Kulturë\Letërsi

Makfire Canolli: Jam Jugu i Shqipërisë (Poezi)

JAM JUGU I SHQIPERIS

Mos më quani vetëm Çamëri

se jam bija e nënës Shqipëri,

jam motër e Preshevës,

Bujanocit e Medvegjës,

Plavës, Gucisë, e Tetovës,

Mitrovicës e tanë Kosovës!

Më dhem zemra e më djeg shpirti

më djeg malli e më përvëlon,

kur Shqipëria e Kosova

pavarsinë po e festojnë.

Mitrovica pa veri,

Plava e Tetova pa liri,

Presheva e Çamëria në robri,

e ju moj shqiptari,

këtë e quani ju pavarsi?!

Thirrni mëndjes e mendoni

njëri tjetrin ta afroni,

mjaft më me përçarje

vrasje, ironi edhe ndarje.

Jeni ndarë si mos më keq

sikur të ishit bukë me kuleq,

keni krijuar njëqind parti

e shtepijën pa çati!

Disa të tjerë bêjnë be e rrfe

ne jemi të lidhur vetëm për fe,

ca krishterë e ca muhamedan

në dorë t’huajve atdheun e keni lën!

Në shumë vende të shpërndarë

disa masakruar e disa të vrarë,

shumë të tjerë i mori gurbeti

vaj vatani e mjer mileti!

Qaj si fëmi mot pas moti

si nuk është gjallë Kastrioti,

t’ja thyej qafën shkaut e grekut

t’ja kthej nderin mëmëdheut,

ta luftonte padrejtësinë

që po bëhet me nënë Shqipërinë!

Prap po vjen i bekuar nëntori

zemra sa s’më del nga krahrori,

do të festohet pavarsia

pa mua e motrat e mija!

Nuk dua të jem mysafir

duarkryq e të bëj sehir,

dua të jem aty prore

në valle dore për dore.

Nëse jeni bijtë e shqipese

stërnipat e Skënderbeut,

bashkohuni rreth Flamurit

e lidheni besën e burrit,

mjaft më lat në dorë të huaj

për liri sa shumë po vuaj.

Kur t’bashkohem me motrat e mija

do t’ju them: Me fat Pavarsia!

E ta dijë gjithë bota mbarë

edhe unë jam nga trolli shqiptar!

Mos më jepni veq premtime

kërkoj ato t’i ktheni në veprime,

mos më quani vetëm Çamërise

jam jugu i Nënës Shqipëri!

#poezi#nga#Makfire#Canolli

Postimet e fundit !