Kulturë\Letërsi

Mehmet Bislimi: Klasë e dështuar (Poezi)

Klasë e dështuar

mirë

ta zëmë se ata do të përmirësohen

dhe

injoranca do të zhduket ngadalë

po bota

me se do merret më pastaj

politika ditore si do t’ia dalë
sajesa u bë ligj

shpifja nuk u ndal
me Kosovën eksperimentuan gjatë
të dalë ku të dalë

halle sa një mal

Robërit

ata

kanë përvetësuar rolin

e të qenit rob

kanë bërë përvojë

ata

nuk janë më amatorë

presin që lirinë
tua sjellin
si lule në dorë

Mitrovicë

mat e ç’mat

ndaj e bashko

ajo aty mbeti

mbi Ibrin e lashtë

as e ndanë

as e bashkuan

dikujt duhet t’ia shalojmë

pse nuk mbytemi të gjithë në lumë

përderisa Ibrin dot se kalojmë
Mitrovicë


07-07-2021

Postimet e fundit !