Lëvizja\UÇK

Luan Veliu: Vizitohet Shtëpia në Sërmnovë (Gostivar), të cilën Shoqëria “Lëvizja” e ka emëruar “Kulla Naser Veliu”

Vizitohet Shtëpia në Sërmnovë, të cilën Shoqëria “Lëvizja” e ka emëruar “Kulla Naser Veliu”

Tifozët e Gostivarit, “Kastriotët”, nikoqirë të Tifozëve “Kuq e zi” të Kombëtares shqiptare, në protokollin e vizitës dy ditore kishin paraparë edhe vizitën në Sërmnovë, respektivisht te shtëpia, që Shoqëria “Lëvizja” e ka emruar: “Kulla Muze e Naser Veliut”. Në Sërmnovë i priti i riu Nevri Seferi-Disha, i cili i drejtoi drejt Kullës, Tifozët Kuq e zi të Kombëtares së Shqipërisë, të mbledhur bashkë edhe me tifozët e qyteteve nga e gjithë hapësira shqipfolëse si: – “Sokolat”- Dibër, “Kuqezit e Jakovës”- Gjakovë, “Intelektualët” – Gjilan, “Tigrat Verdhë e Blu”- Elbasan dhe “Kastriotët” – Gostivar! Në Kullë, mbi 50 tifozë u pritën nga Luan Veliu – Liridoni, Mehdi Mehmedi – Partizani dhe Nazif Ademi – Ceni, të cilët i njoftuan të pranishmit mbi aktivitetet e Dëshmorëve dhe Shtëpinë e përzgjedhur si kullë e mbledhjeve për aktivitete ilegale dhe si kullë e vendimeve të mëdha! Të pranishmit, duke falënderuar për pritjen dhe referimet mbi aktivitetet ilegale, u ndan të kënaqur, duke premtuar se vizitat do të përsëriten edhe në vazhdimësi! Sërmnovë, 18.12.2021.