për shpalljen e gjendjës së jashtëzakonshme dhe se organizimet dhe aktivitetet në frymen e asaj Pravere Shqiptare do të jenë shumë të vështria…