Botë

Malejzi: Janë me mijëra njerëz të bllokuar nga përmbytjet. Ka edhe viktima

Prej ditësh Malajzia është përfshirë nga përmbytjet. Më shumë se 30 000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ekipet e shpëtimi po punojnë për të shpëtuar qytetarët e bllokuar, pasi shirat e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në shumë zona.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 11 000 të tjerë janë të izoluar gjatë fundjavës nga përmbytjet.