Histori

Lasgush Poradeci për Atdhetarin si ai – Themistokli Gërmenjin

“Themistokli Gërmenji hapi gjoksin dhe me trupin drejt e sypatrembur e priti

breshërinë e plumbave burrërisht dhe si shqiptar i vërtetë”.

Koloneli Ogyst Mortje:

“Togu i ushtrisë franceze merrte shenjë pushkatimi!

Nuk dua të m’ì lidhni sytë, ua tha pa pikë frikësimi.

E për dëshirë të fundit donte t’i lexohej një letër!

Një letër, çuditej oficeri i togut francez!

Ushtarët prisnin urdhër.

Themistokli Gërmenji kish thënë fjalët e fundit:

“Edhe pse u dënova me vdekje, po vdes i pafajshëm dhe jam i bindur se vdekja ime do t’i shërbejë Shqipërisë, por më vjen keq se po vdes nga plumbat e francezëve me të cilët lidha besë për t’ì shërbyer çështjes shqiptare.

Por s’ka gjë!

Kjo dhembkë do të jetë e ëmbël,

duke ditur se po vdes në luftë për lirinë e atdheut tim, Shqipërisë sime të dashur.

Po vdes i lumtur dhe i kënaqur se e kam ndërgjegjen të pastër dhe shpirtin e qetë në përmbushjen e detyrave kundrejt Shqipërisë.

Lutja e fundit që u drejtoj francezëve është të mos e rrëzojnë flamurin kombëtar shqiptar, të cilin e kam ngritur në Korçë, dhe të mos bëhen shkak e të mos prishet kjo copë Shqipëri.

LAVDI Themilstokli Gërmenjit!