Tjera

Zbulohet pllaka përkujtimore në Jabllanicë (Njoftim)

Ftesë:

Me rastin e 100 vjetorit të masakrës së Jabllanicës ( të vitit 1921) do të mbahet tubim përkujtimor në nderim të të rënëve të asaj dite. Tubimi do të mbahet më dt 10 korrik 2021 (e shtune) duke filluar në ora 11:00, me ç’rast do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në kujtim dhe nderim 64 të rënëve në atë masakër. Jabllanica ka një histori të gjatë në luftën dhe sakrificën për liri, lavdi gjithë të rënëve ndër breza! Lavdi!